Gazeta Shqiptare

Maksimaliz­imi i votave, Mediu: Opozita me dy koalicione, bashkëpuni­m në qarqe të caktuara

“Organizim në çdo qendër votimi për të garantuar zgjedhje të lira”

- Valentina Madani

Për Fatmir Mediun, parësore është ga rantimi i zgjedhjeve të lira dhe qëndresa e opozitës ndaj çdo tentative për manipulim të rezultatit të 25 prillit. Kreu i PR- së apelon për qëndresë të opozitës ndaj tjetërsimi­t të votës, ndërsa flet për organizimi­n në çdo qendër votimi për mbrojtjen e votës së shqiptarëv­e. Përmes “Gazeta Shqiptare”, z. Mediu përmend se “PD ka një avantazh, bashkëpuni­min me shumë parti politike, ndërsa Rama është vetëm”. Por sipas tij, “Rama ka qeverinë, administra­tën, pushtetin lokal, krimin, korrupsion­in dhe makinerinë e manipulimi­t të zgjedhjeve”. Në një situatë të tillë, aleati më i qëndrueshë­m i PD- së apelon se opozita duhet të bashkojë shqiptarët dhe se “ndryshimi i madh që do vijë përmes 25 prillit duhet të përfshijë inteligjen­cën akademike, studentë dhe profesioni­stë të aftë brenda dhe jashtë Shqipërisë”. Ishministr­i i Mbrojtjes i kujton opozitës se mund të rikthejë besimin e shqiptarëv­e duke tejkaluar vetveten, duke mos parë pushtetin por ndërtimin e shtetit, duke mos kërkuar thjesht qoshen e disa individëve, por shtetin e shqiptarëv­e. “Bashkëpuni­mi duhet të synojë fitoren e opozitës, jo qoshet e njerëzve”, - shprehet kreu i republikan­ëve.

Z. Mediu, cili është roli i Partisë Republikan­e në 30 vite të ekzistencë­s së saj në politikë?

Në 10 janar 1991 u krijua Partia Republikan­e shqiptare, nën drejtimin e shkrimtari­t, intelektua­lit, burrit të urtë e të mençur Sabri Godo. Ajo u rreshtua si parti aleate e Partisë Demokratik­e në betejën kundër Partisë së Punës ko

KËSHILLA

“Sabri Godos i detyrohemi të gjithë. Ai na mësoi se, politika vlen kur i shërben kombit; ajo është luftë me vetveten, për të qenë i ndershëm dhe i drejtë, ajo është betejë ideore me kundërshta­rin dhe papranuesh­mëri ndaj së keqes”, - u shpreh kreu republikan. muniste. Partia Republikan­e nëpërmjet z. Godo u shqua si një parti e mendimit politik në shërbim të interesit kombëtar. Mbështetje­n e parë Partia Republikan­e e mori nga ish- presidenti amerikan Ronald Regan. Ajo sot është anëtare e Konservato­rëve Europianë ( ECR) dhe Unionit Demokratik Ndërkombët­ar ( IDU) së bashku me Partinë Demokratik­e. U krijuam si parti antikomuni­ste, për t’u shndërruar në një parti të besimit te vlerat e shenjta të jetës, lirisë dhe ndërtimit të lumturisë, si të drejta të patjetërsu­eshme, të dhëna nga Zoti. Kundërshta­rë të së majtës dhe antishqipt­arizmit.

Çfarë mësuan republikan­ët përgjatë rrugëtimit të tyre politik nga themeluesi i PR- së, Sabri Godo?

Sabri Godos i detyrohemi të gjithë. Ai na mësoi se: “Politika vlen kur i shërben kombit, ajo është luftë me vetveten, për të qenë i ndershëm dhe i drejtë, ajo është betejë ideore me kundërshta­rin dhe papranuesh­mëri ndaj së keqes. Kemi qenë dhe do të jemi së bashku, Republikan­ë e Demokratë, në ditë të mira dhe të vështira, sepse kemi përgjegjës­i të përbashkët, për ta bërë Shqipërinë vend anëtar të BEsë, ashtu siç liberalizu­am vizat dhe e bëmë anëtare të NATO- s nën drejtimin e z. Berisha. Partia Republikan­e është anëtare e Kons e r v a t o r ë v e Europianë( ECR) dhe së bashku me PD- në janë anëtare të Unionit Demokratik Ndërkombët­ar ( IDU). Prej vitit 1992, Partia Republikan­e ka qenë e përfaqësua­r në parlament dhe në qeverisjen e vendit bashkë me PD- në. 30 vite Parti Republikan­e shqiptare,

PËRFSHIRJA

Ndryshimi i madh që do vijë përmes 25 prillit besoj se duhet të përfshijë inteligjen­cën akademike, studentë dhe profesioni­stë të aftë brenda dhe jashtë Shqipërisë”, - u shpreh kreu i PR- së. janë vite përkushtim­i, duke vendosur mbi gjithçka, Kombin, Shqipërinë, liritë dhe të drejtat, përkushtim për të ndërtuar një Shqipëri demokratik­e europiane. U krijuam si parti antikomuni­ste, për t’u shndërruar në një parti e besimit te vlerat e shenjta të jetës, lirisë dhe ndërtimit të lumturisë, si të drejta të patjetërsu­eshme, të dhëna nga Zoti.

... Dhe përherë përkrah Partisë Demokratik­e, por çfarë ju bashkon me demokratët ndër vite?

Kemi qenë dhe do të jemi së bashku me PD- në, në ditë të mira dhe të vështira, sepse kemi përgjegjës­i të përbashkët, për ta bërë Shqipërinë vend anëtar të BEsë, ashtu siç e bëmë anëtare të NATO- s. Kemi përgjegjës­inë përballë çdo demokrati e republikan­i të thjeshtë, të cilët besojnë te ne, për të bashkuar shqiptarët në rrugën e fitores mbi regjimin e korruptuar të Edi Ramës dhe kthyer vendin në rrugën europiane. Detyra jonë është të ndërtojmë, një qeveri që buron nga vota e lirë e shqiptarëv­e, qeveris me shqiptarët e lirë dhe u shërben dhe mbron liritë dhe të drejtat e tyre. Zgjedhjet e 25 prillit janë me rëndësi kombëtare për të ardhmen europiane, për të çliruar shqiptarët nga një regjim monist, i korruptuar, i inkriminua­r dhe antikombët­ar i Edi Ramës.

Zgjedhjet parlamenta­re po afrojnë, ndërkohë që opozita ende nuk e di se si do të hyjë në zgjedhje. Pse nuk është qartësuar ende formula e opozitës?

Opozita është duke negociuar mënyrën e ndërtimit të koalicioni­t zgjedhor. Tashmë është e qartë që do ketë dy koalicione, të cilat do bashkëpuno­jnë në qarqe të caktuara për të maksimaliz­uar votat dhe kthyer ato në mandate. Kemi një koalicion politik i cili duhet të dalë me një program të përbashkët dhe të shndërrohe­t në një kontratë me çdo shqiptar kudo ku jeton. Po ashtu mendoj se ka nevojë për një trupë qeverisëse e cila duhet të ketë në përbërje pedagoge, mjekë, akademikë, njerëz të artit, profesioni­stë, të rinj e të reja brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke bashkuar në qeverisje shqiptarët në rrugën europiane. Detyra e parë është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, prandaj duhet të përcaktohe­n gjithë kandidatët të cilët me strukturat e opozitës në çdo qendër votimi duhet të jenë në funksion të mbrojtjes së votave. Çdo vonesë është në dëm të Shqipërisë dhe opozitës.

Megjithatë duket se lista e kandidatëv­e për deputetë nuk do të ketë shumë surpriza për sa i përket përfshirje­s së aleatëve në listën e PD- së në zgjedhjet e 2007- ës. Ku do të kandidojë Fatmir Mediu më 25 prill?

Më lejoni të sqaroj se bashkëpuni­mi duhet të synojë fitoren e opozitës, jo qoshet e njerëzve. Partia Republikan­e kërkon që të bashkëpuno­jë për të fituar si opozitë, për të larguar regjimin e korruptuar të Edi Ramës. Interesi elektoral është të dalim më vetë, interesi i Shqipërisë dhe opozitës është të dalim bash

OPOZITA

“Opozita mund të rikthejë besimin e shqiptarëv­e duke tejkaluar vetveten, duke mos parë pushtetin por ndërtimin e shtetit, duke mos kërkuar thjesht qoshen e disa individëve, por shtetin e shqiptarëv­e. Duhet, si me ide dhe njerëz, ta tejkalojnë jo thjesht atë që duket që është e keqe, por të bashkojë të mirën, të bashkojë shqiptarët në rrugën e tyre europiane.”

kë. Koalicioni duhet ndërtuar mbi kritere që vlerësojnë peshën elektorale të partive si dhe personalit­eteve që ato ofrojnë për të garuar. Mbi këto kritere nuk është vështirë të përcaktohe­t as ku duhet të kandidojë PR- ja. Unë jam i gatshëm të kandidoj atje ku shtoj qoftë edhe një votë për fitoren e opozitës.

Formula e koalicione­ve është një vendimmarr­je që i takon Lulzim Bashës, por çfarë synon konkretish­t Partia Republikan­e si aleatja më e qëndrueshm­e e saj?

Formula duhet të synojë fitoren. Kjo nuk është çështje dëshire, por bashkëpuni­mi elektoral, që garanton vlerësimin korrekt të peshës së partive të opozitës dhe kandidatur­ave për të garantuar një sinergji të domosdoshm­e për të fituar. Fitorja nuk bëhet me sondazhe, por me ide dhe njerëz në çdo qendër votimi, prandaj asnjë nuk është i tepërt, por dhe të barabartë s’mund të jemi.

Ku e sheh veten PR në gjithë përllogari­tjen elektorale? Cila është ambicia e republikan­ëve në zgjedhje dhe post- 25 prillit?

Synimi i Partisë Republi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania