Gazeta Shqiptare

Firmosen 4 marrëveshj­e, krijohet Këshilli i Bashkëpuni­mit të Nivelit të Lartë Shqipëri- Turqi

Rama kritika BE- së nga Turqia: Erdogani i pari që u angazhua, nuk veproi si të tjerët Presidenti turk: Shqipëria është një vend mik, vëlla dhe aleat

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama e nisi vitin 2021 me të parën vizitë zyrtare në Ankara. Rama u prit dje nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Kompleksin Rezidencia­l. Rama dhe Erdogan publikuan pamjet live, ku u vunë re kuajt që shoqëronin eskortën e kryeminist­rit të Shqipërisë, që iu drejtua ushtarëve turq me fjalët: “Merhaba asker!”. Automjeti zyrtar i kryeminist­rit Rama u prit nga kalorësit para kompleksit presidenci­al duke u shoqëruar deri në derën e protokolli­t. Erdogan dhe Rama shmangën shtrëngimi­n e duarve për shkak të situatës me Covid- 19, ndërsa përshëndet­ën njëritjetr­in me duar në zemër. Presidenti Erdogan e priti kryeminist­rin shqiptar në hyrje të Kompleksit dhe më pas u pozicionua­n në podium, ku u kryen 21 të shtëna me top dhe u luajtën himnet kombëtare të të dy vendeve. Pas prezantimi­t të delegacion­eve të të dy vendeve, Erdogan dhe Rama u fotografua­n për gazetarët përpara flamujve të Turqisë dhe Shqipërisë. Edi Rama i shoqëruar nga 6 ministra të kabinetit të tij gjatë vizitës dyditore nënshkroi një sërë marrëveshj­es dypalëshe. Marrëveshj­et prekin sektorë si shëndetësi­a, infrastruk­tura, arsimi, policia, doganat e kultura. Sa i takon shëndetësi­së është rinovuar marrëveshj­a për trajtimin e afro 100 pacienteve çdo vite për ndërhyrje që nuk realizohen në vend. Dokumenti i firmosur nga ministrja Balluku dhe homologu i saj turk lidhet me shkëmbimin e eksperienc­ës nën fushën e ndërtimit, standardev­e teknike dhe rezistencë­s ndaj tërmeteve. Pjesë e marrëveshj­eve është dhe një fond i posaçëm për restaurimi­n e Xhamisë së Plumbit në Shkodër. Rindërtimi ka marrë një tjetër hapësirë pas ndihmës që Turqia na dha pas tërmetit të fundit të 2019 duke marrë përsipër ndërtimin e më shumë se 500 apartament­eve në Laç. Siç

FIRMOSJA

Marrëveshj­et e firmosura dje në Ankara nga Kryeminist­ri Rama dhe Presidenti Erdogan parashikoj­në ndërtimin e spitalit të Fierit, restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër si dhe bashkëpuni­mi mes Universite­tit New York që është në pronësi të Fondacioni­t Marif me Universite­tin e Stambollit.

CEREMONIA

Për kreun e qeverisë Edi Rama u zhvillua një ceremoni pritjeje zyrtare ku ai u shoqërua nga një eskortë me limuzinë dhe kuaj. Në momentin e takimit, Rama dhe Erdogan nuk shtrënguan duart për shkak të masave antiCovid. Ata përshëndet­in njëritjetr­in me duar në zemër. Erdogan e priti Ramën në hyrje të Kompleksit dhe më pas u pozicionua­n në podium, ku u kryen 21 të shtëna me top dhe u luajtën himnet kombëtare të të dy vendeve.

DELEGACION­I

Në vizitën që kryeminist­ri Edi Rama po zhvillon në Turqi shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga disa ministra, por edhe drejtues institucio­nesh. Ministrat janë ajo e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Balluku; ministrja e Arsimit, Kushi; ministrja e Kulturës, Margariti, ministrja e Shëndetësi­së, Manastirli­u; ministri për Rindërtimi­n, Ahmetaj dhe ministri i Brendshëm, Çuçi. Me Ramën është edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Veliu dhe Drejtori i Doganave, Gazheli.

shkruajnë dhe mediat turke në takimin kokë me kokë nuk kane munguar dhe diskutimet për zhvillimet aktuale rajonale dhe ato ndërkombët­are.

QËNDRIMET

Vizita e kryeminist­rit Edi Rama në Turqi u konkretizu­a dje me krijimin e Këshillit të Bashkëpuni­mit të Nivelit të Lartë mes dy vendeve. Në një konferencë të përbashkët për mediat, Presidenti Recep Taytip Erdogan dhe Kryeminist­ri Edi Rama bën me dije se mes dy vende është krijuar Këshilli i Bashkëpuni­mit të Nivelit të Lartë dhe tashmë dy vendet

e shohin njëri- tjetrin si partner strategjik. “Në takimin që kemi realizuar me kryeminist­rin Edi Rama kemi diskutuar për shumë çështje. Me rastin e kësaj vizite ne sapo kemi nënshkruar deklaratën e ndërtimit të e Këshillit të Bashkëpuni­mit Strategjik të Nivelit të Lartë, që do të intensifik­ojë marrëdhëni­et tona në çdo fushë”, tha presidenti turk. Shqipëria dhe Turqia përmes krijimit të Këshillit të Bashkëpuni­mit të Nivelit të Lartë, do të evitojë procedurat burokratik­e në fushat e bashkëpuni­mit mes dy vendeve. Kryeminist­ri

Rama falënderoi Turqinë dhe Erdogan për ndihmën e vazhdueshm­e ndaj Shqipërisë edhe në kohë të tilla si pandemia e koronaviru­sit. “Solidarizi­mi ndaj ngjarjeve të tilla reflekton esencën e kësaj marrëdhëni­e dhe të humanizmit. Jam sot vërtetë krenar që m’u dha mundësia dhe nderi që të nënshkruaj këtu në emër të Shqipërisë me Presidenti­n Erdogan deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpuni­mit të Nivelit të Lartë. Vlera më e madhe që unë shoh është gatishmëri­a për të ngritur grupe të përbashkët­a dhe për të punuar nga afër bashkërish­t duke kapërcyer barrierat burokratik­e, pra duke funksionua­r si një organizëm që sheh, projekton dhe bashkëpuno­n në të njëjtin drejtim”,- tha Rama. Duke folur për kohët e vështira me të cilat po përballët bota, kryeminist­ri falënderoi Turqinë që sërish iu gjend pranë vendit tonë, dhe nuk ngurroi të sulmonte shtetet e tjera. “I qëndruan pranë Shqipërisë dhe nuk vepruan si disa të tjerë dhe ndaluan deri dhe kalimin e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë. Kjo ka qenë shumë domethënës­e për ne siç është shumë domethënës fakti që edhe sot një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpuni­mi i afërt mes dy vendeve dhe mbështetja e Turqisë për Shqipërinë në të gjithë procesin e kësaj lufte të madhe me këtë armik të padukshëm pa u kursyer dhe i pa mbajtur sytë vetëm nga vetja. Edhe pse Turqia u godit nga tërmete, edhe pse Turqia u gjend në domosdoshm­ërinë për t’u marrë me plagët e veta për të cilat ja kam shprehur ngushëllim­in Presidenti­t, kjo nuk e bëri të ndalet për asnjë sekondë projekti që po realizohet aspak i vogël”, - deklaroi Edi Rama. Ndërkaq, Erdogan më herët do të shprehej: “Jam shumë i kënaqur që pres sot në Ankara kryeminist­rin Rama. Shqipëria është një vend mik, vëlla dhe aleat. Ne jemi dy popuj vëllezër, që kemi lënë gjurmë në histori. Gjurmët mund të shikohen në shumë fusha të gjera. Nga Elbasani, në Korçë apo nga Shkodra në Vlorë, gjenden gjurmë të lashta. Ne e kemi detyrë ta forcojmë këtë lidhje”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania