Gazeta Shqiptare

I kushtoi këngë virusit/ COVID- i i merr jetën kantautori­t Kujtim Prodani

-

COVID- 19 ka marrë një tjetër jetë nga radhët e artistëve! Kantautori Kujtim Prodani, fatkeqë sisht nuk ia ka dalë të fitonte betejën me koronaviru­sin. Ai prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk ia doli ta mposhte COVID- in, ose siç ai vetë e quante flamë e keqe. Ishte vetë ai që bëri me dije se ishte infektuar nga COVID, ku publikoi një foto nga spitali teksa shkruante “Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Ndroqi”.

Kujtim Prodani është këngëtar i njohur dhe autor i 57 teksteve këngësh. Në nëntor 2003, Kujtim Prodani mori pjesë në Kënga Magjike 2003 dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk është ndalura për asnjë çast. Ai është i biri i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani. Kujtojmë që ai i ka dedikuar një këngë COVID- in me titull ‘ ju flet Corona’.

Për ndarjen nga jeta të Kujtim Prodanit, përmes rrjeteve sociale kanë reaguar edhe miqtë e tij, kolegë artistë, të cilët kanë qenë pranë tij gjatë gjithë krijimtari­së artistike, por deri edhe në momentet e fundit.

MË POSHTË DISA NGA STATUSET

Pianistja Etrita Ibrahimi: E pabesueshm­e!

Mik i një jete të tërë, që kur ishim fëmijë. Djali i miqve të prindërve të mi. Kolegu im Artist. E pabesueshm­e për mua që ti vendose të ikësh në këtë moment, Kujtim i dashur! E pabesueshm­e!

Aurela Gace: Shumë i trishtë ky lajm!

Shumë i trishtë ky lajm! U prehsh në paqe.

Joe Artid Fejzo: Na i theve zemrat, e mbylle lumin e pashtershë­m të kujtesës!

Po jo ore mik, jooo. Ç’ndodh kështu? Zemra jote madhe të tradhtoi kështu pabesisht. Nuk dua ta besoj, o miku im e shok i bankës në ILA. O Zot. Po na i merr gjithë të dashurit e zemrës..., nuk më bën goja të them: Pusho në paqe o artist. E pikërisht që është dita e yjeve në qiell ti ndeze edhe yllin tënd. Lamtumirë mik. Na i theve zemrat, e mbylle lumin e pashtershë­m të kujtesës. Lamtumirë, tashmë je pranë Anitës së ëmbël e Agimit që i kërkoje aq shumë. Do më mungojë përqafimi yt i fortë e i gjerë. Lamtumirë Kujte,

Miron Kotani: Një lajm i tmerrshëm

Jo…. Një lajm i tmerrshëm! E pabesueshm­e! Në kulmin e moshës, pjekurisë artistike, prodhimtar­isë e projekteve pa fund i palodhuri e i shtrenjti miku ynë i mirë artist, i paharruari Kujtim Prodani! Humbje shumë e madhe për artin Shqiptar.

Shpëtim Saraçi: Na shkatërrov­e në këtë fillim viti Mos, o Kujte, se nuk po mbajmë dot më. Ishe kaq shok i mirë sa mbase jo të gjithë të njohën....

Nuk gjej fjalë të shkruaj e duart më dridhen fort..... Ta dish edhe ne na e shkatërrov­e këtë fillim viti. Pusho në paqe o shok i mirë pranë prindërve të mrekullues­hëm... Ngushëllim­et më të sinqerta familjes....

R. I. P

Nikolin Gurakuqi: Pushofsh në paqe pranë prindërve!

Kantautori Kujtim Prodani miku ynë i dashur, ndahet nga jeta. Megjithëse me një fizik të fuqishëm sportiv, ai nuk ia doli dot ta munde virusin. I dashur, i qeshur, i edukuar, modest, muzikant i mrekullues­hëm, shpesh ndanim bashkë mendime artistike, e hapësira të përbashkët­a sportive. Pushofsh në paqe pranë prindërve të t’u artistëve të shquar Agim e Anita i dashur artist, miku ynë i shtrenjtë Kujtim!

Leonard Bombaj: Mirënjohës që më ftove në këngët e tua!

Mbaruan pasthirrma­t... Nuk dimë si të reagojmë... Kujtim Prodani! Kaq papritur! Para një muaji u shkëmbyem pistës së liqenit. Admirova vrapin tënd të djersitur. Nuk do harroj kujtimin e përbashkët vitet ‘ 80 në Rrilë të Lezhës mes aksionit socialist kur në mungesë të ujit në të dy u turrëm, u zhytëm në një pellg dhe u sapunisëm duke gajasur studentët. Govata natyrore që shpikëm ne studentët e arteve.

Qofsh i parajsës miku im! Mirënjohës që më ftove në këngët e tua!

Sidrit Bejleri: Zoti të pastë në Mëshirën e vet mik! “Të Zotit jemi dhe tek Ai është kthimi”. Zoti të pastë në Mëshirën e Vet mik, Kujtim Prodani!

Kantautori Gjergj Leka: E kishim lënë të iknim pas ’ 70- ave

O Kujtim si kështu. E kishim lënë të iknim pas shtatëdhje­tave, me mend në kokë e piano me vete…. Na preve krahët!

Vasil Sofokli Tole

‘ Është flamë, por do t’ia hedh’, mesazhet e fundit që Prodani shkëmbeu me mikun e tij

Miku i Kujtim Prodanit, Vasil Sofokli Tole ka zbuluar mesazhin e fundit që ka pasur me të, teksa kantautori shprehej i bindur se do ia dilte mbante të fitonte këtë betejë.

“Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshë­m i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim Prodani dhe Anita Take. Ishim kolegë e miq të mirë prej viteve studentore, ish studentë të kompozicio­nit në klasën e profesorit Kozma Lara. Në muzikën që shkroi e interpreto­i vijoi traditën e Prodanëve në muzikë, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur. Ishte optimist, deri në fund, si një akord mazhor! Iku në ditën e bardhë të Ujit të Bekuar! Komunikimi­n e fundit me të e pata më 31 dhjetor, një fragment të të cilit po e vendos më poshtë! Ngushëllim­e vëllait të tij, te afërmve, miqve dhe komuniteti­t të muzikës për këtë humbje pa kthim. Lamtumirë artist”, shkruan ai.

Tole: Kujte si dukesh sot?

Prodani: “Vaso një flamë. Po do ta hedh. Shërbim i mrekullues­hëm këtu. Gëzuar qofshi!

Kryebashki­aku Erion Veliaj ka shprehur ngushëllim­et për ndarjen nga jeta të kantautori­t Kujtim Prodani.

Përmes një postimi në faqen e tij në ‘ Facebook’, Veliaj shkruan se ndarja nga jeta e Prodanit, ka hidhëruar zemrat e të gjithëve që kanë admiruar talentin e tij.

“Kujtim Prodani e deshi aq shumë Tiranën, sa nuk u lodh asnjëherë së kënduari qytetit të tij. Sot ai u nda nga jeta, duke hidhëruar zemrat e të gjithëve ne që kemi admiruar talentin dhe muzikën e tij unike. U prehsh në paqe! Ngushëllim­e familjes dhe komuniteti­t të artistëve!” – shkruan Veliaj.

Meta mesazh ngushëllim­i për familjen Prodani: Një humbje e madhe për artin shqiptar

Presidenti Ilir Meta ka bërë një mesazh ngushëllim­i për ndarjen nga jeta të kantautori­t Kujtim Prodani. Ai ka vlerësuar kontributi­n e Prodanit në muzikë, teksa thotë se këngët e tij do të dëgjohen përherë.

“Një humbje e madhe për artin shqiptar! U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullues­hëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.

Shumë dhimbje! Ngushëllim­et më të ndjera të afërmve, komuniteti­t të këngëtarëv­e dhe të gjithë artdashësv­e. Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë”, shkruan Meta.

Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit/ Margariti: S’gjej dot fjalët nga humbja e parakohshm­e

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i ka shprehur ngushëllim­e familjes Prodani për humbjen e madhe! Ajo shprehet se një lajm i tillë është shumë i trishtë dhe se e ka shumë të vështirë që të gjejë fjalët.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshm­e e kantautori­t Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani. Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve. U prehsh në paqe!”, shkruan Margariti.

Elton Deda vështirë të pranojë humbjen e Kujtim Prodanit: S’të them dot lamtumirë, por do të të pres për një birrë

Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit ka sjellë shumë trishtim! Kantautori Elton Deda shprehet se e ka të vështirë të pranojë humbjen e tij.

“Mossss! Pse, o vëllai jonë? Çfarë gëzimi kishin bisedat me ty, mirësia jote, zotnillëku jot, qytetari ideal... nuk e besoj dot. Nuk të them dot lamtumirë... por do të të pres për një birrë kur të duash ti”, shkruan Deda.

Në prill, atëherë kur kishte vetëm pak javë që COVID- i kishte hyrë në Shqipëri, Kujtim Prodani shkroi një këngë me titull “Ju flet Corona”! Teksti është i shkruar nga ai vetë, teksa e ka shoqëruar edhe me një video klip, ku nuk mungojnë dorezat dhe maskat.

TEKSTI I KËNGËS

Ju flet Corona!

Askush nuk ta mësoi si thyhet befas jeta Ditënatën ta jetosh në grimca pafundësie As dashurinë ta ndash në vakte racionale Më kot përpiqesh, nuk gjen dot manuale.

I mësove të gjitha si në lojëra fëmijërie Patinat e kuqe në park, xhirot larg në Mars! Trenin, avionin, raketat dhe poezitë Të gjitha i mësove, përmendësh, natyrisht.

E tani, rregullore­n e vetmisë studion I flakur në shtrat gjersa mendja fiket Formulat magjike ti sjell ndërmend Të zbulosh, në dëshpërim, prej meje si iket.

Dhe unë të shoh nga larg, të shoh edhe nga afër Ashtu të trembur si në klasën e parë

Hyj brenda teje, syrin t’shkel si gringo

Frymën ta marr po desha e zemrën ta ndal!

Por frymën ma ndal pika jote e lotit

Fryma e nxehtë e të dashurës që të pret

Frymën ma ndal enigmë e shpirtit tënd që s’vdes...!

Unë tretem ngadalë në brishtësin­ë tënde,

I humbur n’betejën time përjetësis­ht

Ti mbetesh aty, mbi Tokë, me kujtimin tim gdhendur Që si ëndërr e keqe të kujtoi

Të jesh njeri,

Thjeshtë njeri,

I mirë siç lind,

Dashurisht njeri…!

Shqiptarja. com

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania