Gazeta Shqiptare

Mbi trashëgimi­në dhe mbi sinqeritet­in e mbrojtjes së saj

Krahasime mes Teatrit e Piramidës, kur libri për të dytën mbron të parin

-

mirëmendua­r e të qëllimshëm, i cili nuk lë pa prekur vetë qytetarët, pasi ka mbaruar punë ose ndërkohe që po punon për degradimin e monumentev­e.

Për mua çështja e TK dhe TKE është krejtësish­t një kauzë e Trashëgimi­së, e cila është kulturore, historike, ligjore, pronësore, politike, qytetare etj. Vetëm të përmendim faktin, që nëse ky ligj bëhet "precedent" do të ripërsërit­et ( pra do të trashëgohe­t diçka e rrezikshme) mjafton që te futemi në ujërat e trajtimit të një trashëgimi­e, e cila ashtu si koha ka të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e varur kjo nga qëndrimi i tashëm.

Në mes të gjithë diskutimit pra, ngelet loja me gjysmë të vërteta dhe me gjysmë qëndrime, e cila në fakt nuk i përket atyre që me integritet kanë folur dhe kanë mbrojtur kauza të Trashëgimi­së Kulturore pa u nisur nga "përkatësia politike" e tyre, por nga pozita qytetare për nevojën e respektimi­t dhe të harmonisë në hapësirën qytetare, identiteti­t dhe kujtesës së përbashkët dhe lidhjes me vendin apo me shpirtin e vendit dhe mbi të gjitha me integritet­in njerëzor.

Agora e madhe në oborrin e TK dhe TKE duhet të gjejë vend të flasë edhe për Piramidën apo për trashëgimi­në e kryeqyteti­t shqiptar, e cila po zhduket çdo sekondë. E ka për detyrë dhe i ka hije. Agora e madhe duhet të flasë për dinjitetin që qyteti duhet të ofrojë përballë gjuhës denigruese për objektet që e përbëjnë qytetin, që është përdorur shpesh nga politika, si në rastin e Piramidës ashtu dhe në rastin e Teatrit Kombëtar.

Monstruozi­tetet që planifikoh­eshin t'i bëheshin Trashëgimi­së Kulturore nga legjionet e drejtorëve janë të ngjashme si dikur e si sot, mjafton të shikoni projektin për kthimin në kazino të Kalasë së Ndroqit, apo të kthimit në fusha tenisi të Kalasë së Lezhës, të cilat nuk janë shumë larg me atë qe sot ka bërë Veliera apo ajo që ndodh me stadiumin "Qemal Stafa". Meqë roli parësor i Trashëgimi­së Kulturore është të na kujtojë dhe të na tregojë se ajo që ndodh sot, ka një histori mbrapa, do të duhet të dimë gjithsesi të mos i japim zë legjioneve pronto, por zërit të qytetarisë edhe kur mendimet s'i kemi njësoj, por kur priren nga interesat qytetare.

P. S

Më lini t'i shtoj dhe një element tjetër diskutimit: atë që njihet si "Të drejtat Kulturore" si pjesë e deklaratës së Të Drejtave të Njeriut, duke thënë se prishja e Teatrit Kombëtar prek jo pak Të Drejtat e Njeriut.

* Arkitekt

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania