Gazeta Shqiptare

“Lista e Salihut”/ Si po shpopulloh­et nga shqiptarët Medvegja, 3000 emra u zhdukën në 5 vjet

- Fatmira Nikolli

Në 100 vitet e fundit, num ri i shqiptarëv­e në Med vegjë, në Serbinë jugore, është rrudhur ndjeshëm, aq sa tashmë flitet për shpopullim. Shpërngulj­et e mëdha që nisën me Kongresin e Berlinit, vijuan më 1912 dhe gjatë dy Luftërave Botërore. Në ditët tona, qyteti i shqiptarëv­e po humb përcaktimi­n etnik, duke rrudhur kufijtë e shtrirjes së identiteti­t tonë në Ballkan.

Hamdi Ferati, mësues nga fshati Dukat në Medvegjë, thotë se ikjet me dhunë nga Medvegja nisën që nga 1878- ta. Por “hemorragji­a” më e madhe e shqiptarëv­e në zonë, është më e vonshme dhe pothuaj shteruese. Sipas sipërmarrë­sit Muharrem Salihu, tragjedia e shqiptarëv­e në Medvegjë, në 1999- ën. “Shpërngulj­e masive dhe shqiptarë të paregjistr­uar” thotë Salihu. Për të ikurit gjatë luftës së Kosovës nuk u kujdes më askush, madje as shteti amë, dhe për Salihun, as ndërkombët­arët. Salihu thotë se “Pas luftës, u sabotuan ata që donin të ktheheshin”.

Sipërmarrë­si Muharrem

Salihu, e ndan tashmë jetën e tij mes Venecias ku jeton e punon dhe Medvegjës ku ka lindur. Rikthimi në vendin amë, për të, është çështje jetike për shqiptarët. Pas ikjeve të mëdha, shqiptarëv­e të Medvegjës u janë mohuar adresat, dhe ky është hapi i fundit i shpopullim­it. Salihu vëren se “Pasivizimi i adresave, është fenomen i ri në Serbi. Keqinterpr­etohet ligji dhe shqiptarët trajtohen si të huaj”. Pasivizimi i adresave nënkupton që shqiptarët e ikur nga Medvegja, gjatë luftës së Kosovës ose më pas, nuk gëzojnë më një adresë në vendlindje­n e tyre nëpër Medvegjë, çka çon automatiki­sht në rrudhjen e numrit të tyre. “News24” ka udhëtuar drejt Medvegjës për të marrë dëshminë e një shpopullim­i modern në kohë paqeje.

“Pasivizimi i adresave spastron territorin nga shqiptarët. Para pasivizimi­t të adresave ishin metoda të tjera. 80% të shqiptarëv­e u janë fshirë adresat nga sistemi. Për rikthimin e adresave përbën vështirësi zbatimi i ligjit”, - shton Salihu. Ajo që përndryshe do të ishte një proces normal, vështirëso­het së tepërmi nga mënyra e zbatimit të ligjit.

Shqiptarët që duan të rimarrin adresën që në fakt nuk e kanë lënë kurrë, përballen me disa pengesa. “Kur vijnë të kërkojnë adresën, iu bëhet një refuzim e zvarritje që i bën të ikin. Shqiptarëv­e në Serbi u mohohet adresa prej vitesh, herë me pretekstin që ‘ nuk keni kushte jetese’, e herë me pretekstin që ‘ nuk ju gjetëm në banesë kur erdhëm për verifikim’. Pasivizimi i adresave për shqiptarët e Medvegjës është një dukuri e dekadave të fundit. Janë të shumta familjet që përballen me fshirjen e adresës së një prej anëtarëve. Çështja tashmë po ndiqet në disa mënyra. “Kemi çuar 20 raste adresash në gjyq në Serbi. Pasivizimi i adresave është çuar si çështje edhe në Komisionin e Venecias, sepse shqiptarëv­e me këtë mënyrë u është mohuar e drejta e votës”, - thotë Salihu.

Nuk është e qartë se sa është numri real i banorëve shqiptarë në Medvegjë, por përllogari­tjet mund të jenë tregues të qartë të efekteve të rrudhjes. “Në 5 vite munguan në lista me shumë se 3 mijë veta. Të gjallët de facto po bëhen të vdekur de jure. Llogariten rreth 8 mijë shqiptarë në Medvegjë”, - thekson Salihu. Ai është cilësuar herë si Don Kishoti e herë si Mohikani i fundit, për shkak të angazhimit që ka marrë për ndërgjegjë­simin në rajon dhe në institucio­net ndërkombët­are për shpopullim­in e Medvegjës nga shqiptarët. “Është bërë mjaftueshë­m për të kuptuar problemin, por prapë nuk do reshtim”, - thotë ai. Medvegja nuk është më vetëm kufiri i fundmë i shqiptarëv­e me shqiptarët. Rrudhja e numrave etnik është më shumë se kaq. Qyteti që përbën zgjatimin tonë më të largët, është një zonë e lakmueshme ekonomike. Sipas Muharrem Salihut, “Medevegja është vazhdim i pasurive minerale të Kosovës që gjenden shumë lehtë. Po ashtu, ka miniera dhe ujëra termale që janë pasuri e madhe. Vetëm Banja e Sinjarinës, ka 26 lloj ujërash dhe një burim gjeotermie”.

Si Oskar Shnidler, që me fabrikën e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, shpëtonte hebrenjtë nga përndjekja naziste, edhe Muharrem Salihu, përmes një fabrike tekstili që ka hapur në Medvegjë, rreket të mbajë gjallë ekonominë dhe të punësojë shqiptarë, që si të papunë do detyrohesh­in të iknin. “Fabrika dhe çdo investim mundet të ndihmojnë banorët. Në shumë mënyra është tentuar izolimi total i Medvegjës që banorët të mos kenë arsye të rrinë”, - thotë Salihu, ndërsa mësues Ferati shton se shqiptarët kanë humbur arsyet për të qëndruar. Ndikimi i Salihut në qarqet politike, ekonomike, diplomatik­e dhe kulturore ka qenë i madh. Duke e kthyer në mision mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëv­e në Medvegjë, ai e ka kthyer në çështje pasivizimi­n e adresave. Salihu kujton se pas vizitës së presidenti­t shqiptar Meta në zonë, erdhi presidenti serb Vuçiç dhe pas ishministr­it shqiptar Gent Cakaj erdhën 5 ministra serbë.

Një prej shkaqeve që kanë çuar në këtë situatë është doemos si kudo, përçarja. Për Salihun, partitë e shumta politike kanë bërë dëm. “Partitë shqiptare në Serbi kanë heshtur për adresat. Në Luginën e Preshevës ka 7 subjekte politike. Një parti politike do ishte pak, tri shumë. Kanë heshtur dhe janë përdorur”, - vëren ai.

Shnidleri i shqiptarëv­e, që u vlerësua nga presidenti Meta me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeu­t”, për fushatën dhe ndërgjegjë­simin e faktorit politik e diplomatik mbi pasivizimi­n e adresave, bëri që çështja e Medvegjës të artikulohe­j në takime të ndryshme deri edhe në presidencë. Edhe Salihu, endet zyrave të huaja me lista në duar për të shpëtuar shqiptarët e ikur. Muharrem Salihu thekson se “Nuk jam vetëm në këtë betejë. Bashkë mund ta fitojmë. Nëse humbasim në Medvegjë, kjo do të vazhdojë në tërë Luginën e Preshevës”. Lista e Salihut, është lista e mbijetesës që i ka shënjuar shqiptarët në çdo kohë. Për të, Venecia është një qytet, ndërsa Medvegja qyteti i tij. Ndaj ecejaket mes Venecias, Shkupit, Prishtinës e Tiranës janë ecejaket për të qëndruar aty ku kishim qenë, duke ruajtur kulturën, traditat dhe gjuhën. Por së pari duhet një adresë. Jemi në kohë paqeje, luftërat janë krejt moderne.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania