Gazeta Shqiptare

Kryemadhi në tokat e përmbytura në Laç: Mungesa e menaxhimit ka sjellë gjendjen e vështirë

Përmbytjet, kryetarja e LSI: Qeveria, e paaftë të menaxhojë krizat

-

Monika

Kryemadhi ka shkuar këtë të diel në Laç, ku ka vizituar tokat bujqësore të përmbytura si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Sipas kryetares së LSIsë, gjithë këtë situatë e ka sjellë mungesa e seriozitet­it nga shteti dhe mungesa e ndihmave. “Ngelëm 30 vjet dhe s’po bëjmë dot një studim sepse faj kemi edhe ne që nganjëherë mbyllim sytë për hir të stabilitet­it, por për hir të stabilitet­it fusim popullin pastaj në destabilit­et ekonomik, shpirtëror dhe social dhe kjo në fakt është nganjëherë edhe e dhimbshme dhe ndoshta është edhe një nga arsyet që ne duhet të ndryshojmë metodologj­inë jo vetëm të të bërit politikë, por edhe të përuljes ndaj njerëzve”, - tha Kryemadhi. Më herët Kryemadhi ishte në Sauk, ku bashkëbise­doi me qytetarët, me të cilët ka folur për problemati­kat me të cilat përballen. Ajo foli për situatën në vend si pasojë e përmbytjev­e, ku bëri përgjegjës­e qeverinë për gjendjen e krijuar. “Ne e lamë që të diskutonim sot, pasi edhe 105 ditë na kanë ngelë nga 5 prilli. Ajo që ne duam të shikojmë, të jemi pranë njëritjetr­it në këtë situatë të tmerrshme, ku shiu do të vazhdojë sipas specialist­ëve. Nëse 1 vit më parë kishim tërmetin që la mijëra familje jashtë, pastaj pandemia që mbylli biznese të tëra e la pa punë mijëra shqiptarë. Covidi që shkatërroi emocionali­sht familjet tona dhe tani nga ana tjetër kemi edhe këtë situatë që shikojmë një papërgjegj­shmëri të qeverisë. E thënë shkurt totalisht të paaftë. Nuk më duken vetëm të paaftë por edhe të poshtër, pasi ju mungon dashuria për të ndihmuar njerëzit. Sepse mund të jesh i paftë, por ke dëshirë për ti ndihmuar njerëzit. Por paaftësia e tyre ka kaluar tashmë çdo lloj limiti”, - tha Kryemadhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania