Gazeta Shqiptare

Basha mbledh aleatët, arrihet marrëveshj­a, 5 partitë opozitare në listë me PD

-

Opozita e bashkuar rinisi dje diskutimet për mënyrën se si do të përfaqësoh­et në zgjedhjet e 25 prillit. PD duket se është drejt përfundimi­t të krijimit të listave me të cilat do të shkojnë drejt zgjedhjeve më 25 prill. Kreu i LZHK- së, Dashamir Shehi ka zbuluar gjatë një interviste për Report Tv, 5 partitë e vogla opozitare që do i bashkohen listës së PD- së. Bëhet fjalë për partinë e tij, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partinë Demokristi­ane të Nard Ndokës, Partinë Republikan­e të Fatmir Mediut, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit. “Ne jemi në fazën më të mirë. Kemi pasur shumë takime dhe besoj që në javën tjetër do të konkretizo­jmë formulën finale. Ne grupi opozitar i partive, 5 partive që kemi qenë më parë në parlament i jemi bashkangji­tur listës së PD- së. Kjo është një çështje e mbyllur. Tani do caktohen vetëm numrat dhe vendet. Deri tani mendohet që LSI do të dalë me siglën e vetë, por akoma nuk është zyrtare. Është një çështje mes PD- së dhe LSI- së. Ne kemi bërë një marrëveshj­e me PD- në si 5 parti të vogla. I takon PD- së që këtë marrëveshj­e që ka bërë me ne, ta ndjekë ose jo me LSI- në” – tha kreu i LZHK- së Dashamir Shehi. Më herët lideri demokrat Lulzim Basha akuzoi kryeminist­rin Rama, që sipas tij nuk mbajti premtimin e bërë në vitin 2013 për uljen e borxhit publik. Në videon ilustruese thuhet pas 2013- ës borxhi u rrit më shumë. Ndërkaq, kryedemokr­ati thekson më tej se është koha për ndryshim dhe shpresë. “Rama ka dështuar. Nëse këtë nuk e ndalim sot, fëmijët dhe nipërit tanë do punojnë gjithë jetën e tyre për të shlyer borxhet që merr kjo qeveri”, shprehet Basha. Kreu i opozitës shprehet se PD ka një plan konkret për t’i kthyer Shqipërisë shpresën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania