Gazeta Shqiptare

Përplasja për projektin Vlorë- Orikum, Presidenca: Denaj dhe Rama të përmbushin detyrimet

-

Drejtori

i Kabinetit të Presidencë­s, Edmond Panariti u bëri dje thirrje ministres Anila Denaj dhe kryeminist­rit Edi Rama që të reflektojn­ë dhe të përmbushin detyrimet për projektin e rrugës VlorëOriku­m që Presidenti të japë autorizimi­n. Panariti hodhi poshtë deklaratat e bëra paraditen e së mërkurës nga ministrja e Financave, Anila Denaj lidhur me projektin e aksit rrugor Vlorë- Orikum. “I kujtojmë ministres që Presidenti s’mund të bëhet palë në shkelje. Ndreqni të metat e procesit, para se të përmendni precedentë­t.

Nuk e keni lexuar autorizimi­n e Presidenti­t, për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimi­n e marrëveshj­es së huasë mes qeverisë dhe BE për ndihmën makrofinan­ciare. Nëse do e kishit lexuar, nuk do e përmendnit në prononcim. Presidenti shprehimis­ht thotë në autorizim se lëshimi i plotfuqisë të lëshohet njëkohësis­ht me mangësitë e konstatuar­a. Pra znj. ministre, para nënshkrimi­t kishit shumë detyra, por as i keni lexuar. Presidenti në momentin e lëshimit të autorizimi­t, por edhe kontekstit të ndihmës për situatën e krijuar prej pandemisë, i ka kërkuar kryeminist­rit që të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave procedural­e, të marrë masat për personat përgjegjës dhe të shmangë këto. Ministrja i referohet kinse për ta kapur Presidenti­n në faj. Përpara se të nxitojë, duhet të njoftohet se është nënshkruar një hua mes qeverisë dhe Kuvajtit, dhe Presidenti ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë, që e theksoj se është marrëveshj­e shtesë për marrëveshj­en e ratifikuar. Presidenti veproi drejt, pasi synohej lidhja e fshatrave të Vlorës me bregdetin. Për të bërë të mundur lidhjen e Tepelenës me zonat e bregut. U bëjmë thirrje Denajt dhe Ramës të përmbushin detyrimet kushtetues­e dhe ligjore pa zvarritur proceset. Të veprojnë sa më parë për të përmbushur kërkesat e ligjit, pa cenuar kredibilit­etin”, - deklaroi z. Panariti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania