FMN ul parashikimin për 2020 dhe rritjen e 2021 për Shqipërinë, e treta më negativja pas Kroacisë dhe Malit të Zi
bizneseve të vogla dhe të mëdha të pyetura është respektivisht 44% me 56%;
Pothuajse 10% e këtyre bizneseve e kanë pezulluar përkohësisht NIPT- in;
Rreth 60% e bizneseve kanë bërë në 2020- ën vetëm 010% të xhiros së 2019- ës;
49% kanë humbur deri në 20.000 euro, 21% mbi 100.000 euro, 16% kanë humbur 20.000- 50.000 euro dhe 14% kanë humbur 50.000- 100.000 euro këtë vit. Numri total i të punësuarve në 2019- ën nga bizneset e pyetura ka qenë 284 punonjës, kurse të njëjtat biznese kanë mbajtur në punë në 2020- ën vetëm 131 punonjës ose 54% më pak.
Grupi i agjencive turistike apo bizneseve të vogla me nga 1 deri në 3 punonjës në 2019- ën ka qenë rreth 49%, kurse grupi i tur- operatorëve apo bizneseve të mëdha me 4- 35 punonjës ka qenë 51%. Në 2020- ën grupi i bizneseve të mëdha tkurret me 4- 13 punonjës, në vetëm 30%. Pra pothuajse gjysma e punonjësve janë larguar nga puna, kryesisht nga bizneset e mëdha. 86% e bizneseve nuk presin ndonjë aktivitet në periudhën e mbetur të 2020- ës. Pyetjes "Si e shikoni vitin 2021?", 74.5% e bizneseve iu përgjigj "E paqartë dhe e zymtë" dhe 21% shpresojnë që puna të rifillojë në pranverën e 2021shit. Pyetjes "Edhe sa kohë mendoni ta mbani biznesin pa falimentuar nëse nuk merrni ndihmë nga qeveria dhe pandemia vazhdon", 40.5% e të anketuarve iu përgjigj "deri në fund të 2020ës" dhe 33% shpreson "deri në mesin e 2021- shit".
Monitor. al
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në "Pasqyrën Ekonomike Globale" të tetorit ka publikuar parashikimin zyrtar për ecurinë ekonomike të Shqipërisë, që për vitin 2020 pritet të bjerë me - 7.5%, nga 5% në raportin e prillit. Ky vlerësim ishte publikuar më herët edhe nga misioni i FMN- së në Shqipëri, në një vizitë virtuale gjatë periudhës 17- 28 shtator 2020, për të zhvilluar diskutimet e Monitorimit të parë Pas Programit ( MPP). Tendenca për Shqipërinë është e ndryshme nga ajo globale, ku rënia, ndonëse e thellë, është më pak e fortë sesa ishte parashikuar në qershor, për shkak se rënia në shumë vende në tremujorin e dytë nuk rezultoi aq e ashpër sa pritej. Sipas raportit të fundit të FMN- së, tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi, me - 12%, e ndjekur nga Kroacia, me - 9%, dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (- 7.5% secila). Të tria shtetet bregdetare ( Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikohet të ketë një rënie prej - 2.5%. Maqedonia do të tkurret me - 5.4%, kurse Bosnja me - 6.5%. FMN pret që ekonomia shqiptare të rritet me 5% në vitin 2021, që është rishikuar në ulje në krahasim me raportin e prillit prej 8%. Në 2022, ekonomia do të zgjerohet me 3.4%. Inflacioni në vend pritet të jetë i ndrydhur, në 1.4% në vitin 2020, për t'u rritur lehtë në 1.7% në vitin 2021, dhe vetëm në 2022 do të shkojë në objektivin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Deficiti i llogarisë korente ( flukset e hyrjes dhe daljes së valutës) pritet të përkeqësohet ndjeshëm në - 11.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ( PBB), nga - 7.6% në 2019- ën, për të rënë në vitet në vijim. Një ngjitje e gjatë dhe e vështirë, por rënia është më pak e ashpër sesa pritej. FMN parashikon për ekonominë globale një recesion disi më pak të ashpër, edhe pse ende të thellë në vitin 2020, krahasuar me parashikimin e qershorit. Rishikimi ka ardhur nga rezultatet e PBB- së në tremujorin e dytë në ekonomitë e mëdha të përparuara, të cilat nuk ishin aq negative sa pritej në fillim; kthimi i Kinës në rritje, i cili ishte më i fortë se sa pritej; dhe shenjat e një rikuperimi më të shpejtë në tremujorin e tretë. Rezultatet do të ishin shumë më të dobëta po të mos ishin përgjigjet e konsiderueshme, të shpejta dhe të paprecedenta fiskale, monetare dhe rregullatore që ruajtën të ardhurat e disponueshme për familjet, mbështetën flukset e parave për firmat dhe suporti që u dha për kreditë. Kolektivisht këto veprime kanë parandaluar deri më tani një përsëritje të katastrofës financiare të 2008- 09, thotë FMN. Rritja globale është parashikuar në - 4.4 për qind në vitin 2020, një tkurrje më pak e ashpër sesa parashikohej në Pasqyrën Ekonomike Globale të Qershorit. Rishikimi pasqyron rezultate më të mira se ato të parashikuara të PBB- së në tremujorin e dytë, kryesisht në ekonomitë e përparuara, ku aktiviteti filloi të përmirësohej më shpejt sesa pritej, pasi bllokimet filluan të lehtësohen në maj dhe qershor, si dhe treguesit e një rikuperimi më të fortë në tremujorin e tretë. Rritja globale parashikohet në 5.2 për qind në 2021, pak më e ulët se në Azhurnimin e Qershorit 2020, duke reflektuar rënien më të moderuar të parashikuar për vitin 2020 dhe në përputhje me pritjet e distancës së vazhdueshme shoqërore. Pas tkurrjes në 2020 dhe rimëkëmbjes në 2021, niveli i PBB- së globale në 2021 pritet të jetë një nivel modest 0.6 për qind mbi atë të vitit 2019.