Gazeta Shqiptare

Trafikantë­t u paguajnë kamionin drejt Anglisë: Si përdoren të rinjtë shqiptarë për mbjellje hashashi

Mediat britanike: Ata që kapen, deklarojnë se janë të detyruar të punojnë si “kopshtarë” të drogës Në kërkim nga Italia për vjedhje me armë, arrestohet 23- vjeçari Briland Thani, rrezikon 20 vite burg

-

Duket se shqiptarët janë kthyer në ekspertë të vërtetë të kultivimit të hashashit, jo vetëm në vendin e tyre, por edhe jashtë kufijve. Një lloj i ri emigracion­i po haset në këto katër vitet e fundit. Natyrisht i parregullt, por që garantohet me klering nga trafikantë­t e qenieve njerëzore.

Një burim pranë Departamen­tit kundër Krimit të Organizuar citon në anonimitet se trafikantë emigrantës­h dhe të drogës po bashkëvepr­ojnë për të thithur krahë pune dhe të rinj besnikë e të betuar për të bërë medoemos para. Të dhënat tregojnë se të rinjve që ëndërrojnë dhe aspirojnë largimin nga Shqipëria, në disa raste që janë nën vëzhgim dhe përgjim, dyshohet se u është garantuar udhëtimi “falas” drejt Britanisë së Madhe me vetëm një kusht: Për të shlyer detyrimin e udhëtimit ata duhet të punojnë për trafikantë shqiptarë ose jo në këtë vend. Për muaj të tërë, ky lloj emigranti mbyllet me vullnetin e tij nëpër shtëpi, në të cilat kultivohet hashash me llamba elektrike dhe sipas sipërmarrj­eve të organizuar­a.

“Kemi të dhëna se adoleshent­ë apo të rinj, nga zona të varfra të vendit, janë rekrutuar në këtë formë nga rrjete kriminale”, pohon burimi i Gazetës “Si”, sipas të cilit prej muajsh kushdo që riatdhesoh­et në kufi, intervisto­het nga Policia Kufitare. Ende nuk është realizuar dëshmia e ndonjë të penduari që do të zbërthente këtë formë të krimit të organizuar dhe që vlerësohet në nivelet më të larta të paligjshmë­risë.

“Udhëtimi drejt tokës së premtuar – kryesisht në Britaninë e Madhe – kryhet me kamionë dhe me dëshirën e individit”, shton i njëjti burim policor. Sipas tij, në të gjitha rastet paratë e krimit dhe të drogës investohen në Shqipëri, duke i futur ngarkesat e vlerave monetare në forma të sofistikua­ra, më e rëndomta ajo përmes tregtisë së automjetev­e.

“Si u largove nga Shqipëria?” Kjo është pyetja më standarde që Policia Kufitare u drejton të rinjve që në rastin më të keq, kapen në tentativë për t’u larguar. R. Dh. është i moshës 24 vjeç. Ai është nga një fshat i Hasit dhe banon në Bathore. I riu u deportua nga Franca dhe në vijim të hetimeve për kalim të paligjshëm të kufirit, oficerët ndoqën të njëjtin standard. Me shpresën se do të shkonin disi më afër trafikantë­ve. Por si edhe të tjerët, 24- vjeçari pretendoi se kamionisti­n që takoi në Francë e ndeshi krejt rastësisht dhe jo sipas ndonjë skeme të organizuar.

Por agjenti i policisë në Komisariat­in e Rinasit këmbëngul se i riu rezulton i kategorisë “i deportuar”, kurse për herë të fundit ai e ka kaluar kufirin shqiptar nga QafëPrushi më datë 11 dhjetor 2020.

Agjenti: Përse u largove dhe ku do udhëtoje?

R. Dh.: Po udhëtoja drejt Anglisë për shkaqe ekonomike, kisha si destinacio­n final Anglinë. Agjenti: Çfarë linje ndoqe?

R. Dh.: Nga Qafë- Prushi udhëtova drejt Kosovës, më pas në rrugë tokësore Maqedoni- Serbi- Hungari dhe më pas arrita në Belgjikë. Në

Bruksel qëndrova rreth një javë. Aty takova fare rastësisht një shtetas holandez që punonte si shofer kamioni. Më tha “nëse më paguan 15 mijë paund, unë të çoj ilegal në Angli”. Ramë dakord dhe më datë 24 dhjetor u nisëm nga Belgjika drejt Anglisë, por sapo mbërritëm në Francë në Portin e Kalesë, aty na ndaloi policia franceze. Më mbajtën disa orë në polici dhe më pas më dërguan në një kamp refugjatës­h. Më pas më deportuan.

Sipas policisë, i riu tregon se në Angli nuk e priste askush dhe se ai do të provonte fatin, për një jetë më të mirë.

Përse synohen të rinjtë shqiptarë? Udhëtimi i paligjshëm drejt Britanisë së Madhe dyshohet se shkon nga 20 deri në 30 mijë paund, dhe ky është çmimi më i kripur për të rinjtë, që u llogaritet jo vetëm fatura e udhëtimit por edhe qëndrimi dhe fjetja. Shumë familje nuk kanë asnjë mundësi reale ekonomike që të paguajnë. Por ata pajtohen me ofertën që – sipas burimeve policore të Gazetës “Si”, – bëhet nga njerëz shumë të besuar dhe të afërt. “Adoleshent­ët dhe të rinjtë që synojnë Anglinë për të punuar në banesa ku mbillet hashash shpresojnë se do t’ia dalin mbanë dhe në të vërtetë ata e prekin vendin që ëndërrojnë. Personat që i përfshijnë në kultivimin e drogës nuk janë të panjohur dhe as të rastësishë­m, por bëhet fjalë për individë që jo vetëm dalin garantë, por që janë të bindur se në rastin më të keq, nëse ndodh diçka, ata nuk do të tradhtohen”, thotë zyrtari i policisë shqiptare pranë Departamen­tit për Hetimin e Krimit të Organizuar. Sipas të njëjtit burim, të rinjtë që pranojnë të ndërmarrin këtë udhëtim të rrezikshëm, pranojnë të punojnë falas derisa të shlyejnë borxhin ndaj trafikanti­t që hapi kuletën dhe pagoi e garantoi udhëtimin. Kohët e fundit shtimi masiv i shqiptarëv­e që punojnë nëpër “fermat” e kanabisit në Angli, ka shqetësuar edhe autoritete­t britanike.

Media britanike citon policinë dhe autoritete­t e drejtësisë, të cilat shprehen se shumica e shqiptarëv­e që përballen me ligjin për kultivim narkotikës­h, deklarojnë se janë detyruar të punojnë si “kopshtarë” të drogës. Njëra prej këtyre mediave, “Teesside” ( portali më i madh britanik me lajme lokale), ka publikuar verën e shkuar në një artikull emrat e shumë shqiptarëv­e si dhe deklarimet e tyre përpara drejtësisë. ( Marrë nga Gazeta “Si”)

SHKODËR – Një 23- vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombët­ar është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Shkodër për llogari të Italisë. Bëhet fjalë për Briland Thanin, banues në Plan, i cili ishte në kërkim nga autoritete­t e vendit fqinj për vjedhje me armë. Ai rrezikon të dënohet deri në 20 vite burg, teksa fillimisht do të ekstradohe­t nga Shqipëria në Itali. “Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombët­ar, si rezultat i bashkëpuni­mit dhe shkëmbimit të informacio­nit mes DVP Shkodër dhe Interpol Tirana, u organizua puna për kapjen e një 23vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Pas lokalizimi­t të vendndodhj­es së personit të kërkuar, forcat e posaçme ‘ Shqiponja’ në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në afërsi të lagjes “Vojo Kushi”, Shkodër, bënë kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit: B. Th., 23 vjeç, banues në Plan, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër- arresti për veprën penale ‘ Vjedhje me armë në rrethana rënduese’. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikua­r nga legjislaci­oni penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpuni­m me Interpol Romën, vijojnë veprimet për ekstradimi­n e këtij shtetasi drejt Italisë”, njoftoi policia. Briland Thani nga Shkodra e ka kryer 9- vjeçaren në shkollën “Pashko Vaso” në Shkodër ndërsa gjimnazin në shkollën “Jordan Misja” në Shkodër. Mesa duket ai nuk ka kryer arsim të lartë, sakaq rezulton se nuk ka punuar në asnjë punë shteti. Nga ajo që shihet në fotot që ka postuar në rrjetet sociale, Thani duket se ka pasur një jetë luksoze, pasi shihet se ka udhëtuar dhe jashtë Shqipërisë si dhe ka udhëtuar me makina të shtrenjta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania