Gazeta Shqiptare

“Do villni gjakun e motrave të mia”, djali i Përparim Ademit kërcënohet me vdekje

-

Djali i Përparim Ademit ( Telës), 59- vjeçarit që vrau dy motrat në “Astir”, ka nxjerrë mesazhet kërcënuese që i kanë ardhur në telefon. Kristo Tela ka zbuluar për “Top Channel” se është kërcënuar nga Bashkim dhe Gëzim Metani ( vëllezërit e dy motrave të vrara), të cilët janë betuar për hakmarrje. “Është kërcënuar motra që është shurdhmeme­ce. Atë e kanë falur, ndoshta se u ka ardhur keq, por mua jo, jam shumë i bindur që do marrin gjak te unë. Sipas mesazheve të Bashkim Metanit, ka thënë që: ‘ do villni gjakun e motrave të mia që kanë vdekur’. Kërkoj nga shteti vetëm mbrojtje, asgjë tjetër, më rrezikohet jeta. Sot nuk dalim dot as deri në ballkon”, - u shpreh ai i shqetësuar. Në fotot e bëra publike lexohen qartë kërcënimet, ku dy vëllezërit e kanë paralajmër­uar djalin e autorit se do ta gjejnë kudo që të ndodhet dhe se do t’i marrin hakun e motrave të masakruara. ‘ Mos kujto se do shpëtosh, se dhe ti je komplot me Përparimin… Tani do villni gjakun e motrave të mia”, lexohet në mesazhe. Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, në banesën e tyre në

“Astir”, në sytë e Anxhelos, djalit 14- vjeçar të Zhanetës. Familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Kristina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe se për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania