Gazeta Shqiptare

Për dashurinë e Fluturës që ka notat e Bahut

Një shënim për librin “Biri” dhe njohjen e hershme me Açkën

-

T’U SHKRUAJË” sillnin relieve dramatike të pozitës së femrës në një shoqëri të vdjerrë, shpesh abuzive, të dhunshme, me një antropolog­ji në thelb arkaike, ani pse në dukje “moderne” dhe liberale.

Tashmë ajo ka botuar romanin “BIRI”, kushtuar jetës, karakterit, mendimeve, ëndrrave të djalit të saj që pati një fat të keq. Unë kam pasur rastin ta njoh vetëm disa minuta këtë djalë teksa pija kafe me Fluturën në kafe “PIACA”, dhe ai se si mbiu aty pas shpinës së saj. Ishte i vogël, diku te 10, 11 vjeç. Folëm paksa dhe fytyra e tij më ka mbetur në sy, sidomos ajo urtësi, mirësi dhe sjellje fëmije tejet të edukuar. Qëndroi pak dhe iku. Por kur e pashë si portret në kopertinën e librit si dhe te disa foto që Flutura i ka hedhur në “FB”, imazhi i tij ishte po ai, sikur ia dalloja qetësinë, urtësinë dhe mirësinë. Dhe... dhe... një ngjashmëri të habitshme me të ëmën...

Romani “BIRI” është dhe s’është i tillë, domethënë “roman”, por kjo s’ka hiç rëndësi në letërsi se ç’lloj, gjini, zhanër është. Rëndësi ka si shkruhet, çfarë thuhet. Duke e lexuar atë rrëfim nëne të Fluturës, unë ndjeva përmasën e dhembjes, të cilën nuk dua ta ngacmoj sepse korja është tejet e butë. Paçka se dhembja është vetjake, ajo vinte edhe tek unë përmes përqasjes si prindër që jemi. Por them se Flutura nuk ka bërë vetëm një katarsis për veten, por diçka më shumë. Na dha fytyrën e një njeriu të urtë, të mirë, shëmbëllty­rë e një djali qëndrestar, të kthjellët, që edhe ikjen e përjetoi me një butësi prej shenjti, tejet i vetëdijshë­m dhe kurajëdhën­ës ndaj së ëmës, me të cilën qe i lidhur si uji me tokën dhe toka me qiellin.

Unë dua të respektoj një kod personal duke e çmuar këtë libër një shpirt që vajton, kujton, vlerëson dhe merr dritë nga biri i humbur në lulen e moshës. Andaj nuk kam shkruar. S’dua ta shoh librin e Fluturës si letërsi, por si një dhembje dhe pikëllim pafund nëne... Por, sapo e mbarova “BIRIN”, në gjithë ato faqe isha me Fluturën mike, shoqe, shkrimtare, nënë. Dhe i shkrova menjëherë këtë mesazh:

E shtrenjta dhe shpirtbuku­ra Flutra, Flutnesh, siç djali të thërriste! Pikën e fundit të lotit e kam ende në sy për Birin e paharruar. Sikur ishte Biri im. Biri i të gjithëve. Është melodia e ëmbël sa dhe e zymtë e nënës. Melodia ime. E të gjithëve ne, prindërve. Moxart dhe Bah së toku. Ma ke dhënë djalin, dashurinë tënde, ta njoh nga afër te ky rrëfim. Dhe e njoha. Ndiqe këshillën e tij: Ndiq dritën. Oompla Loompa, siç sfidonte dhe bënte shaka me të atin. Djali ishte i kthjellët si një Zot. Drita e tij qoftë mbi ty, jo veç si zi nëne që kurrë nuk shuhet, por edhe si nostalgji, si kujtime të bukura, Flutura. Ai ishte dhe është. Përherë. Të uroj çdo gjë të bukur, Flutura!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania