Gazeta Shqiptare

Zbardhen emrat e 385 kandidatëv­e në fushën e mjekësisë që do t'i nënshtrohe­n provimit të shtetit

Qendra e Shërbimeve Arsimore: Dokumentac­ioni që duhet të paraqesin para testit Kalendari me data e testimit për konkurrent­ët në secilën degë

-

Prej javës së dytë të jan arit mjekët, farma cistët, stomatolog­ët e Infermierë­t do t'i nënshtrohe­n provimit të shtetit. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e plotë me emrat e 184 mjekëve, 172 mamive si dhe 29 logopedëve që do të testohen si dhe kalendarin me orarin përkatës për çdo kandidatat në degët respektive. Provimi i shtetit do të ulë në testim edhe Fizioterap­istët, Teknikët e Imazherisë e Laboratori­t. "Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit në sezonin XIX Mjekësi, ju bëjmë me dije se provimet do të zhvillohen duke filluar nga java e dytë e muajit janar 2021. Kalendari dhe listat emërore me oraret përkatëse për çdo kandidat, do të publikohen në ditët në vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore www. qsha. gov. al. Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore me adresë: Bulevardi "Zhan D'Ark", Nr. 23, Tiranë ( ishATSH)",- thuhet në njoftimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

DOKUMENTAC­IONI

Në ditën e provimit kandidati duhet të ketë me vete letërnjoft­imin ( Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrj­e në provimin e shtetit ( dokumenti origjinal); kopje të Kartë ID ose Pasaportë; faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA në një bankë të nivelit të dytë/ postë ( sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrj­es. "Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimi­t gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s'kualifikim­i; ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit",- bën me dije QSHA. Kandidatët duhet të verifikojn­ë emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të QSHA. Ligji "Për profesione­t e rregulluar­a në Republikën e Shqipërisë" në nenin 7 thekson se personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ ose kualifikim­e profesiona­le në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislaci­onin në fuqi. "Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID19 dhe në vijim të masave parandalue­se të përhapjes së tij, gjatë paraqitjes për pjesëmarrj­e në provim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme: 1. të paraqitet pranë QSHA- së i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike; 2. të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 - 2 metër me kandidatët e tjerë; 3. të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifiki­mit; 4. të ketë me vete stilolaps për nënshkrimi­n e deklaratës dhe rezultatit të testimit; 5. të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshm­e në zhvillimin e testimit",- thekson QSHA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania