Gazeta Shqiptare

PRINDERIMI Këshilla për të qenë PRINDËR MË TË MIRË

-

Prindërimi ka qenë dhe do të mbetet një nga rolet më të vështira në jetë. Gjithkush mund të jetë një profesioni­st shumë i zoti në një fushë të caktuar, por kjo nuk do të thotë domosdoshm­ërisht së është po kaq i zoti edhe si prind. Të gjithë edhe kur bëjnë biseda fare të thjeshta me kolegë apo miq, edhe kur janë ulur në një bar, mund të flasin për tema të ndryshme, por fëmijët janë padiskutim qendra e gjithçkaje për ata që janë bërë prindër apo që presin të bëhen të tillë. Dhe në shumicën e rasteve ndajnë me njëritjetr­in eksperienc­at e tyre të cilat vlejnë jo pak. Tek fëmijëria duhet investuar më shumë se në çdo etapë tjetër pasi është pikërisht kjo fazë e jetës ku formohet edhe personalit­eti. Ky do të jetë edhe faktori kryesor që do të bëjë të mundur jo vetëm një individ të maturuar, por do të sigurojë edhe një marrëdhëni­e të shëndetshm­e prind- fëmijë, e cila do t'i shoqërojë përgjatë gjithë jetës. Në të tilla etapa është fat të kesh dikë më të cilin mund të ndash mendimet, opinionet, po pse jo edhe të marrësh këshilla. Psikologu është një nga ata profesioni­stë, i cili ndihmon dhe mund të të vijë në ndihmë, duke bërë që t'u japësh fund shumë dilemave apo edhe paqartësiv­e e shqetësime­ve të kota herë pas here. Një nga psikologet më të famshme, e cila ka luftuar fort për fëmijët është Francoise Dolto. Sipas saj "cilido që i kushton vëmendje përgjigjes së fëmijëve, ka shpirt revolucion­ar". Ajo ka bërë një sërë artikujsh, të cilët i kanë ardhur në ndihmë dhe kanë marrë vëmendjen e prindërve të asaj kohe, por me mendimet e saj duhet thënë se ka tronditur jo pak mbarë opinionin publik, i cili i dëgjonte për herë të parë të tilla ide. Duke kapur disa tema të rëndësishm­e e duke dhënë disa shpjegime alla Francoise Dolto mendoj se do ju shërbejë sadopak atyre që janë kuriozë dhe pse jo atyre që janë duke luftuar për të qenë prindër shembullor.

DHUNA PA FJALË

Kur nëna i jep fëmijës gji ose biberon me qumësht dhe këtë moment e shoqëron me puthje dhe përkëdhelj­e atëherë ajo ushtron mbi të një lloj dhune. Kur fëmijës i prish et qetësia në ato çaste kur ndien kënaqësi dhe përmbush nevojat primare për gjumë apo ushqim atëherë këta fëmijë kthehen "në gojë kafshuese". Këta fëmijë kanë prirjen t'i kafshojnë fëmijët e tjerë dhe të sillen keq me ta. Një tjetër problem këtu shihet edhe lënia vetëm e tyre në një dhomë larg prindërve. Dolto nuk bie fare da- kord me këtë gjë, ajo mendon se është më mirë që foshnja të bëhet pjesë e të gjithëve në familje, edhe kur fle.

ZBULIMI I TRUPIT TË LIRË

Fëmijës i pëlqen të rrijë lakuriq dhe kjo është mëse e natyrshme. Nënat shpesh shqetësohe­n dhe kanë frikë se mos ata masturbohe­n. Kjo është e kotë pasi ai bën zbulimin e organeve gjenitale po njësoj siç ka zbuluar edhe gjuhën apo veshët. Nëse ai ju pyet atëherë është mirë të përgjigjen­i dhe ta stimuloni atë të shprehë mendimet e veta se ç'ka ndierë, ç'ka parë dhe çfarë ka marrë me mend.

PERIUDHA E VËSHTIRË E HEQJES SË GJIRIT DHE TË NGACMUARIT E ÇDO GJËJE

Në fëmijëri dallohen 2 periudha të vështira: Heqja e gjirit dhe periudha kur ai nuk lë gjë pa prekur. Kur këto kalohen mirë atëherë asgjë nuk është më e vështirë. Heqja e gjirit dhe si rrjedhim edhe largimi nga trupi i nënës dhe era e saj duhen shoqëruar me një fjalë dhe përkëdhelj­e për të kompensuar disi. Nëse kjo kalohet me sukses atëherë ai zhvillohet në drejtim të motorikës ( lëvizjes). Kjo ndodh përpara edukimit për jashtëqitj­en. Nëse një fëmijë në këtë kohë qortohet pse nuk është ende në gjendje ta kontrolloj­ë këtë proces ( jashtëqitj­en) atëherë prindërit duhet të kuptojnë se po gabojnë. Pasi ai nuk mund ti bëjë të dyja njëkohësis­ht, duhet ose të zhvillojë lëvizjen e duarve apo këmbëve ose të kontrolloj­ë urinimin. Pra kur lind një fëmijë prindërit duhet ta mbledhin mendjen se për 26 muaj do përdorin pelenat. Ndërsa problemi i të prekurit të çdo gjëje ka një tjetër shpjegim. Nëna duhet të kalojë kohë më fëmijën duke i shpjeguar atë që ndodh përreth shtëpisë. Atij duhet t'i lihet një hapësirë ( dhoma e tij ndoshta) ku ai mund të prekë çdo gjë, brenda disa kushteve të caktuara të cilat do i vendosnin në rrezik jetën. Sipas Dolto nëse veproni kështu atëherë duhet të rrini të qetë pasi fëmija juaj nuk do të jetë më i pabindur pas moshës 3- vjeçare. Këto janë disa koncepte të cilat kjo psikologe i ka shpjeguar në këtë formë, dikush mund të çuditet e dikush tjetër të mos bjerë fare dakord. Gjithsesi të gjithë duhet të reflektojm­ë e të marrim sa më shumë informacio­n për të kuptuar fëmijët tanë, të cilët janë përgjegjës­it kryesorë të asaj që do të vijë në familje dhe shoqëri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania