Gazeta Shqiptare

Koncesioni i portit, për 5 vite te kompania malteze

Përpunimi i kontejnerë­ve në kalatën 6 në Durrës i jepet “Hili Company Limited” së bashku me 30 milionë euro Jorida Tabaku: Akt korruptiv i Ramës, i fshehur në parajsa fiskale

-

KONTRATA PËR PAGESËN

Në kontratën e mëparshme koncesiona­ri paguante 2% të xhiros vjetore si tarifë ndaj Autoriteti­t Portual Durrës, ndërsa në shpalljen e koncesioni­t e ri dihet vetëm që porti i Durrësit do të paguajë rreth 30 milion dollarë për 5 vite për koncesiona­rin dhe nuk përcaktohe­t se sa te ardhura do të futen në arkën e shtetit nga ky shërbim. Koncesiona­rit madje i është garantuar edhe një inventar i madh me mjete përpunuese, si vinça, pirunë kontejnerë­sh apo makineri të rënda të tjera, disa prej të cilave edhe prodhim i viteve të fundit.

KOMPANIA MALTEZE

Mësohet se kompania malteze ka 14 aksionerë dhe sipas dokumentev­e të siguruara nga Neës24 rezulton se kompania që Autoriteti Portual Durrës ka shpallur fitues është me seli në Maltë dhe drejtohet nga tre shtetas malteze. Ajo ndërkohë është gjithashtu aksionere e degës CMA- CGM në Maltë, kompani që merret me transporti­n e kontejnerë­ve. Dhe përmes kësaj shoqërie bëhet lidhja me kompaninë shqiptare të transporti­t te mallrave Pelikan, pasi të dy këto kompani figurojnë aksionere të degës në Shqipëri CMA CMG. kreun e qeverisë se para largimit, po jep një tjetër koncesion korruptiv.

“109 ditë para largimit, Edi Rama po lë pas tokën e djegur. Radha i ka ardhur portit të Durrësit, një aferë korruptive 30 milionë euro, që ne e denoncuam 2 muaj më parë”, - u shpreh Tabaku, ndërsa shtroi tri pyetje për të cilat kërkoi përgjigjen e kryeminist­rit.

“Edi Rama ka detyrimin t’u thotë sot shqiptarëv­e kujt ia ka dhënë me koncesion kalatën e Portit të Durrësit për të futur në xhep 30 milionë euro nga taksat.

109 ditë para largimit Edi Rama nuk mund t’u fshihet më shqiptarëv­e.

Ata e dinë dhe e ndiejnë në lëkurë se për 8 vjet me radhë ky kryeminist­ër i gënjeu, i mashtroi, shkatërroi ekonominë, rriti koston e jetesës dhe papunësinë.

Kur të votojnë në 25 prill, qytetarët do të kenë në listën e grabitjeve të taksave të tyre nga qeveria edhe portin e Durrësit.

Kompania e shpallur fituese për koncesioni­n 30 milionë euro quhet “Hili Company Limited” . Ajo operon në Maltë dhe njihet ndërkombët­arisht për operacione të dyshimtë nga skandali i “Panama Papers”,- tha Tabaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania