Gazeta Shqiptare

Trafiku i fëmijëve, policia merr në pyetje motrën e Zhanetës dhe Kristinës

-

Ndërkaq

Policia e Ti ranës ka marrë në pyetje motrën e dy viktimave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, që u vranë nga Përparim Ademi. Në pyetje është marrë po ashtu edhe djali i Zhaneta Metanit. Ata janë pyetur lidhur me akuzat e bëra publike se autori i vrasjes, Përparim Ademi u ka trafikuar fëmijët motrave. Marrja në pyetje është bërë me kërkesë të prokuroris­ë. Ata qëndruan për gati tri orë në Drejtorinë e Policisë. Burime nga policia pohuan për “Abc News” se Adriana, motra e dy viktimave, u qëndron edhe një herë deklarimev­e të bëra publike, se autori Përparim Ademi ka detyruar dy motrat e saj, Zhanetën dhe

Kristinën, të lindnin dhe të shisnin fëmijë. Fillimisht, sipas deklarimev­e të saj, kjo ka ndodhur kur dy vajzat jetonin në Greqi. Sipas burimeve bëhet me dije se kjo gjë ka ndodhur mes viteve ‘ 90 dhe ‘ 97. Ato janë mbajtur në një hotel po në Selanik, ku dyshoheshi­n se shfrytëzoh­eshin për prostituci­on. Adriana ka pohuar se historinë e dy motrave e ka marrë vesh pak vite më parë. Ndërkohë, djali i mitur i Zhanetës është pyetur në polici edhe një herë në lidhje me dinamikën e ngjarjes, ku ka dhënë detaje konkrete mbi ekzekutimi­n e së ëmës dhe tezes së tij. Në lidhje me kërcënimet që pretendohe­n se i janë bërë djalit të Përparim Ademit, Adriana ka pohuar se nuk ka dijeni se familjarët e saj kanë bërë një gjë të tillë. Sipas saj janë të paktën 10 fëmijë të trafikuar. Sipas familjarëv­e të viktimës, dyshohet se Përparim Ademi ka pasur dijeni se Zhaneta dhe Kristina u kanë treguar familjarëv­e episodet e kryera në Greqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania