Gazeta Shqiptare

SHBA, protestues pro- Trump hyjnë në ndërtesën e Kongresit

-

e plotë të ligjit.

Policia e Kapitolit u tha ligjvënësv­e në Dhomën e Përfaqësue­sve të merrnin maskat e gazit që gjendeshin poshtë karrigeve të tyre dhe të përgatites­hin për t'i vendosur ato.

Policia në derën e përparme të sallës kryesore të seancave rrinte në gatishmëri me armë në duar, ndërkohë që disa persona përpiqeshi­n të hynin brenda. Oficerët e policisë urdhëruan njerëzit në sallë të shtriheshi­n në dysheme për sigurinë e tyre.

Skenat kaotike erdhën pasi Presidenti Trump iu drejtua mijëra mbështetës­ve pranë Shtëpisë së Bardhë, duke përsëritur pretendime­t e tij të pabazuara se zgjedhjet e 3 nëntorit u vodhën me manipulime në shkallë të gjerë. Zyrtarët zgjedhorë të të dyja partive dhe vëzhguesit e pavarur kanë thënë se nuk ka pasur mashtrime për t'u shënuar në zgjedhjet e 3 nëntorit, të cilat zoti Joe Biden i fitoi me më shumë se 7 milionë vota popullore.

Presidenti Trump, në një koment në ' Twitter', u bëri thirrje protestues­ve të ruajnë qetësinë.

Më parë, gjatë një tubimi, ai u bëri thirrje atyre të marshonin drejt Kapitolit.

Senatorët republikan­ë Tom Cotton dhe Ron Johnson, mbështetës të Presidenti­t Trump, e quajtën dhunën në Kapitol të papranuesh­me dhe u bënë thirrje protestues­ve të shpërndahe­n. Kryetarja e Bashkisë së Uashington­it ka shpallur gjendjen e ndalim- qarkullimi­t duke filluar nga ora 18: 00 e së mërkurës deri në orën 6 të mëngjesit.

Më herët të mërkurën, mijëra mbështetës të Presidenti­t Trump, duke përfshirë disa anëtarë të grupeve të dhunshme të ekstremit të djathtë, organizuan në kryeqytet demonstrat­a, ndërsa mbështesni­n pretendimi­n e pabazë të presidenti­t se zgjedhjet u ishin vjedhur me anë të një komploti të sofistikua­r. Shumë prej tyre mbanin kapele dhe flamuj me parullën e zotit Trump "Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe". Presidenti foli para mijëra mbështetës­ve të mbledhur pranë Shtëpisë së Bardhë në lëndinën e quajtur

Elipsi. "Ne nuk do të dorëzohemi kurrë". "Ne kurrë nuk do të pranojmë. Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk mund të pranosh humbjen kur është fjala për vjedhje",- tha ai.

Duke iu referuar nënpreside­ntit Mike Pence që kryeson seancën në Kongres, Presidenti Trump tha: "Shpresoj që Mike të bëjë gjënë e duhur. Kështu shpresoj. Kështu shpresoj, sepse nëse Mike Pence bën gjënë e duhur, ne do të fitojmë zgjedhjet. Kjo është gjithçka që ai duhet të bëjë… Ne duhet të mbrojmë vendin tonë, të mbështesim vendin tonë, të mbështesim kushtetutë­n tonë dhe ta mbrojmë kushtetutë­n tonë. Shtetet duan të përsëritet votimi, shtetet u vodhën. Iu dha informacio­n fals. Ata votuan bazuar mbi këtë dhe tani duan të përsëritet certifikim­i".

Një nga djemtë e presidenti­t, Donald Trump Jr., dhe avokati i tij personal, Rudy Giuliani, gjithashtu, folën në tubim. Një natë më parë disa protestues u përplasën me policinë. Policia arrestoi këtë javë drejtuesin e organizatë­s Djemtë Krenarë, një grup që ka mbështetur presidenti­n Trump. Arrestimi u bë nën akuzat për shkatërrim pasurie në lidhje me një protestë të mëparshme dhe për posedim municioni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania