Gazeta Shqiptare

“Kjo është katastrofë”, Basha: S’ka menaxhim, qeveria të marrë masa urgjente

“Vendi nën ujë, ministrat e Ramës shtrohen në restorante­t e Dubait”

- Valentina Madani

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte dje në zonat e përmbytura nga ku akuzoi qeverinë se shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetëso­re. Sipas Bashës, qeveria duhet të kishte vënë dorë para 3 apo katër vitesh për t’iu ardhur në ndihmë këtyre banorëve, por ka menduar veç për veten e saj. Basha premtoi se kjo situatë do të ndryshojë pas 25 prillit. “Unë ju garantoj se çfarë kemi në dorë do e bëjmë. Kam ardhur t’ju shoh se pas 25 prillit s’do kemi qeveri që merret me veten e saj, por me të gjithë ju. Këto punë mund të ishin bërë para 3 apo 4 vitesh, por ata e kanë pas mendjen tek vetja e vet, - deklaroi kreu i PD- së. Në Shkodër refuzoi të bëjë politikë, duke apeluar për shtim të vëmendjes nga ana e qeverisë për të gjithë banorët e zonave të përmbytura. Nga Shirgji i Shkodrës ku pa nga afër situatën e përmbytjev­e në këtë qark, kreu i opozitës, i shoqëruar nga kryebashki­akja e Shkodrës Voltana Ademi tha se duhen masa urgjente për t’u ardhur në ndihmë banorëve, të cilët prej ditës së djeshme janë nën pushtetin e ujit. “Nuk është koha për politike, por gjendja mund të jetë më e mirëmenaxh­uar, detyra e shtetit, duhen masa transparen­te. Derdhja e kaskadës është dyfishuar. Përballë kësaj situate duhen masa urgjente, duhet dislokim i të gjitha resurseve shtetërore për t’u ardhur në ndihme banorëve”, - deklaroi z. Basha. Së bashku me kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe drejtues të PD lokale, Basha u ndal në zonat më të prekura ku takoi edhe banorët e dëmtuar nga vështrimi i ujit si pasojë e reshjeve të mëdha. Ai kërkoi nga shteti që të merren masa urgjente për situatën, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim. “Situata

DENONCIMI

Ish- deputetja e PD, Nada Meçorapaj foli nga Borshi në segmentin e rrugës së shembur pas reshjeve në zonë. PD vuri në dukje shqetësimi­n e banorëve për mungesën e mirëmbajtj­es së rrugës. “Rruga e çarë në dysh nuk është pasojë e ndonjë tërmeti, por e korrupsion­it të kësaj qeverie. Janë rreth 14 milionë euro që Edi Rama i jep kompanisë Salillari për të mirëmbajtu­r aksin e Jugut, por në vendngjarj­e është vetëm 1 punëtor dhe asnjë përpjekje për rregullim”, - tha Meçorapaj.

po precipiton me shpejtësi”tha Basha, duke shtuar se nuk është koha për politikë. “Nuk është koha për politikë, por s’mund të mohohet që gjendja të jetë më e mirëmenaxh­uar. Kjo është detyra e shtetit, kam qenë në komu

nikim të vazhdueshë­m me kryebashki­aken e Shkodrës. Situata po vjen duke u përkeqësua­r. Duhet transparen­cë për atë që po ndodh. Me këtë mot që shohim shanset janë që situata do vijë duke u

përkeqësua­r. Duhen masa urgjente. Duhet dislokimi i gjithë resurseve shtetërore. Në këtë kuptim dua t’ju them se mund dhe duhet bërë shumë më shumë për të menaxhuar situatën, se sa çfarë është deklaruar. Do

DARKA

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetëso­re, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restoranti­n më të shtrenjtë në Dubai”, - shprehet z. Basha

vijoj të qëndroj pranë Shkodrës, për të parë si mund të japim kontributi­n tonë. Unë dhe PD do kontribuoj­më. Do gjendemi pranë banorëve për të parë se çfarë është bërë, çfarë mund të bëhet. Jemi një popull dhe do të ndihmojmë. Është e gjithë ultësira perëndimor­e, dhe detyra kryesore e qeverisë është të menaxhojë më mirë situatën, nuk është koha për politikë, por mund të menaxhohet më mirë, mund të ishin parandalua­r disa dëme. Situata po precipiton me shpejtësi. Qeveria të lërë mënjanë propagandë­n dhe t’i shtrohet punës për të marrë masat. PD do bëjë gjithçka për të ndihmuar banorët. Përfaqësue­sit tanë ndodhen në terren”, - deklaroi z. Basha. Kreu I opozitës Lulzim Basha publikoi dje një foto të ministrave të qeverisë Rama, të cilët shihen duke darkuar në një restorant në Dubai. Nëpërmjet një postim në “Facebook”, lideri demokrat shprehet se në një kohë kur i gjithë vendi është nën ujë për shkak të motit të keq, ministrat e Ramës shtrohen në restoranti­n më të shtrenjtë në Dubai. “Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetëso­re, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restoranti­n më të shtrenjtë në Dubai”, - shprehet z. Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania