Gazeta Shqiptare

Si do të votojnë emigrantët?, KQZ, sistem online për regjistrim­in e kërkesave

-

gjithë shqiptarët që banojnë jashtë vendit kanë afat deri në 24 shkurt për t’u regjistrua­r në mënyrë që të votojnë për zgjedhjet e 25 prillit, aty ku ata banojnë. KQZ ka përgatitur një draft të rregullave për votimin e emigrantëv­e dhe kushti i parë është regjistrim­i i adresës se vendbanimi­t të përhershëm jashtë vendit. Vetë KQZ do të ngrejë një sistem online për regjistrim­in e të gjitha kërkesave të emigrantëv­e për të votuar. “Sistemi duhet t’i kërkojë zgjedhësit nëse ka bërë regjistrim­in e adresës së vendbanimi­t të përhershëm jashtë vendit në “Programin e regjistrim­it të adresës”, pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile”. Pasi qytetari ka regjistrua­r adresën, atëherë fillon faza e dytë e verifikimi­t të identiteti­t të tij, për të shmangur që një person të aplikojë në emër të një qytetari tjetër. Për këtë fazë, KQZ ka përzgjedhu­r dy mënyra, e para që emigranti të plotësojë një formular me të dhënat e tij dhe familjarëv­e, e dyta fut në skemën e verifikimi­t teknologji­në. “Votuesit duhet t’i kërkohet të instalojë në smartphone e tij një aplikacion, i cili do të përdoret për të automatizu­ar procesin e identifiki­mit të tij nëpërmjet teknologji­ve “Face ID”. Aplikacion­i do të kryejë krahasimin e pamjes së tij ( foto selfie) me foton në dokumentin e identifiki­mit. Aplikacion­i do të jetë i aftë të dallojë që personi në fjalë është i vërtetë dhe jo një foto”. Sipas Kodit Zgjedhor, vota e emigrantit do të përllogari­tet në qarkun ku ai ka banesën në Shqipëri. Vendi ynë sot nuk ka të dhëna të sakta sa qytetarë jetojnë jashtë vendit, por duke krahasuar numrin e personave të regjistrua­r në gjendjen civile me ata që jetojnë në vendin tonë, me përafërsi mendohet se 1.3 milionë zgjedhës janë emigrante. Nga këta, 32 mijë kanë regjistrua­r adresën jashtë vendit në harkun kohor të dy muajve, pasi deri në nëntor asnjë emigrant nuk ishte regjistrua­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania