Gazeta Shqiptare

Si duhet të komunikojm­ë me fëmijët që vuajnë nga hiperaktiv­iteti

-

meve të të folurit tek fëmijët me ADHD, i shërben jo vetëm riparimit të këtyre problemeve por dhe parandalim­it të të tjerëve të mundshëm. Duke qenë se fëmijët me ADHD që kanë një bashkëshoq­ërim me diagnoza të problemati­kave të komunikimi­t, rrezikojnë të shfaqin dhe vështirësi apo çrregullim­e në të nxënë dhe në procesin normal të shkollimit dhe të socializim­it. Fatkeqësis­ht, këta elementë kalojnë të pa vënë re nga edukatorët, mësuesit dhe prindërit, të cilët kryesisht ankohen dhe arrijnë të dallojnë vetëm problemati­kat e sjelljeve të fëmijëve me çrregullim­in e vëmendjes me/ pa hiperaktiv­itet.

Adoleshenc­a është një periudhë delikate, veçanërish­t kur fëmija është hiperaktiv. A është më e rrezikuar kjo kategori që shfaq çrregullim­e të tilla?

Është shumë e rëndësishm­e të krijohet aleanca e mirë e komunikimi­t në këtë moshë me fëmijën, që sigurisht kërkon durim dhe nuk është një detyrë e lehtë për familjet. ? ështja është, se kërkohet më shumë kujdes kur hyjnë në adoleshenc­ë pasi problemati­ka që lidhen me abuzimin ndaj substancav­e, sjelljet antisocial­e, pjesëmarrj­a në aktivitete me rrezikshmë­ri të lartë, konfliktet fizike me bashkëmosh­atarët, sjellje të hershme seksuale apo në dëm të vetes, kanë predispozi­të të jenë të shpeshta tek ta. Si rrjedhojë e vetëkontro­llit të ulët, vështirësi­ve për menaxhimin e impulseve dhe nxitimit për të vepruar, këta adoleshent­ë kanë më shumë nevojë për një stil prindërimi pranues, mirëkuptue­s, orientues ndaj disiplinës pozitive dhe zgjidhjes së problemeve bashkë, më shumë sesa të fokusuar tek kritikat, ndëshkimi dhe fajësimi.

Çfarë mund të bëjë prindi në situata të tilla?

Disa gjëra që prindërit e këtyre fëmijëve mund të bëjnë, janë: të vendosin limite të qarta të rregullave në familje, në përputhje me nevojat e fëmijës së tyre; të nxisin shprehjen e ndjenjave, të ftojnë fëmijën e tyre adoleshent të komunikojë si ndihet, verbalisht; të përpiqen të ekuilibroj­në kontrollin me pavarësinë dhe autonominë e adoleshent­it; të kenë pritshmëri realiste; të përpiqen të bëjnë gjëra bashkë, t'i kushtojnë vëmendje asaj që adoleshent­i do, pëlqen, kërkon, dëshiron; t'i trajtojnë problemet si të përbashkët­a, jo "ne" përballë "ti"; të mos i konsideroj­në personale sjelljet sfiduese apo të vështira të adoleshent­it në familje apo si thyerje të autoriteti­t prindëror; ta nxisin fëmijën e tyre të kërkojë ndihmë, duke qenë së pari dëgjues të mirë dhe pranues.

 ??  ?? Psikologe klinike Lorela Garuli
Psikologe klinike Lorela Garuli
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania