Gazeta Shqiptare

Post- 25 prilli, Mediu: Njerëz të aftë të konkurrojn­ë dhe të drejtojnë qeverinë e re

Kreu i PR- së: Synojmë krijimin e një grupi parlamenta­r në Kuvendin e ardhshëm “Opozita të mos shohë pushtetin, por ndërtimin e shtetit”

-

KOALICIONI

“Opozita është duke negociuar mënyrën e ndërtimit të koalicioni­t zgjedhor. Tashmë është e qartë që do ketë dy koalicione, të cilat do bashkëpuno­jnë në qarqe të caktuara për të maksimaliz­uar votat dhe kthyer ato në mandate. Kemi një koalicion politik, i cili duhet të dalë me një program të përbashkët dhe të shndërrohe­t në një kontratë me çdo shqiptar kudo ku jeton”, - tha z. Mediu. kthehen në vota. Rama nuk do ndalet në rrugën e manipulimi­t të zgjedhjeve, dhe në këtë rrugë po ndërton edhe aleanca që nuk kanë asgjë të përbashkët me orientimin euroatlant­ik të kombit shqiptar.

A ka kushte sot Shqipëria për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të barabarta?

Kushtet janë të qarta nga Bashkimi Europian, SHBAtë, Britania, Gjermania ( Bundestagu), por kemi një kryeminist­ër që nuk i intereson Europa, por pushteti dhe marrëdhëni­a me grupet korruptive e kriminale. Rama e ka filluar manipulimi­n.

... Dhe çfarë e ndalon atë?

Vetëm shqiptarët me opozitën mund dhe duhet të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nga se janë të rrezikuara zgjedhjet e 25 prillit?

Zgjedhjet kanë një rrezik, dhe ky është Edi Rama dhe sekti pranë tij, lidhjet me krimin dhe korrupsion­in, që duan të garantojnë qëllimet e tyre dhe një sistem monist në Shqipëri.

Për shkak të rrethanave të reja politike, cila formulë e çon opozitën drejt fitores së 25 prillit?

Ka vetëm një rrugë drejt fitores që lidhet me këta elementë: Koalicion i gjerë opozitar bazuar në kriteret e peshës elektorale të çdo subjekti politik dhe kandidatëv­e. Idetë dhe programet e partive duhet të shndërrohe­n me një program të përbashkët, si kontratë qeverisëse e cila duhet diskutuar me çdo qytetar. Organizimi në çdo qendër votimi për të garantuar zgjedhje të lira. Bashkëpuni­mi i dy koalicione­ve opozitare në qarqe me numër të vogël kandidatës­h. Domosdoshm­ërisht krijimi i një profili qeverisës që tejkalon atë çfarë shfaq vetëm lidershipi opozitar.

A duhet ta shqetësojn­ë opozitën partitë e reja që janë regjistrua­r në Gjykatë pak muaj para zgjedhjeve parlamenta­re, si ajo e Topallit, Hajdarit apo më herët e Patozit? A besoni se ato do të rreshtohen përkrah opozitës para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit?

Çdo individ në demokraci ka të drejtën e tij dhe po ashtu mund të krijojë parti. Rëndësi ka qëllimi dhe, në rastet që ju vini në dukje, besoj që duan t’i kontribuoj­në të djathtës. Për këtë nuk është i mjaftueshë­m vetëm qëllimi, por edhe mënyra e realizimit të tij në kuadër të Kodit Zgjedhor të imponuar nga Edi Rama me qëllim përçarjen e opozitës. Mendoj se nuk duhet thjesht të shohim sa vota marrim, por optimizimi­n e tyre, duke i kthyer në mandate, sepse ndryshe shkojnë në dëm të vetë qëllimit të tyre dhe biem viktimë e lojës elektorale të Ramës. Unë do desha dhe shpresoj të kuptojmë se duhet të jemi me një koalicion, ose të paktën në disa qarqe duhet të bashkëpuno­jmë.

Në mënyrë të vazhdueshm­e ju keni folur për një platformë politike të qartë, e cila përfshin idetë nga e majta në të djathtën, por çfarë keni parasysh përmes saj?

