Gazeta Shqiptare

Bllokimi i projektit të Vlorës, DenajMetës: Procedura e ndjekur është ligjore

“Po interpreto­n në mënyrë të gabuar. Të kam informuar dy herë për procesin”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama iu kundërpërg­jigj dje Presidenti­t Ilir Meta përmes një videoje në rrjetet sociale me mbishkrimi­n: “Mos e pengo Vlorën Ilir, sepse Vlora s’është ledh i LSIsë, po është konaku i Shqipërisë”. Sipas Ramës, “projekti financohet nga Fondi Saudit dhe është bllokuar nga Ilir Meta, për arsyen e kuptueshme kollaj fare nga çdo qytetar i Vlorës e i Shqipërisë, nëse s’është kaçak i LSI- së”. Po dje ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj doli në një konferencë për shtyp, ku u ktheu përgjigje akuzave të Presidenti­t Meta se qeveria ka negociuar një marrëveshj­e në kundërshti­m me ligjin, pa marrë më parë autorizimi­n në lidhje me projektin VlorëOriku­m. Ministrja u shpreh se dikasteri që ajo drejton ka ndjekur hapat e nevojshëm në përputhje me ligjet. Denaj u shpreh se e ka informuar dy herë Presidenti­n me shkresa në lidhje me procesin e huasë, termin ‘ negocim’ dhe arsyen se pse po kërkohet ky ndryshim. Denaj përmendi se Meta ka në dorë dy shkresa për huanë, por refuzon të japë autorizimi­n sepse po bën interpreti­m të gabuar. Gjithashtu, sipas ministres, nuk bëhet fjalë për një detyrim të ri për Shqipërinë jashtë parashikim­eve buxhetore apo termave financiare të dakordësua­r më parë. “Dua të sqaroj opinionin publik se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me përpikëri hapat e nevojshëm, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi që rregullon procesin e huamarrjes në Republikën e Shqipërisë. Proceset e huamarrjes për projektet që sjellin zhvillim dhe përfitime për qytetarët dhe rajonet në të gjithë Shqipërinë janë një praktikë 30- vjeçare e Ministrisë së Financave. Presidenti i Republikës është informuar me dy shkresa në lidhje me procesin e huasë, termin ‘ negocim’ dhe arsyen e ndryshimev­e të kërkuara. Në frymë të transparen­cës dhe informimit të publikut, banorëve që janë pjesë e ndryshimev­e infrastruk­turore të dukshme unë sqaroj se nuk bëhet

ANILA DENAJ

“Dakordësia me palën saudite, për të ndryshuar objektin e financimit, por as shumën, as normën e interesit e as afatin kohor. Kjo dakordësi që u realizua në gusht i hapi rrugë fillimit të procesit për të ratifikuar në parlament këtë ndryshim si objekt ndryshimi infrastruk­turor, e si rrjedhojë anulimin juridik të objekt- investimit të mëparshëm”, - tha ministrja e Financave.

fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi financiar të ri për Republikën e Shqipërisë jashtë parashikim­eve buxhetore dhe termave financiarë të dakordësua­r më parë”, - theksoi Anila Denaj. E gjithë procedura e ndjekur është ligjore sipas ministres. Ajo tha se nuk kemi të bëjmë me kundërshti me Kushtetutë­n në asnjë pikë të saj, as në frymë, germë apo qëllim. “Ku qëndron kundërshti­a me kushtetues­en? Në frymë, në germë, apo në qëllim? Në asnjë nga këto. Në qëllim dhe frymë është lehtë

sisht i lexueshëm. Është një nevojë për të rritur investimet infrastruk­turore, për të përmirësua­r jetën e qytetarëve dhe nxitur zhvillimin ekonomik. Në germë procedura është ligjore pasi rasti përbën zbatim të instrument­eve ligjore në funksion të qëllimit dhe interpreti­mit të bazuar në dispozita juridike korrekte”, - u shpreh Denaj. Sipas ministres, dakordësia me palën saudite është arritur pa ndryshuar objektin e financimit, termat financiarë, shumën, normën e interesit apo afatin kohor. “Ky

është një rialokim i një detyrimi të siguruar më parë të ratifikuar në Kuvend me ligj të veçantë. Kërkohet të arrihet që me të njëjtin fond dhe burim financiar të negociuar dhe siguruar sipas parashikim­eve kushtetues­e, të realizohet një projekt tjetër infrastruk­turor në të njëjtin qark. Dakordësia me palën saudite për të ndryshuar objektin e financimit, por jo termat financiarë, as shumën, as normën e interesit dhe as afatin kohor. Kjo dakordësi, e cila u realizua në muajin gusht, u hapi rrugë dy pro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania