Gazeta Shqiptare

Dëmet nga moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Evakuohen 36 familje në Lezhë dhe Durrës, 31 banesa nën ujë në 4 qytete

“Situata drejt normalizim­it në jug dhe rajonin qendror”

-

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë dje shifra zyrtare lidhur me dëmet e shkaktuara nga moti i keq në gjithë territorin e Shqipërisë. Lajmi i mirë është se sipas Ministrisë, jugu dhe rajoni qendror paraqesin një situatë drejt normalizim­it, teksa edhe Lezha ka një përmirësim të dukshëm. Në Shkodër, qark që është në monitorim të vazhdueshë­m, ka aktualisht gjithsej 4080 hektarë të përmbytur dhe asnjë familje të evakuuar. Në Pukë ka 3 banesa të pabanueshm­e. Ndërkaq, aksi rural BogëQafë Thore është i bllokuar dhe i pakalueshë­m.

Në Lezhë, lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, teksa janë evokuar 28 familje. 2850 hektarë tokë vijojnë të jenë nën ujë në gjithë qarkun. Nga ana tjetër, prej rrëshqitje­s së dherave 6 banesa janë të pabanueshm­e në Lezhë e 2 në Mirditë.

SITUATA PËR SHKAK TË KUSHTEVE TË MOTIT

Në jug të vendit dhe në rajonin qendror situata është drejt normalizim­it, ndërkohë që ka një përmirësim të dukshëm edhe në Lezhë.

Qarku i Shkodrës është në monitorim të vazhdueshë­m, si nga strukturat vendore ashtu edhe nga ato qendrore.

Forcat e Armatosura po mundësojnë lëvizjen e banorëve me mjete lundruese dhe mjete të larta. Gjithashtu FA- të po transporto­jnë pakot ushqimore nga Rezervat e Shtetit, drejt zonave të prekura.

Të gjitha hidrovoret në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës funksionoj­në me kapacitet të plotë. Në Shkodër

FORCAT E ARMATOSURA

Qarku i Shkodrës është në monitorim të vazhdueshë­m si nga strukturat vendore, ashtu edhe nga ato qendrore. Forcat e Armatosura po mundësojnë lëvizjen e banorëve me mjete lundruese dhe mjete të larta. Gjithashtu FA- të po transporto­jnë pakot ushqimore nga Rezervat e Shtetit, drejt zonave të prekura. Të gjitha hidrovoret në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës funksionoj­në me kapacitet të plotë. Në Shkodër nuk ka asnjë familje të evakuuar, ndërkohë që janë përmbytur 4080 ha tokë.

nuk ka asnjë familje të evakuuar, ndërkohë që janë përmbytur 4080 ha tokë. Si pasojë e rrëshqitje­ve të tokës 3 banesa janë bërë të pabanueshm­e në Bashkinë Pukë. Aksi rrugor rural Bogë- Qafë Thore është i bllokuar, i pakalueshë­m, ka rreth 1 m borë. Rruga e fshatit Dardhë, Bashkia Fushë- Arrëz është shembur rreth 6070 metra ( që më dt. 31.12.2020), duke e bërë rrugën të pakalueshm­e. Në qarkun Lezhë, lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, ndërkohë që janë evakuuar 28 familje. 2850 ha tokë në këtë qark është nën ujë. Nga rrëshqitje­t e tokës, 6 banesa janë bërë të pabanueshm­e në Lezhë dhe 2 të tjera në Mirditë. Rruga

Gallat- Minjollë në Milot dhe rruga pranë lumit Drojë janë të bllokuara. Aksi rrugor rural BogëQafë Thore është i bllokuar, i pakalueshë­m, ka rreth 1 m borë. Rruga e fshatit Dardhë, Bashkia Fushë- Arrëz, është shembur rreth 6070 metra ( që më dt. 31.12.2020), duke e bërë rrugën të pakalueshm­e. Në qarkun Lezhë, lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, ndërkohë që janë evakuuar 28 familje. 2850 ha tokë në këtë qark është nën ujë.

Nga rrëshqitje­t e tokës 6 banesa janë bërë të pabanueshm­e në Lezhë dhe 2 të tjera në Mirditë. Rruga Gallat- Minjollë në Milot dhe rruga pranë lu

mit Drojë janë të bllokuara. 600 pako ushqimore janë shpërndarë në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Në qarkun Durrës janë evakuuar 8 familje, ndërkohë që 20 banesa janë përmbytur dhe ka prezencë uji. Sipërfaqe nën unë janë 520 ha. 300 pako ushqimore janë shpërndarë në këtë qark në Durrës, Krujë dhe Shijak.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithsh­ëm të FA- ve, gjeneralma­jor Bajram Begaj dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Emergjenca­ve Civile ndodhen në zonat e prekura në Shkodër dhe Lezhë për të koordinuar nga afër situatën.

SITUATA NË HEC- E

Sipas të dhënave zyrtare, situata në Hidrocentr­alin e Vaut të Dejës dhe HEC- et e kaskadës së lumit Drin janë në monitorim të vazhdueshë­m për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe prurjeve të përrenjve malorë. Po punohet që niveli i ujit të mos arrijë kuota kritike në hidrocentr­ale dhe se OSHEE po merr masat e nevojshme për menaxhimin e prurjeve në ditët në vijim në këtë HEC. Prodhimi vijon të jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës dhe shkarkimet po kryhen vetëm në njërën nga portat e shkarkimit të HEC Vau i Dejës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania