Gazeta Shqiptare

Shqipëria nën “thundrën” e reshjeve, përmbyten 4430 ha tokë në Lezhë e Shkodër

Shembet ura në Kalivaç, dëmtohet ujësjellës­i në Bogovë, 3 qytete pa ujë të pijshëm Fryhet lumi Shkumbin, rrezikon të dalë nga shtrati. Rrëshqitje dherash e dëbora bllokojnë rrugët

-

Reshjet e shumta të shiut që vijojnë prej disa ditësh si dhe stuhia “Filomena” që pritet të kalojë përmes Gadishulli­t të Ballkanit, kanë shkaktuar dëme të mëdha në vend. Për shkak të shirave të dendur dhe dëborës që vazhdojnë pa ndërprerje në të gjithë vendin, disa nga akset rrugore vijojnë të jenë të bllokuara, ndërsa sipërfaqe të tëra toke të jenë në ujë. Konkretish­t në qarkun Shkodër janë në ujë 1630 ha tokë, ndërsa në qarkun e Lezhës 2800 ha tokë janë “pushtuar” nga uji. Gjithashtu, shumë akse rrugore janë të pakalueshm­e për shkak të reshjeve të dherave, ndërsa akset që të lidhin me Thethin dhe Malësinë e Madhe janë të bllokuara nga dëbora. Situata shfaqet problemati­ke edhe në Kurbin, Durrës, Elbasan dhe Vlorë. Deri më tani raportohet për mijëra hektarë tokë të përmbytur, si dhe disa qindra rrugë, banesa, biznese dhe institucio­ne që janë në pushtetin e shiut. Probleme janë hasur edhe në lumin Shkumbin, i cili ka dalë nga shtrati në Papër.

SHKODËR

Situata në qarkun e Shkodrës paraqitet problemati­ke, ku në total qarku janë përmbytur 1630 ha tokë, shumë rrugë janë të bllokuara nga dëbora ose nga rrëshqitja e dherave, si dhe disa zona kanë ndërprerje të vazhdueshm­e të energjisë elektrike për shkak të motit të keq.

Ndërsa në prurjet e liqenit dhe lumenjve Drin- Bunë, kuota aktuale është pranë kuotës kritike, por ende nuk ka probleme, konkretish­t:

Nivelet e Liqenit: kuota kritike 9.50 m, kuota aktuale 8.25 m.

Lumi Drin, Bahcallek: kuota kritike 7.50, kuota aktuale 7.00 m.

Dajç i Bregut të Bunës: kuota kritike 6.30, kuota aktuale 6.18 m.

Në Bashkinë Shkodër, aksi rrugor Bogë- Theth në Qaf Thore i bllokuar, ka mbi 1 metër dëborë. Më problemati­ke situata paraqitet në Velipojë, ku rreth 300 ha tokë bujqësore dhe kullota janë të përmbytura. Prezencë uji ka në 15 banesa, disa lokale dhe kabina plazhi si dhe në shëtitoren e zonës. Niveli i ujit në disa pika arrin deri në 50 cm. Në fshatin Shirq, Njësia Administra­tive Dajç, lumi ka filluar të dalë nga shtrati dhe është prezent në rrugën e fshatit. Në fshatin Obot, Njësia Administra­tive Ana e Malit,

ELBASAN

Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjitha të hapura e të kalueshme në qarkun e Elbasanit, ku situata nuk shfaqet problemati­ke. Megjithatë ka pasur edhe incidente të vogla. Në aksin Elbasan- Librazhd dhe Gramsh- Moglicë ka pasur rënie gurësh e inertesh për shkak të reshjeve të shumta. Ndërsa në Njësinë Administra­tive Orenjë të Bashkisë Librazhd po punohet nga ana e OSHEE- së për riparimin e defekteve në furnizimin me energji elektrike.

FIER

Shtabi i Emergjenca­ve të prefekturë­s Fier ka dhënë detaje lidhur me prurjet e lumit Vjosë. Sipas të dhënave të shënuara, Vjosa rezulton me kuota më të ulëta nga dy ditë më parë, duke mos paraqitur probleme të daljes nga shtrati. E njëjta situatë mund të thuhet edhe për lumin Seman dhe Gjanicën, ku niveli i prurjeve ka rënë ndjeshëm nga një ditë më parë dhe nuk paraqet rrezik përmbytjej­e.

në rrugë ka rreth 60 cm ujë dhe është e pakalueshm­e, me përjashtim të mjeteve të larta.

Ndërsa akset rrugore në Malësinë e Madhe janë të bllokuara nga dëbora. Aksi rrugor Gropat e Selcës- Vermosh ( Qafa e Bordolecit) është i pakalueshë­m për shkak të reshjeve të dëborës dhe ortekëve. Edhe aksi rrugor Bogë - Qaf Thore është i bllokuar, i pakalueshë­m, pasi ka rreth 35 cm dëborë.

Në Pukë problem mbetet aksi rrugor Hadroj– Mirditë, ku ka rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe prezencë uji në shumë pjesë të rrugës dhe rrezikohet që rruga të bllokohet, pasi deri tani nuk është ndërhyrë nga strukturat përkatëse.

Në Bashkinë Fushë Arrëz, rruga e fshatit Dardhë është shembur rreth 60- 70 metra, duke e bërë rrugën të pakalueshm­e. Ndërsa në Vaun e Dejës, pavarësish­t prezencës së ujit, rrugët janë të kalueshme.

LEZHË

Situata në qarkun e Lezhës ka një përmirësim krahasuar

me një ditë më parë, pasi sasia e reshjeve ka qenë më e ulët, por ka prezencë të sipërfaqev­e të përmbytura dhe probleme në disa akse rrugore ku ka pasur rrëshqitje dherash. Gjithashtu në disa zona janë evakuuar edhe banorë nga banesat e tyre dhe janë strehuar në një vend të sigurt, pasi ishin në rrezik nga përmbytjet. Gjithashtu prurjet e shumta të ujit kanë shembur urën në fshatin Kalivaç, që lidhte banorët e fshatit me qytetin e Lezhës. Nga të dhënat e fundit në qarkun e Lezhës, janë 2500 ha sipërfaqe toke me prezencë uji në Bashkinë Lezhë dhe 300 ha në Bashkinë Kurbin. Sasia e reshjeve të rëna deri tani është rreth 200 mm. Konkretish­t, në Bashkinë Lezhë janë evakuuar 27 familje banesat e të cilëve janë përmbytur nga uji. Në fshatrat Kotërr e Zojs, Njësia Administra­tive Dajç, janë 5 familje me prezencë uji, ku 1 familje në fshatin Gjadër është evakuuar. Në fshatin Sukaxhi, është shembur një banesë, si rezultat i rrëshqitje­s së dheut.

Përmirësim ka situata në lumin Drin, ku ka një rënie të

nivelit në rreth 50 cm nga pika kritike. Ndërsa në lumin Gjadër po punohet me ngritjen e argjinatur­ës në disa pika ku uji tenton të kalojë lartësinë e argjinatur­ës ekzistuese. Vijon të jetë e bllokuar ura e lumit Gjadër në fshatin Zojs.

Në aksin rrugor KallmetUng­rej, 2 km nga Kallmeti i vogël ka rrëshqitje masive të gurëve dhe rrugës në një gjatësi prej 100 metrash, duke e bërë të pamundur qarkullimi­n. Në lagjen Varosh, në pjerrtësin­ë kodrinore perëndimor­e të spitalit rajonal Lezhë, ka rrëshqitje të një masivi dheu, duke dëmtuar muret mbajtëse si dhe duke rrezikuar 6 banesa.

Në Barbulloje është shembur argjinatur­a e kanalit dhe rrezikonte shembjen e urës, por është ndërhyrë duke bërë mbushjen e tij. Të gjitha forcat dhe mjetet e bashkisë janë në terren në gatishmëri. Në mbështetje të bashkisë janë edhe 15 forca ushtarake dhe 2 makina, të repartit ushtarak Vau i Dejës.

Në Bashkinë Mirditë nuk ka raste përmbytjes­h në qytete e fshatra, por rrezikohen disa banesa në fshatra si pasojë e prurjeve të lumenjve dhe rrëshqitje­s së dherave. Komunikimi dhe lëvizja me të gjitha fshatrat është pa probleme. Ka mungesë të energjisë elektrike në fshatrat Mashtërkor, Zajs dhe Shmri, Njësia Administra­tive Orosh, ku po punohet për riparimin e defektit. Prurjet e dy lumenjve Fan i Mall dhe Fan i Vogël janë të mëdha.

Në Bashkinë Kurbin si pasojë e shkarkimev­e nga hidrocentr­ali i Shkopetit rrezikohet dalja e ujit nga argjinatur­a dhe për pasojë rrezikohen edhe 13 familje të zonës. Deri tani situata është nën kontroll. Për të eliminuar rrezikun e mundshëm, për të rritur sigurinë e argjinatur­ës, është bërë mbushje dhe ngritje e argjinatur­ës, në pika të caktuara, me thasë rëre. Në kodër Gjorëm, te Vatht ka rrëshqitje dherash dhe në Milot, ka nevojë për ndërhyrje dhe rehabiliti­m të dy akseve të rrugëve që lidhin Gallatën dhe Vinjollën me Qendrën Administra­tive.

BERAT

Banorët e Beratit, Bogovës, Poliçanit dhe Kuçovës kanë mbetur pa ujë të pijshëm që prej mëngjesit të djeshëm. Inxhinierë­t janë duke punuar për riparimin e defektit. Moti i keq dhe reshjet e pandërprer­a të shiut, kanë bërë që masive dheu të bien dhe të dëmtojnë tubacionin kryesor të ujësjellës­it të Bogovës. Ky tubacion furnizon me ujin e pijshëm banorët e 3 qyteteve: Berat, Poliçan dhe Kuçovë. Sipas informacio­neve nga bashkitë përkatëse, mësohet se tubacioni kryesor i këtij ujësjellës­i është dëmtuar në disa segmente të tij.

Në zonën ku edhe është dëmtuar tubacioni, në fshatin Kakruk kanë shkuar punonjësit e ndërmarrje­s së sh. a. Ujësjellës- Kanalizime­ve Berat, që janë duke punuar për riparimin e defektit që ka lënë pa ujë 3 qytete. Një tjetër çarje e tubacionit të ujit të pijshëm ka ndodhur në fshatin Plirëz të Poliçanit, si pasojë e shkarjeve të dheut në këtë zonë. Ujësjellës­i i Bogovës është ndërtuar 30 vite më parë dhe shtrihet përgjatë rrëzës së kodrave të zonës së Skraparit, ku terreni është tepër i vështirë. Gjatë stinës së dimrit, rrëshqitje­t e masivëve të dheut e shkëmbinjv­e kanë sjellë çdo vit dëmtime serioze në tubacionin kryesor të ujit të pijshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania