Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si pushton sërish vendin, 725 raste të reja brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësi­së: 273 pacientë të shtruar, 18 në terapi intensive, 3 të intubuar Humbin jetën 7 qytetarë, shkon në 1217 numri i viktimave totale

-

Kurba e COVID- 19 ka pësuar rritje gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë me 725 raste të reja pozitive dhe 7 humbje jete. "Situata e COVID- 19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 3906 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 725 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 252 raste në Tiranë, 43 raste në Durrës, 38 raste në Mat, 36 raste në Lezhë, 34 raste në Vlorë, 30 raste në Shkodër, 27 raste në Fier, 23 raste në Sarandë, 18 raste në Lushnje, 17 raste në Pogradec dhe Berat, 16 raste në Skrapar, 15 raste në Kavajë dhe Elbasan, 14 raste në Dibër, 12 raste në Kurbin dhe Bulqizë, 11 raste në Krujë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Korçë dhe Patos, 6 raste në Kukës dhe Cërrik, 5 raste në Mallakastë­r, 4 raste në Rrogozhinë, Gjirokastë­r, Klos, Gramsh, 3 raste në Mirditë, Kamzë, Delvinë, Vau i Dejës, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Peqin, Përmet, Devoll, Has, Pukë, Librazhd, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Divjakë dhe Libohovë",- bëri me dije Ministria e Shëndetësi­së. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,102 që nga fillimi i epidemisë.

TË HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në 4 spitalet

COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë 1217 persona nuk kanë mundur ti mbijetojnë koronaviru­sit. "Fatkeqësis­ht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID- 19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52- 76 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve",- thuhet në njoftimin e MSH.- së.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i bëri apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshm­e e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë",- apeloi Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ??
 ??  ?? Urgjenca në spitalin “Nënë Tereza”
Urgjenca në spitalin “Nënë Tereza”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania