Gazeta Shqiptare

Gruaja e Përparim Ademit: Më mirë të vriste veten sesa ato të dyja

Vjollca Ademi: Kristinën dhe Zhanetën i kisha si motra, kisha marrëdhëni­e me familjen e tyre Motra e viktimave: U zunë se Zhaneta futi një mashkull në shtëpi

-

Një histori e pabe sueshme, gati e paimagjinu­eshme për shoqërinë shqiptare. Një lidhje e shumëfisht­ë dhe e komplikuar që përfundoi me vrasjen e dy motrave, Kristina ( Vera) Bardhi dhe Zhaneta Ademi. Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News24” ditën e djeshme janë dhënë disa dëshmi e rrëfime, mes tyre dhe gruaja e Përparim Ademit, 59vjeçarit të arrestuar për vrasjen e dyfishtë, që thuhej se kishte marrëdhëni­e dhe lidhje me të dyja viktimat, me njërën prej të cilave edhe një fëmijë. Vjollca Ademi, e veshur me të zeza, vajton humbjen e dy motrave me të cilat kishte një marrëdhëni­e shumë të mirë dhe në datën 28 kishin qenë bashkë në shtëpinë e Zhanetës. Ajo thotë se Përparimi më mirë të kishte vrarë veten se dy motrat, prej të cilave veçon Verën ( Kristinën). “Jam veshur me të zeza për Kristinën e Zhanetën. Nuk e di pse e bëri. S’e di kush e ka shtyrë. Më mirë të kishte vrarë veten e vet, se ato të dyja, sesa më hoqi Verën ( Kristina) nga gjoksi im. I kam dashur shumë. Kam pasur hyrjedalje edhe me fisin e Verës. Të dyja i donte shumë, më shumë e kishte me Zhanin. E kishte pikë të dobët”, - tha Vjollca. Ndërsa motra e viktimave, Anxhela, e cila është e lidhur me djalin e Përparimit dhe Vjollcës, tha se nuk e ka dashur kurrë vjehrrin. “Këtu jemi më datë 28 dhjetor, tre ditë para ngjarjes. Kaluam një mbrëmje së bashku, hëngrëm një darkë në shtëpinë e Zhanetës dhe u ulëm të shikonim një film. Nuk e kam dashur Përparimin sepse nuk e ka pranuar kurrë lidhjen tonë. Motrat e mia i kam dashur, se më kanë mbajtur në shtëpi. Më vjen keq për Kriston dhe mamin e vet që po e vuajnë dhe janë viktima të kësaj çfarë ka ndodhur”, - tha ajo. Motra e viktimave tha për emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News24” se sherri mes tyre ndodhi pasi Zhaneta kishte krijuar një lidhje të re. Po ashtu ajo tha se ato ishin zënë për këtë fakt, pasi dhe djali që Zhaneta kish

TELA TENTON VETËVRASJE­N

Autori i krimit të dyfishtë ka tentuar vetëvrasje­n në burg. Bëhet me dije se Përparim Ademi ka tentuar t’i japë fund jetës ditën e djeshme në qelinë e burgut, mirëpo është dërguar në spital, ku është në gjendje të mirë shëndetëso­re. te me Përparimin, i kishte treguar babait ngjarjen. “Ato pretendojn­ë se motrat kanë punuar për këtë shtëpi. Nuk e di se çfarë kërkojnë të pretendojn­ë. Kam qenë vetë prezente kur Kristo punonte me të atin në këtë shtëpi. Përparimi kontribuon­te për djalin që kishte me Zhanetën. Përparimi erdhi dhe lyente shtëpinë. Motrat kanë pasur dhe një sherr me njëra- tjetrën, pasi Zhaneta ishte lidhur me një person, që e futi edhe në shtëpi. Historinë ia tregoi Përparimit i biri. Ai i tha se mami kishte futur dikë në shtëpi dhe aty nisi sherri. Sherri ndodhi pak ditë para ngjarjes”, - tha e motra, Anxhela. Në emision ka ardhur dhe zëri i tezes së viktimave, Shefikatit, e cila dëshmoi për marrëdhëni­en e gjatë mes mbesave të saj dhe familjes së Përparimit. Ajo pranoi se dy mbesat kishin prostituua­r në Greqi. “Jam 75 vjeçe. Unë e di që këto kanë 30 vjet që bashkëjeto­jnë bashkë. Ca kohë rrinin me qira te Përparimi dhe nuk e dija për lidhjen e Zhanetës. Unë nuk jam keq për shtëpinë për çunin, jam keq për dy jetët që m’i mori. Po e di që kanë punuar si punonjëse seksi në Greqi. Shtatzënë nuk i kam parë asnjëherë. Kam qenë shumë e afërt me to”, - tha Shefikati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania