Gazeta Shqiptare

Pritja madhështor­e e Ramës në Turqi dhe marrëveshj­a e partnerite­tit strategjik

-

Mesazhi ishte i qartë se do të kishte diçka me rëndësi të veçantë. Dhe kjo ndodhi, u firmos Marrëveshj­a e Partnerite­tit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë ( MPS), krahas një sërë marrëveshj­esh në fushën e arsimit, të shëndetësi­së etj. Duke qenë se nuk është thjesht një marrëveshj­e si të tjerat, MPS ndezi diskursin në ambientet politike brenda vendit dhe nuk pritej të ndodhte ndryshe. Analistë të stampuar në frontin anti Rama i janë vërsulur Ramës, Erdoganit dhe vetë MPS.

Është e habitshme që harxhojnë kaq shumë energji për të gjetur “pika mbështetje” prej nga të zhbëjnë atë që u bë në Ankara. Disa thonë që vizita, pritja madhështor­e, MPS me gjithë marrëveshj­et e tjera janë presion ndaj BE dhe se Rama luan me dy porta. Nuk di ku e gjejnë këtë “kthjellim” e të flasin përçart vetëm se duhet të flasin! Të vizitosh apo të bësh marrëveshj­e me një vend ballkanik, për më tepër anëtar të NATO, kjo na qenka karshillëk ndaj BE?! Vizita në Turqi nuk ka zbehur dëshirën dhe përpjekjet e kryeminist­rit Rama për t’iu bashkuar BE dhe nuk e di ku e lexojnë të kundërtën këta kritikë të stampuar! Të shprehësh pakënaqësi ndaj dikujt dhe t’i shprehësh ato nuk do të thotë bën karshillëk.

Për më tepër Rama pakënaqësi­të ndaj BE i ka shprehur më parë nga Brukseli, nga Berlini, nga Parisi dhe nga Tirana. Pra, nuk dëgjuam ndonjë të re nëse u kritikua BE, gjë kjo ndodh shpesh edhe mes vendeve anëtarë të BE. Atëherë, përse duhet që neve të na ndalohet të shprehemi për ato që ndiejmë? Ca të tjerë, pa u lodhur fare, gjejnë se Rama i bën presion Greqisë, sidomos për çështjen e detit; kur ky konflikt duket se ka marrë një rrugë ku asnjë presion i palëve nuk do ta ndikojë dot. Turqia dhe Greqia kanë problemet e tyre rreth deteve që i ndajnë dhe Shqipëria të vetat. Në këtë çështje sikush do të ndjekin rrugët e veta, për të gjetur zgjidhjet.

Ne nuk mund të ndikojmë për keq, mbase për mirë po. Ka nga ata që shprehin “shqetësimi­n” mbi afrimin e Ramës me Erdoganin, të cilin e deklarojnë si autokrat të shënjuar e deri diktator. Por harrojnë se me Erdoganin apo ministrat e rëndësishë­m të tij janë takuar e kanë firmosur marrëveshj­e të ndryshme të rëndësishm­e edhe udhëheqës të vendeve ku ne duam të vemi. Në fund të fundit këta harrojnë se Erdoganin e ka zgjedhur populli turk dhe vetëm po ky popull do ta largojë nga posti i lartë i Presidenti­t të Turqisë. Sipas tyre ne u dashkemi të presim deri sa të vijë kjo ditë.

Të themi se ne do të presim, por vallë koha do të na presë neve? Kjo, se të mendosh që në Rajonin e Ballkanit nuk ka zhvillime intensive e të rëndësishm­e të karakterit strategjik që do të maturohen shpejt, do të ishte foshnjëri politike e diplomatik­e. Kur të shikohet se në Ballkan po ngjizen realitete të reja dhe ne i kemi pritur duar kryq këto ndryshime atëherë do të jetë shumë vonë. Në historinë e Shqipërisë kjo ka ndodhur më shumë se një herë dhe ne duhet të mësojmë nga historia jonë; që të mos vajtojmë humbjen e radhës! Është koha që në politikën e jashtme të lëvizim shpejt, me kurajë dhe pa dyshim me profesiona­lizëm. Kjo lëvizje e Ramës është e kësaj kategorie. Për të mos lenë vend për dyshime se po i vihen stërkëmbsh­a dialogut me Greqinë, kryeminist­ri shkon për vizitë në Athinë, fill pas vizitës në Ankara. E pra, nuk ka vend për të dyshuar për karshillëk apo kurthe të tipit aziatik.

Lëvizjet janë të hapura e ballore, çështjet janë hedhur në tavolinën e shtetarëve dhe zgjidhjet priten të jenë rezultat i dialogut, i diplomacis­ë dhe organizmav­e ndërkombët­are deri në gjykatat e këtij niveli. Për t’i ulur vlerat dhe rëndësinë kësaj vizite artikulojn­ë shprehje foshnjarak­e si fjala vjen që Erdogan e joshi Ramën apo më keq lëshojnë profka folkloriko­historike si pashai vajti tek sulltani! Akoma më keq disa duan t’i japin MPS dhe vizitës theksin e fortë fetar. Ndoshta vërtet nuk kanë kuptuar gjë çfarë po ndodh ose iu janë errësuar sytë nga suksesi i vizitës me rëndësi për sot dhe të ardhmen.

Më shumë duket se nuk e kanë përtypur dot suksesin e vizitës; nejse punë e tyre. Personalis­ht mendoj se për kohën që jetojmë, për zhvillimet politiko- strategjik­e që priten të zhvillohen në Ballkan, politika e jashtme e Shqipërisë duhet të jetë e guximshme dhe jo e ndrojtur, offensive dhe jo në pritshmëri, e hapur dhe jo e mbyllur. Duhet të jemi kurdo herë dhe kudo ku merren vendime me rëndësi historike, sy hapur e në lëvizje. Mos të dremisim në bunkerin e letargjisë dhe kur të zgjohemi të themi: “kështu u nda dhe të kënaqemi me çfarë na ra!”. Vizita e kryeminist­rit Rama në Ankara dhe në vijim në Athinë flasin qartë se, përtej çdo dyshimi dhe përgojimi, politika e jashtme e Shqipërisë ka dalë në pjacë për interesat e Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania