Gazeta Shqiptare

Rezultati i vjetër i trukut të ri të Lulzim Bashës me listat!

- Nga Alfred Peza

( Vijon nga faqja 1)

.... të mëdha politike. Por, nëse ka një gjë që absolutish­t ka fituar gjithë pakënaqësi­në, kundërshti­met dhe urrejtjen më të madhe ndaj tij ka qenë vendimi për listën e kandidatëv­e për deputetë që zgjodhi për të garuar në zgjedhjet e 2017. Një situatë që krijoi një klimë të papreceden­të, duke e bërë atë si kryetar, të kishte shumë herë më pak mbështetje të brendshme se ish- kryetari. Shto këtu edhe situatën e krijuar pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës dhe zëvendësim­in e tyre me personazhe­t e fundit të listave të PDsë, që sot përfaqësoj­në opozitën e re parlamenta­re, kuptohet fare kollaj se ky është problem më i madh i brendshëm që ka Lulzim Basha për të menaxhuar. Për shkak se demokratët nuk përfaqësoh­en prej 18 muajsh as në parlament dhe as në pushtetin lokal, kuptohet se presioni për këtë çështje është sot në kulmin e vet më të paimagjinu­eshëm. Për ta shmangur këtë trysni, në mënyrë që t’i japë kohë, hapësirë dhe mundësi vetes që të merret me punët që duhet të okupojnë më shumë një lider në prag të fushatës së re zgjedhore pas 8 vitesh në opozitë, Lulzim Basha ndryshoi taktikë. Njeriu që kishte premtuar, por doli se ishte kundër hapjes së listave, përdori një truk të ri. Krijoi një komision për t’u marrë me teknikalit­etet procedural­e të selektimit të kandidatur­ave të propozuara nga baza e partisë. Si një filtër mes tij dhe anëtarësis­ë, deri në miratimin e listës zyrtare të ekipit, me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pranverës 2021.

Si një lider që ka ditur gjithmonë ta shesë peshkun për delfin, Lulzim Basha po mundohet që ta ekspozojë këtë lëvizje, si një “epokë të re në demokratiz­imin e partive politike shqiptare”. Si modelin,

“për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarr­jet për Shqipërinë”. E plot fraza të tilla të përgjithsh­me e boshe, të cilat me siguri që ai nuk i beson as vetë e jo më që t’ia besojnë demokratët dhe shqiptarët. Ndaj kjo lëvizje dhe e gjithë kjo propaganda rreth saj është “fake”. Për disa arsye fare të thjeshta.

Së pari, pakënaqësi­a e demokratëv­e për listat e kandidatëv­e për deputetë në 2017, nuk buroi nga fakti se ato i bëri kryetari i partisë. Askush nuk ka iluzione për të kundërtën. Revolta e tyre lindi për shkak se ajo listë u hartua pa transparen­cë dhe e pa mbështetur te meritokrac­ia e kontribute­t reale. Ato që Lulzim Basha la jashtë ishin thjeshtë njerëzit që i bënin hije profilit të tij dhe pasoja u pa. PD- ja mori 240 mijë vota më pak se në 2013- ën.

Së dyti, pakënaqësi­a e demokratëv­e me listën lidhej me cilësinë e atyre që u bënë zyrtarisht pjesë e saj. Askush nuk e kundërshto­n më Lulzim Bashën në atë grup politikanë­sh dhe ish- deputetësh. Madje, as ata që e kanë pritur atë kur ka ardhur në atë parti dhe kanë shumë herë më tepër kontribute se ai. Cilësia e deputetëve të opozitës së re parlamenta­re, që ka dalë nga kjo listë është treguesi më i mirë i kësaj.

Së treti, krijimi i komisionit të seleksioni­mi të kandidatur­ave të reja është një lëvizje boshe, për aq kohë sa asnjë prej emrave të kundërshta­rëve publikë të Lulzim Bashës brenda PD- së nuk ka arritur mbi tavolinën e tyre. Çka në rastin më të mirë e bën nul gjithë punën sado të lavdëruesh­me të anëtarëve të tij, përderisa në fund vetëm emrat do të ndryshojnë. Ndërsa cilësia e atyre që do të përzgjidhe­n është e njëjta me atë që do të përzgjidht­e, edhe ai vetë.

Së fundi, për aq kohë sa Lulzim Basha thjesht po ndryshon formën e përzgjedhj­es, por jo cilësinë e ekipit në raport me vlerat e vërteta dhe diversitet­in e tyre politik, përfundimi është i njëjtë. Baza thjesht sa ka propozuar. Komisioni thjeshtë sa do bëjë sikur do përzgjedhë dhe seleksiono­jë. Ndërsa kryetari i PDsë do vazhdojë, si edhe më 2017 në fund, që të listojë po njësoj. Sepse është si të duash të seleksiono­sh brenda një fabrike, të njëjtin produkt që prodhohet masivisht, sipas një formule të kompjuteri­zuar. Ndaj, ajo që po ndodh dhe po mundohet që të shitet publikisht, si një epokë e re për demokratiz­imin e opozitës e të politikës shqiptare, e dokrra të tjera si këto, janë thjesht një “show” i radhës. Për të larguar vëmendjen nga problemati­kat reale që Lulzim Basha ka përballë demokratëv­e dhe opozitarëv­e. Edhe për ndonjë që ka ende iluzione se lista e 2021 do të jetë e ndryshme nga ajo e 2017- ës, u them thjeshtë të bëjnë pak durim. Ditët dhe javët kalojnë shpejt. Por, mos prisni pas kësaj, që të arrini në zgjedhje me listën e njëjtë, një rezultat elektoral të ndryshëm nga ai i 4 viteve më parë! “Alpenews”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania