Gazeta Shqiptare

PD padit në SPAK Edi Ramën dhe 15 ministra, kryebashki­akë dhe deputetë

Akuzat, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” “Kodi i ri Zgjedhor, s’duhet të ketë organizime para 25 prillit”

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e kallëzoi dje në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga Edi Rama, disa ministra, deputetë, kryebashki­akë dhe drejtorë. PD paditi 16 persona për 2 vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Disa nga shembujt e sjellë janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukit, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj. në aktivitete që kanë të bëjnë, kryesisht, me rindërtimi­n pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikat­ave të legalizimi­t apo investimev­e të tjera publike. Publikimi i këtyre aktivitete­ve është i ndaluar edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshj­es së qershorit të kaluar. Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD, Gazment Bardhi, janë 16 persona që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral. Sipas PD- së të kallëzuari­t janë: “Edi Rama, Kryeminist­ër, Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhëni­eve me Kuvendi, Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimi­t; Belinda Balluku, Ministër i Infrastruk­turës dhe Energjisë; Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë; Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz; Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës; Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak; Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë; Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë; Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Sh

qiptar të Zhvillimit; Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë; Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë; Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administra­tive nr. 10 Tiranë. Çdo person i paidentifi­kuar deri më tani nga ana jonë, por që me veprime konkrete rezulton mbas

hetimit që ka përgjegjës­i penale”. Sipas denoncimit, ata akuzohen për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. “Disa nga shembujt e sjellë janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant

PADIA

Pak kohë më parë PD dorëzoi një kallëzim të veçantë në SPAK për Ministren Olta Xhaçka, e cila ka përdorur disa herë helikopter­in ushtarak për qëllime elektorale. Megjithëse nga SPAK nuk ka akoma asnjë reagim për disa kallëzime, PD i kërkon Prokuroris­ë së Posaçme Antikorrup­sion të bëhet përçues i zërit të qytetarëve të ndershëm që besojnë se ligi është i barabartë për të gjithë.

Ballës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj. në aktivitete që kanë të bëjnë, kryesisht, me rindërtimi­n pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikat­ave të legalizimi­t apo investimev­e të tjera publike. Publikimi i këtyre aktivitete­ve është i ndaluar edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshj­es së qershorit të kaluar. Pak kohë më parë PD dorëzoi një kallëzim të veçantë në SPAK për Ministren Olta Xhaçka, e cila ka përdorur disa herë helikopter­in ushtarak për qëllime elektorale. Duke theksuar se SPAK nuk ka akoma asnjë reagim për kallëzimet e bëra, PD i kërkon Prokuroris­ë së Posaçme Antikorrup­sion të bëhet përçues i zërit të qytetarëve të ndershëm që besojnë se ligi është i barabartë për të gjithë. “Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombët­ar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatue­se shqiptare do të vendosin përpara përgjegjës­ive çdo shkelës të ligjit, pavarësish­t nëse është i pasur apo i veshur me pushtet”,- theksohet në kallëzimin e PD.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania