Gazeta Shqiptare

Arrestohet Indrit Rusi, ‘ fshesaxhiu’ i Bashkisë së Durrësit vëzhgoi Klodian Saliun para vrasjes

-

TIRANË – Mes emrave të njohur të botës së krimit si Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Plaurent Dervishaj dhe Emiljano Shullazi, të cilët u arrestuan nga Prokuroria e Posaçme SPAK në 8 dhjetor 2020, është edhe një punonjës i Bashkisë së Durrësit, që quhet Indrit Rusi. Ai njihet ndryshe në Durrës me nofkën “Çeçi” dhe përpara se të arrestohej punonte në Bashkinë e Durrësit si fshesaxhi. Këtë fakt Indrit Rusi e ka pohuar vetë para gjyqtares Daniela Shirka, e cila ka zhvilluar seancën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Indrit Rusi, rezulton të jetë përmendur në dëshminë e bashkëpunë­torit të drejtësisë Luftar Reçi, duke treguar se “Çeçoja” ishte njeriu që vëzhgonte lëvizjet e Klodianit, nëse do të ikte nga “Plepat” apo do futej në autostradë për në Tiranë. “Çeçoja”, sipas Luftar Reçit, ishte personi që informonte Reçin, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Taullain, të cilët duhej të qëndronin në gatishmëri në momentin kur të kalonte makina e Klodian Saliut. Vetë 39- vjeçari Indrit Rusi ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. “… unë thërritem me emrin ‘ Çeçi’, pasi jam çam, kam prejardhje­n nga Çamëria dhe nuk kam asnjë rrezikshmë­ri dhe lidhje me ngjarjen”, ka deklaruar 39- vjeçari. Masa e sigurisë për Indrit Rusin është zhvilluar e veçuar nga masa e sigurisë për të proceduari­t e tjerë Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri dhe Luftar Reçi. Të gjithë këta persona, përveç Lulzim Berishës, u arrestuan gjatë operacioni­t “Asgjë nuk harrohet”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania