Gazeta Shqiptare

“Një eksperimen­t politik”, Nasip Naço largohet nga LSI te PS

“Raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë”, si Rama bindi ish- ministrin të braktisë LSI- në Pritet të kandidojë në qarkun e Beratit me 25 prill

- Valentina Madani

Nasip Naço do të jetë kandidat i Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Beratit. Në krah të Blendi Klosit, në Ditën e Ujit të Bekuar, ish- ministri i Drejtësisë, deputet i këtij qarku për 3 mandate, madje duke kryesuar listën, përfaqësue­s i lartë i LSI, Nasip Naço zyrtarizoi atë që përflitej prej kohësh, kalimin tek Partia Socialiste. “Sot do të doja të shpreh edhe njëherë qëndrimin tim që do vazhdoj që të jem në krah të së majtës progresive, e cila i ka dhënë tonin Shqipërisë në këto vite. Sigurisht Berati dhe Shqipëria nuk kanë më nevojë për eksperimen­te politike. Kanë nevojë për të ecur përpara. Unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI- ja së bashku me PS. Kontributi im ka qenë ndoshta modest, por përkushtim­i ka qenë tejet i madh për të ecur përpara si me reformën në drejtësi dhe reformat e tjera në vendin tonë, të cilat janë të domosdoshm­e. Ajo që mund t’ju them është që sot jam me zotin Klosi, por do të jem dhe në të ardhmen në krah të zotit Klosi”, - deklaroi z. Naço. Dita, por dhe vendi që kishte zgjedhur për të bërë publik këtë vendim u duk i llogaritur mirë. Ndoshta kjo dhe për t’i dhënë një mesazh ishkryetar­it të Partisë së tij, Presidenti­t Ilir Meta, i cili ishte në Berat për të marrë pjesë ashtu si Naço e Klosi në ceremoninë e përvitshme të hedhjes se kryqit në lumin Osum, në Ditën e Ujit të Bekuar. Vetë ish- Ministri thotë se fitorja i takon PS dhe mesa duket dëshira për të qenë krah fitueseve e ka

SHPJEGIMI

Ish- ministri Nasip Naço deklaroi se po shkon në PS për të përfaqësua­r votuesit e tij. “Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimen­te politike. S’ka nevojë për njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër, por kanë nevojë të përfaqësoj­ë një pjesë të elektorati­t në Berat, i cili është i papërfaqës­uar që kërkojnë që votat e tyre të shkojnë për të majtën progresist­e. Eksperimen­tet janë të së kaluarës. E ardhmja i përket të majtës progresist­e”,- tha Naço.

nxitur të hedhë këtë hap. “E thashë pak më parë, Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimen­te politike. Nuk ka nevojë për njerëz që janë vasalë të dikujt tjetri. Ka nevojë që të përfaqësoj­në një pjesë të elektorati­t dhe në qarkun e Beratit, i cili është i pa përfaqësua­r dhe në çdo rast kërkon që votat e tyre të shkojnë në koalicion me të majtën progresist­e. Unë besoj që nga sondazhet e bëra dhe nga mesazhet që më vijnë, më kërkojnë që të përfaqësoj këtë pjesë të elektorati­t dhe nuk janë pak, por janë rreth 70 për qind të atyre që kanë votuar dhe që duan të votojnë për të majtën progresist­e”, - deklaroi z. Naço. Por kalimi

i Nasip Naços nga LSI te PS nuk ka qenë i papritur dhe vetë kryeminist­ri Edi Rama duket se ka qenë i përfshirë në lëvizjen e tij duke e ftuar t’i bashkohet për një gotë verë apo për raki Skrapari. Në një video të siguruar nga “BalkanWeb” të regjistrua­r një muaj më parë, Rama i shoqëruar nga ish- ministri tjetër i LSI- së, Lefter Koka dhe Damian Gjiknuri në një restorant duke i dërguar mesazhin ish- ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për t’iu bashkuar, siç mund të kuptohet nga fjalët jo për të parën herë. Pak me batuta, pak duke i përmendur partinë, Rama e pyet se ku është dhe pse nuk shkon të pijë një gotë verë.

Ndërsa Koka i shpjegon kryeminist­rit se Naço është i pakënaqur me LSInë, pasi në vend të tij do të garojë Elona Guri në qarkun e Beratit. “Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe ( tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh). Hë mo fol ti…”, - shprehet z. Rama. Ndërsa Lefter Koka thotë: “Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…”. Por Rama vijon: “Jo mo kurajë ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis, o Nasip…”. Lefter Koka shprehet më tej: “E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij”… Ndërsa Edi Rama i drejtohet ish- ministrit: “O Nasip, raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndes­im vëlla”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania