Gazeta Shqiptare

Pengmarrja për 1 mln dollarë, gjykata e Tiranës pushon pas 22 vitesh hetimi dosjen për Koço Dadon

Ja fjalët e fundit të biznesmeni­t fatkeq

-

TIRANË

- Rrëmbimi i biznesmeni­t të njohur Koço Dado në 8 qershor 1998, një nga historitë më të bujshme kriminale ndër vite, e gjithashtu një dosje e hetuar, e pezulluar dhe e rihetuar mes institucio­neve të ndryshme, tanimë është një histori dhe dosje e mbyllur përfundimi­sht. Ky është vendimi i gjykatës së Tiranës që deklaron pushimin e hetimeve me kërkesë të prokuroris­ë së Tiranës, pasi ishte ish- Prokuroria e Krimeve të Rënda që ia delegoi hetimin e rrëmbimit të Koço Dados. Prokuroria vlerëson se kanë kaluar më tepër se 20 vite dhe ky qëndrim i prokuroris­ë mbështetet dhe nga gjykata, e cila thotë se për shkak të kohës së konsiderue­shme që ka kaluar dhe mungesës së provave, çështja është parashkrua­r. Grupet kriminale më të njohura të asaj kohe, protagonis­tët e krimit në vend rezultojnë të skeduar, përgjuar dhe vëzhguar. Madje edhe kriminelë të njohur edhe në ditët e sotme. Biznesmenë të njohur dhe jo, dëshmitarë dhe të afërt që janë pyetur dhjetëra herë. Por në përfundim, drejtësia u dorëzua dhe nuk mundi të zbardhë rrëmbimin e Koço Dados dhe as autorësinë e atyre që hodhën eksploziv në banesën e tij gati katër muaj pasi 45- vjeçari ishte marrë peng. Një serial veprimesh hetimore të urdhëruara në kohë të ndryshme nga prokurorë të përgjithsh­ëm dhe shefa kundër krimit të organizuar rezultuan të pafrytshme dhe në përfundim gjykata e Shkallës së Parë shpalli pushimin e dosjes që i kishte kaluar për kompetencë nga ishkrimet e rënda. As ekspertiza ndaj këtyre letrave që “Top Channel” i disponon, që u përgatitën nga rrëmbyesit për të udhëzuar familjen e tij se ku duhej t’i dorëzonin paratë. As tri kasetat ku ishte filmuar pengu nuk shërbyen për asgjë. Koço Dado u rrëmbye mbrëmjen e 8 qershorit në afërsi të ish- ambasadës në rrugën “Qemal Stafa”, pasi kishte përfunduar mbledhjen e shoqatës së biznesmenë­ve shqiptarë. Katër rrëmbyes u afruan me një mjet tip “Ford”, njëri prej tyre i vendosi pistoletën personit që gjendej nën shoqërinë e Dados, duke i thënë “Ndal, policia!” Siç pohojnë dëshmitarë­t, fjala e fundit që mundi të thotë Koço Dado përpara se të merrej forcërisht ishte pyetja “Ç’keni me mua?” Ndërsa më pas, njëri prej tyre i vendosi një kapuç në kokë dhe dy të tjerë e goditën derisa e futën në automjet. Në komunikime­t telefonike grabitësit patën kërkuar sasinë e 1 mln dollarëve në këmbim të lirimit të biznesmeni­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania