Gazeta Shqiptare

COVID- 19, 562 raste të reja pozitive dhe 8 humbje jete brenda 24 orësh

Rreth 25 mijë pacientë aktivë në të gjithë vendin

-

24 orët e fundit janë regjistrua­r 8 humbje jete nga COVID- 19. Ministria e Shëndetësi­së raporton se nga 2997 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 562 qytetarë. "Janë kryer 2997 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 562 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 172 raste në Tiranë, 41 në Vlorë, 37 në Durrës, 25 në Shkodër, 21 në Sarandë, 20 në Lushnje, 19 në Kurbin, 18 në Krujë, 17 në Lezhë, nga 16 raste në Fier, Kamzë, 15 në Kavajë, 14 në Berat, 12 në Dibër, 11 në Elbasan, 9 në Divjakë, 7 në Mat, nga 6 raste në Kukës, Delvinë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Kuçovë, Vorë, 5 në Cërrik, nga 4 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastë­r, Bulqizë, nga 3 raste në Has, Pogradec, Vau i Dejës, Selenicë, Patos, nga 2 raste në Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastë­r, Përmet, Tepelenë, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Korçë, Devoll, Malësi e Madhe, Shijak, Skrapar, Libohovë",- bëri me dije Ministria e Shëndetësi­së. Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive

COVID- 19 - STATISTIKA ( 10 JANAR 2021)

nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. "Fatkeqësis­ht me gjithë përpjekjet e mjekëve 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID- 19: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Hasi, të moshave 72- 86 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve",- thuhet në njoftimin e MSH- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania