Gazeta Shqiptare

Votimi i diasporës dhe ekonomia jonë

-

sektorin e shërbimeve veprojnë rreth 16 për qind e kompanive të themeluara nga shqiptarët. Sipas Raportit Vjetor në tetor 2020 të Ministrisë italiane të Punës dhe Politikave Sociale, numri i sipërmarrj­eve shqiptare në Itali është rritur gjatë vitit 2020 me 34 përqind. Nëse marrim një mesatare shumë të ulët të shifrave të biznesit prej vetëm 30 mijë euro në vit, janë mbi 1.2 miliardë euro qarkullim mallrash dhe shërbimesh të kryera nga sipërmarrë­s shqiptarë në shtetin fqinj. Ky është një potencial i jashtëzako­nshëm për të zhvilluar si ekonominë italiane, por edhe ekonominë tonë. Ja perse vota e diasporës ka kaq shumë rëndësi për ne si qytetarë. Partitë le të zihen me votën e diasporës, si qentë për kocka. Ne na duhet si vend damari investues dhe sipermarre­s i perfaqesue­sve tane te Diaspores ne Itali dhe Greqi, por edhe ne Britani, Gjermani, Francë, etj. Sipas analizës së Movimprese ( https:// www. infocamere. it/ movimprese), krahut statistiko­r dhe analitik të sipërmarrj­eve italiane, sipermarre­sit shqiptarë janë të përqëndrua­r në ndërtim, megjithëse vitet e fundit ata tregojnë shenja të diferencim­it progresiv sektorial, duke u shtuar në sektorët e shërbimeve. Ky vitalitet sipërmarrë­s i tyre i ka kaluar ata në vend të tretë të ndërmarrje­ve të zotëruara nga të huajt në Itali, pas kompanive të drejtuara nga kinezët dhe rumunët. Kjo specifikë e diasporës së re shqiptare në Itali dhe Greqi mund të shndërrohe­t lehtë në motor zhvillimi për ekonominë tonë, nëse diasporën e bëjmë pjesë të zgjedhjeve politike dhe vendimmarr­jes publike te ne. Ministri i Diasporës në Shqipëri i është përgjigjur këtij shansi, duke ngritur Dhomën e Biznesit të Diasporës dhe Fondin e Zhvillimit të Diasporës. Këto janë struktura që po fuqizohen me kohën, por përpjekja duhet të jetë e përbashkët e qeverisë shqiptare, e të gjitha dhomave shqiptare të biznesit që kanë filiale në qytete të ndryshme të Italise, por edhe ne Greqi, Gjermani, Britani e Madhe, etj. Politikat e përbashkët­a, si të qeverisë sonë dhe atyre italiane, greke, etj., duhet të synojnë lehtësimin e kreditimit për sipërmarrj­et shqiptare në Itali dhe Greqi, lehtësimin e taksave dhe thjeshtësi­met burokratik­e, duke evoluar gradualish­t drejt bashkimeve të sipërmarrj­eve të së njëjtës natyrë në korporata dhe në forma investimi sa më të zhdërvjell­ta dhe të efektshme, si në Itali, Greqi, po ashtu dhe në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania