Gati për të transportuar gaz, Kim: TAP do të thotë siguri dhe pavarësi për Shqipërinë
Ambasadorja e SHBA: Shqipëria, pjesë integrale e arkitekturës rajonale të energjisë Nga kufiri greko- turk deri në terminalin pritës në Italinë e jugut
Ambasadorja ameri kane në Tiranë, Yuri Kim beson se gazsjellësi TAP është shumë i rëndësishëm në aspektin strategjik për Shqipërinë. Ambasadorja e SHBA- ve në Tiranë, Yuri Kim e konsideron një hap të rëndësishëm ndërtimin e gazsjellësit TAP, i cili pritet të fillojë operacionet tregtare në muajin nëntor të këtij viti. TAP do të sjellë gaz nga Deti Kaspik. Yuri Kim e vlerëson gazsjellësin TAP, i cili sipas saj do ta bëjë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. "TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo është strategjikisht e rëndësishme, pasi e bën Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhje = siguri = pavarësi", shkruan Kim në "Twitter". Diplomatja amerikane nënvizon se diversifikimi i energjisë është i barabartë me siguri dhe pavarësi. Pas gati katër vjet e gjysmë që nga fillimi i ndërtimit, gazsjellësi Trans Adriatik ka përfunduar në pjesën më të madhe. Tubacioni i TAP- it është injektuar me gaz natyror nga kufiri greko- turk deri në terminalin
VLERËSIMI
"TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo është strategjikisht e rëndësishme, pasi e bën Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhje = siguri = pavarësi", shkruan Kim në "Twitter".
pritës në Italinë e jugut. TAPi është aktualisht duke përfunduar përgatitjet për të filluar fazën operacionale dhe për t'i ofruar kapacitetet tregut në përputhje me OSTtë përkatëse. Pika ndërlidhëse midis tubacionit të TAP- it dhe sistemit të transportit të gazit natyror të Snam Rete Gas në Puglia ( Itali) pritet të përfundojë dhe të jetë gati për të transportuar gaz në mesin e nëntorit 2020. TAP do të transportojë gaz natyror nga
fusha gjigante e ' Shah Deniz II' në sektorin azerbajxhanas të Detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian ( TANAP) pranë kufirit turko- grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore. Sasia e parë e gazit do të mbërrijë në Evropë në vitin 2020. Gjurma e TAP- it mund të lehtësojë furnizimin me
gaz në një sërë vendesh të Evropës Juglindore. Pika e hyrjes së TAP- it në tokë në Itali ofron mundësi të mëtejshme për transportin e gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane. TAP- i promovon zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Gjithashtu, ai është një burim madhor i investimeve të huaja direkte.