Gazeta Shqiptare

"ARTI I KATASTROFË­S"

Luljeta Lleshanaku: Pasojat e pandemisë në kulturë, afatgjata Një poete për politikat kulturore e boshin kulturor në pandemi

-

ngjarje për të prodhuar ide mbi të. Sepse ky është qëllimi i artit, idetë, ai nuk ka për qëllim të jetë vetëm deskriptiv".

Duke vlerësuar situatat e kësisojta si një brerore që po aq sa ushtron presion edhe shërben si shtrat e nxitje letrare, poetja, vëren edhe qasjen e përkorë që mveshi audiencat e njerëzit e letrave në Karantinë.

"Ne pandemi, poetet u ngritën sipër egos vetjake. Postuan poetë e shkrimtarë shumë të mirë dhe arritën në atë mision të artit që është komunikimi. Kam lexuar autorë që kisha kohë pa i lexuar dhe kam parë të postohen poezi e prozë shumë e mirë", tha ajo.

E pyetur mbi politikat kulturore që do të ishin urgjente për Shqipërinë pas një sezoni artistik të djegur e një tjetri që mbetet në dilemë, ajo i vë rëndësi prodhimit para promovimit.

"Është e domosdoshm­e të investohet në prodhimin e kulturës. Të gjenden grante e rezidenca për artistët që të arrijnë të krijojnë shkëputjen e të merren me art. Promovimi është i rëndësishë­m pasi të jetë krijuar, e për të krijuar e prodhuar duhen kushtet për artistët", vërën Lleshanaku.

Me qasjen për kulturën si luks, e për artistët si bizhu, dëmi që i bëhet shoqërisë në terma afatgjatë është tejet i madh. Kultura është kultivim i mendjes e një mendje e pakultivua­r ndjell katastrofa.

"Ministrja gjermane e Kulturës kur njoftoi për grantin që iu dha artistëve e organizata­ve ju tha se artistët janë të domosdoshë­m e vitalë për këtë situatë. Ne vetë, gjatë kësaj kohe të vështirë, ngushëllim­in e kemi gjetur te arti e letërsia. Sepse kemi në një anë vdekjen e në një anë mbijetesën, është pra një situatë e vështirë".

Lleshanaku është një prej poeteve më në zë në vend, me botime të shumta në gjuhë të huaja dhe me çmime që e veçojnë në Perëndim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania