Atentat me armë zjarri në Dobraç, plagoset rëndë shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj dhe i ati
NGJARJA NË SHKODËR/ Policia: Autorët ishin me motor, i qëlluan në lëvizje Në makinë ndodhej edhe gruaja e efektivit, shpëtoi nga plumbat
Një atentat me armë zjarri ku mbetën të plagosur rëndë dy persona ka tronditur dje Shkodrën. Mësohet se shënjestër e këtij atentati ka qenë shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj.
Burime zyrtare nga policia dje bënë me dije se ngjarja ku mbeti i plagosur 37- vjeçari dhe babai i tij, Xhelal Hasanaj 74- vjeç, ka ndodhur rreth orës 12: 30 te Stacioni i Pompave, në Dobraç atje ku ndodhen "5 heronjtë e Vigut". Shefi Hasanaj bashkë me të atin, janë në gjendje të rëndë dhe për pasojë janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, ka shpëtuar mrekullisht e shoqja, Vjollca Hasanaj 28- vjeç. Deri më tani mësohet se autorët kanë qenë 2 persona, të cilët teksa ishin duke ecur me motor kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së policisë me targë AA 019 AJ , e cila ka marrë plumba nga ana e shoferit, në xhamin e parmë dhe pasmë të saj. Mësohet se shefi Hasanaj ka marrë tre plumba, dy në kokë dhe një në hundë. Mjekët kanë mundur t'i heqin plumbin nga hunda dhe njërin që kishte në kokë. Ndërsa një tjetër e ka ende brenda në kokë, dhe pse Hasanaj është i vetëdijshëm. Edhe babai i efektivit ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas hetuesve të çështjes, të dy, babë e bir ishin në makinën e policisë, pasi Mentor Hasanaj është shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, gjatë kohës kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj tyre. Pas ngjarjes së rëndë, policia është ngritur në këmbë pas dhe po kreh zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve të krimit. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që bëhet me dije se pista kryesore ku po hetohet është ajo e detyrës së 37vjeçarit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 11.10.2020, rreth orës 12: 30, në aksin rrugor Shkodër- Koplik, një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë Bashkiake Malësia e Madhe ku udhëtonin shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe. Si pasojë janë plagosur shtetasit M. H, me detyrë Shefi i Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe dhe Xh. H., i ati i tij, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Shërbimet e policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe
PISTA E HETIMIT
Sipas hetuesve të çështjes, të dy, babë e bir ishin në makinën e policisë, pasi Mentor Hasanaj është shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, gjatë kohës kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj tyre. Pas ngjarjes së rëndë, policia është ngritur në këmbë dhe po kreh zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve të krimit. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që bëhet me dije se pista kryesore ku po hetohet është ajo e detyrës së 37- vjeçarit.
kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po kontrollohet zona ku dyshohet se ka lëvizur autori.
Në ndihmë të policisë vendore kanë shkuar edhe
forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin
e prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t'i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
ATENTATORËT
Deri më tani mësohet se autorët kanë qenë 2 persona, të cilët teksa ishin duke ecur me motor kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së policisë me targë ' AA 019 AJ', e cila ka marrë plumba nga ana e shoferit, në xhamin e parmë dhe pasmë të saj. Mësohet se shefi Hasanaj ka marrë tre plumba, dy në kokë dhe një në hundë. Mjekët kanë mundur t'i heqin plumbin nga hunda dhe njërin që kishte në kokë. Ndërsa një tjetër e ka ende brenda në kokë, dhe pse Hasanaj është i vetëdijshëm. Edhe babai i efektivit ndodhet në gjendje të rëndë.