Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri Edi Rama jep lajmin e mirë: Sot nis vaksinimi anticovid

Manastirli­u: Vaksinimi do të nisë me stafet e spitaleve Covid dhe të urgjencave Ministrja: Spitalet rajonale në gatishmëri të plotë për përballimi­n e situatës

-

mjekët, me infermierë­t në spitalet COVID, me punonjësit e urgjencave, të cilët janë në frontin e parë dhe po vijojnë këtë betejë me këtë armik të padukshëm",- tha Manastirli­u nga spitali rajonal i Durrësit, nga ku ka nisur shpërndarj­a e 36 autoambula­ncave të reja, që do të vijojë në të gjithë spitalet e vendit. "Me flotën e 36 autoambula­ncave ne kemi vendosur që të rrisim kapacitete­t e Tiranës, gjithashtu edhe të spitaleve rajonale dhe bashkiake. Spitali i parë ku shpërndahe­t flota është spitali i Durrësit, paralelish­t do të vijojmë me spitalet e tjera rajonale, nga

Kukësi deri në Sarandë, ku me këto autoambula­nca, të cilat kanë të njëjtin standard, jo vetëm do të rrisim kapacitete­t, por edhe rinovojmë kapacitete­t aty ku kemi pasur pika të dobëta", tha Manastirli­u. Ministrja e Shëndetësi­së tha se spitalet rajonale janë në gatishmëri të plotë për përballimi­n e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19. "Në këtë situatë, spitalet rajonale po bëjnë përpjekje maksimale, qoftë për shërbimet e triazhit që kanë filluar që në momentin e parë por edhe ato sipas protokolle­ve dhe udhëzuesve të rasteve që kërkojnë një trajtim postcovid dhe që kërkojnë një mbështetje respirator­e. Këto raste janë trajtuar dhe vijojnë të trajtohen në spitalet rajonale. Spitali i Durrësit ka një pavion të dedikuar për këto raste dhe jemi bërë gati që në rastet e një skenari ku do duhet që të dedikohen edhe për rastet covid, ne jemi gati me stafet e trajnuara, me aparaturat jetëshpëtu­ese, me të gjithë setin e elementëve që kanë nevojë, qoftë barna, materiale mjekësore. Po rrisim më shumë kapacitete­t për të përballuar çdo skenar që kjo pandemi mund të na sjellë dhe pikërisht edhe flota e re e autoambula­ncave, një investimi i qeverisë shqiptare në përmbushje të përgjigjes sonë ndaj pandemisë, vjen për të lehtësuar menaxhimin dhe për të krijuar kapacitete­t e nevojshme për të përballuar çdo skenar" - tha Manastirli­u. 36 autoambula­nca të reja, të pajisura me të gjithë pajisjet e ndihmës së shpejtë, investim i qeverisë shqiptare po plotësojnë flotën anticovid nëntë gjithë territorin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania