Gazeta Shqiptare

“Shumë reshje, pak dëme”, Rama: Ndërhyrjet shmangën përmbytjet masive

“Ministrat, darkë luksoze në Dubai”, kryeminist­ri replikon me komentuesi­t “Me këtë intensitet reshjesh, as Gjermania s’ka çfarë bën”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama pa dje nga afër situ atën e përmbytjev­e në Shkodër e Lezhë. Edhe pse niveli i reshjeve ka qenë tepër i lartë, shefi i qeverisë deklaroi se dëmet nga përmbytjet janë shumë të vogla krahasuar me vitin 2010. Sipas tij, shkak është bërë zhbllokimi i kanaleve kulluese dhe vendosja e argjinatur­ave. “Sikur mos të kishim bërë gjithë atë punë, do të ishin mijëra familje të evakuuara, siç ndodhi në atë përmbytjen e 2010- ës. Mbrëmë pas gjitha të dhënat, fola dhe me Becin, dhe pashë që intensitet­i i reshjeve ishte shumë më i madh. Kur vjen një intensitet i tillë reshjesh, jo ne, po as Gjermania apo Parisin nuk ka çfarë bën. Në këtë rast, gjëja më e rëndësishm­e është që janë mbrojtur banesat. Numrat janë të vegjël, 40 familje që evakuohen është numër shumë i vogël, por me ato do të merremi”, - u shpreh Edi Rama. Ndërsa në inspektimi­n e kaskadës së Vaut të Dejës, Rama u informua se shkarkimet kanë qenë minimale. “Jemi në kapacitet të plotë të prodhimit dhe në minimum të shkarkimit”. Edhe vizitën në Lezhë kryeminist­ri Rama e nisi me krahasimin me situatës aktuale me përmbytjet e vitit 2010. “Pashë që niveli i reshjeve është më i madh, dhe jo pak, por dy herë më i madh se ai në vitin 2010”, - theksoi Edi Rama. Investimet e qeverisë në zonën e Gjadrit me hapjen e kanaleve kulluese dhe forcimin e barrierave mbrojtëse bënë që sipas Ramës të frenohej më e keqja. “Po pastrimi që i është bërë kanalit është fondamenta­l, të mos ishte bërë pastrimi i kanalit do shikonim çfarë do të thotë përmbytje për shkak të njeriut”, - deklaroi Rama. Në takimet me banorët nuk la pa shigjetuar edhe opozitën. “Se ti je demokrat i zgjuar, prandaj je lëkundur. Ti e kujton shumë mirë lëkundjen e madhe”, - deklaroi kryeminist­ri. Rama përmendi se edhe ato pak banesa që janë përmbytur kanë ardhur për shkak të ndërtimit pa kriter ndër vite në zona ku është e ndaluar. Në Lezhë Rama pa nga afër edhe

ERION BRAÇE

Zv. kryeminist­ri Erion Braçe iu bëri dje thirrje të gjithë banorëve të fshatrave buzë Shkumbinit që të heqin çdo gjë, mjete e bagëti, pasi prurjet e lumit, prej mëngjesit të kësaj të diele janë rritur me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë. Braçe u shpreh se ata duhet të veprojnë urgjentish­t tani, pasi lumi Shkumbin po sjell shumë rrezik.

një zonë të dëmtuar nga rrëshqitje­t e dherave duke apeluar për t’u qëndruar afër familjeve të prekura. Pasi shikoi nga afër dëmet e shkaktuara në Lezhë nga përmbytjet, kryeminist­ri Edi Rama vizitoi edhe Obotin, një zonë historikis­ht problemati­ke nga përmbytjet.

REPLIKAT

Po dje kryeminist­ri Edi Rama replikoi me komentuesi­t në ‘ Facebook’ në lidhje me pamjet e publikuara një ditë më parë në rrjetet sociale për

një darkë të ministrave të tij në Dubai. Teksa sqaroi të vërtetën, Rama shkruan se “Në Dubai ka shkuar një grup i madh me përfaqësue­s të qeverise, pushtetit vendor, mediave, me ftesë nga pala pritëse”. “1- Mos u mbyt në portalet e atyre që vetëm hedhin helm, po informohu dhe do ta mësosh që në Dubai ka shkuar një grup i madh me përfaqësue­s të qeverisë, pushtetit vendor, mediave, me ftesë nga pala pritëse dhe s’kanë shkuar për karkaleca po për të sjellë investime në Shqipëri, ndërkohë që tërë shpenzimet mbulohen prej mikpritësv­e, kështu që kjo që thua s’ka asnjë lidhje, ndërsa lokalin e vogël nuk besoj të ta mbyllë qeveria, se qeveria nuk mbyll lokale dhe ty nuk të ka lënë jetim, sepse kush ka lokal të vogël i janë hequr taksat e qeverisë dhe i janë bërë zero! 2- Patjetër që e kam parë dhe ja ku e ke edhe përgjigjen, shumë e thjeshtë! Dhe me këtë rast mësoje se qysh se kam ardhur unë në qeveri ministrat e kanë të ndaluar të shkojnë me pushime jashtë shtetit, përfshirë edhe mua natyrisht! Kështu që zgjidh e merr, o faktet o përrallat me gjellë pasanikesh! 3 – Sigurisht që nuk kam lidhje me gënjeshtrë­n, sepse nuk jam as portal, as shqupatar, po kam detyrën të them të vërtetën për gjithçka bëjmë në këtë detyrë! Ka një shprehje të bukur që thotë kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës e vërteta akoma s’ka veshur pantallona­t dhe e di pse, sepse ka shumë njerëz që priren t’i besojnë gënjeshtra­t më shumë se sa të vërtetat! Zgjidh e merr, po mësoje me këtë rast që kur unë them fakte, nuk i luan as topi, sepse faktet verifikohe­n nuk janë si dokrrat!”, - përgjigjet z. Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania