"Shqipëria nuk është në luftë", Rama- Metës: Je thjesht komandant i LSI- së
"Presidenti mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, degradimin"
Kryeministri Edi Rama u përfshi sër ish dje në replika me presidentin Ilir Meta, të cilin e quajti "thjesht komandant i LSI- së", teksa i kujtoi se Shqipëria nuk është në luftë. Edi Rama përmendi se, sipas Kushtetutës, presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e kombit. Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj presidentit Ilir Meta, i cili tha se "Presidenti nuk është vetëm komandant i FA- ve, por është ushtar i parë i Republikës". Rama u shpreh se Meta është thjesht Komandant i LSI- së, ndërsa sipas Kushtetutës ai nuk komandon asgjë, por mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin apo degradimin. "Ilir, ti je thjesht Komandant i LSI- së, sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqeje Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin", - theksoi Rama. Presidenti ishte shumë i ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama teksa tha se "Ndërsa atij zotërisë ( Ramës) i them: përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegovi? kur e morën peng. Thuaji popullit tënd që ' jam peng' dhe vazhdo punën tënde. Sepse këtë popull e këtë komb nuk e merr askush peng në këtë qiell e mbi këtë tokë".
SENSIBILIZIMI
Kryeministri Edi Rama përdori dje fjalët e Kan
REAGIMI
"Ilir, ti je thjesht Komandant i LSI- së, sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqeje Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!" - shprehet z. Rama.
GRIDA DUMA
"Përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, sepse askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhtë fuqinë e tyre. Dhe siç Oriana Fallaci do të thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni me një injorant në krye", - shprehet ish- deputetja e PD- së.
celares së Gjermanisë, Angela Merkel, për të sensibilizuar shqiptarët për ruajtjen nga koronavirusi. Rama postoi në "Facebook" një video- mesazh të Merkel, e cila e shqetësuar shprehet se rastet e reja po rriten ndjeshëm. Sipas saj, sot pandemia po përhapet më shpejt se në muajt e fillimit. Sipër videos, Edi Rama shkruan: "Ju lutem, dëgjojeni kancelaren Angela Merkel". "Numri i infeksioneve të reja rritet me hapa të mëdhenj çdo ditë. Pandemia po përhapet me shpejtësi përsëri, më shpejt sesa në fillim, më shumë se në gjysmën e parë të vitit. Stina e verës relativisht e relaksuar ka mbaruar, tani
po përballemi me muaj të vështirë. Se si do jetë dimri, si do të jenë Krishtlindjet tona, do të vendoset në ditët dhe javët në vijim. Ne të gjithë do e vendosim këtë përmes veprimeve tona. Çdo ditë ka rëndësi tani", - shprehet kancelarja gjermane. Angela Merkel rendit në video edhe disa rregulla që duhet të zbatojë çdo qytetar, që kurba e infeksioneve të bjerë sërish. "Për këtë, personat e kontaktit të çdo personi të infektuar duhet të njoftohen, në mënyrë që të ndërpresin zinxhirin e infeksionit. Autoritetet shëndetësore po bëjnë gjëra të mëdha, por kur numri i njerëzve të infektuar është shumë i
lartë, ata nuk do të mund të vazhdojnë më. Pra, çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ulur numrat? Mund të bëjë shumë, thjesht secili prej nesh vazhdimisht të mbajë distancë minimale, të mbajë mbrojtjen e gojës dhe hundës, të ndjekë rregullat e higjienës. Nëse secili prej nesh zvogëlon ndjeshëm takimet e tij jashtë familjes, atëherë prirja e infeksioneve gjithmonë e më shumë mund të ndalet. Kjo është thirrja ime për ju sot: takoni sa më pak njerëz, qoftë jashtë apo në shtëpi. Përmbahuni nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm", - shprehet Angela Merkel.