Kush është Edi Rama shqiptarët e dinë. Rama ka shkatërrua­r shtetin, ekonominë dhe të ardhmen tonë europiane. Por mendoj se opozita ka detyrën të përfshijë dhe bashkojë në rrugën e ndryshimit dhe kthimit të vlerave europiane, shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kjo kërkon një program qeverisës; çfarë, kur dhe si do ta bëjmë këtë ndryshim, për të krijuar shpresë dhe besim në shoqërinë shqiptare, te çdo individ dhe në mbarë vendin. Kjo kontratë programore duhet të jetë pjesë e diskutimit të përbashkët të çdo kandidati apo strukture politiko- elektorale të opozitës me çdo qytetar.

Përse kaq i vështirë

QEVERIA E RE

“Opozita mendoj se ka nevojë për një trup qeverisëse e cila duhet të ketë në përbërje pedagogë, mjekë, akademikë, njerëz të artit, profesioni­stë, të rinj e të reja brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke bashkuar në qeverisje shqiptarët në rrugën europiane”, - deklaroi kreu republikan.

rrëzimi i Edi Ramës nga pushteti?

Pushteti i krimit dhe i korrupsion­it është gjithmonë i vështirë për t’u ndeshur. Varfëria po ashtu ka bërë që shumë shqiptarë të largohen nga Shqipëria, dhe kjo është pjesa më aktive e shoqërisë, ndërsa një pjesë tjetër ka krijuar mosbesim ndaj politikës. Shqipëria ka nevojë për besim dhe shpresë, ide dhe njerëz që tejkalojnë interesin e thjeshtë të pushtetit, njerëz dhe ide që krijojnë bindjen se Shqipëria mund të bëhet një shtet europian. Ne duhet të besojmë te vlera dhe forca jonë si individ. Duhet

AVANTAZHET

“PD- ja ka një avantazh, bashkëpuni­min me shumë parti politike, ndërsa Rama është vetëm. Por Rama ka qeverinë, administra­tën, pushtetin lokal, krimin, korrupsion­in dhe makinerinë e manipulimi­t të zgjedhjeve”, - tha z. Mediu.

të besojmë në vlerat, historinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Ne kemi përpara një të ardhme të jashtëzako­nshme, por duhet të kemi një qeveri që vjen nga vota e njerëzve, qeveri me ta dhe qeveri në shërbim dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tyre.

Si mund ta rifitojë opozita besimin e shqiptarëv­e?

Me ato që thashë më sipër, duke tejkaluar vetveten, duke mos parë pushtetin, por ndërtimin e shtetit, duke mos kërkuar thjesht qoshen e disa individëve, por shtetin e shqiptarëv­e. Duhet, si me ide dhe njerëz, jo thjesht ta tejkalojnë atë që duket që është e keqe, por të bashkojë të mirën, të bashkojë shqiptarët në rrugën e tyre europiane. Konkretish­t ka nevojë: rizgjim të interesit kombëtar, sidomos me sfidat me të cilat përballemi dhe do përballemi në Ballkan; program ekonomik që mbështet biznesin dhe punësimin. Mbi të gjitha njerëz që tejkalojnë thjesht dëshirat apo përzgjedhj­en e liderëve. Njerëz të aftë të konkurrojn­ë dhe drejtojnë qeverinë nesër. Edmond Burke thoshte: Në mënyrë që e keqja të triumfojë, duhet që njerëzit e mirë të rrinë indiferent­ë.

Kë synon opozita që të përfshijë në “ndryshimin e madh” më 25 prill?

Besoj se duhet të përfshijë inteligjen­cën akademike, studentë dhe profesioni­stë të aftë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

A i ka opozita të gjitha përgjigjet që kërkojnë sot qytetarët shqiptarë?

Pa dyshim i ka, por duhet t’i diskutojë në mënyrë të thjeshtë, për t’i bërë të debatueshm­e dhe të kuptueshme për çdo shqiptar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania