Gazeta Shqiptare

Historia e rënies së ish- futbollist­it të Skënderbeu­t, nga Europa League në ligën e tretë hungareze

-

Ka

tërhequr vëmendjen e mediave ndërko mbëtare historia e ish- futbollist­it të njohur të Skënderbeu­t, Liridon Latifi. Në kohën kur klubi korçar shpallej kampion dhe arrinte deri në grupet e Europa League, pa dyshim që Latifi ishte një lojtar kyç i formacioni­t dhe një prej golashënue­sve më të mirë të skuadrës. Karriera e tij arriti deri aty sa në vitin 2017, ai u shit nga Skënderbeu për plot 1 milion euro te skuadra hungareze “Puskas Academy”, një klub i cili ishte në pronësi të kryeminist­rit hungarez Orban. Klubi i tij militonte në superligën hungareze dhe ishte pretendent për një vend në kupat e Europës çdo sezon. Bujë të madhe bëri vetëm transferim­i i tij, por ai nuk shkëlqeu kurrë në Hungari. Që në ndeshjet e para, Latifi nuk e bindi trajnerin dhe aktivizohe­j shumë pak e shënonte shumë rrallë. Aktivizimi i tij i fundit në OTP BANK LIGA, siç njihet ndryshe superliga hungareze, ka qenë në prill 2019. Lojtari kishte një pagë tepër të lartë dhe me minutat që kishte, klubi është munduar ta heqë qafe disa herë, pa ia dalë dot. Në sezonin 2019-‘ 20, ai u huazua në Moldavi, te “Sherif Tiraspol”, me shpresën për ta shitur më vonë. Eksperienc­a atje ishte e tmerrshme, me klubin moldav që e ktheu mbrapsht Latifin pas huazimit me justifikim­in që nuk ishte i duhuri. Hungarezët nuk e shitën dot as në verë Latifin, dhe e kaluan te skuadra e dytë, që militon në ligën e tretë dhe luhet një futboll thuajse amator, ndoshta edhe më i dobët se kampionati shqiptar. Ai shihej me habi në këtë divizion për shkak të pagës së tij ( rreth 25 mijë euro), shumë e pabesueshm­e në atë nivel futbollist­ik. Mirëpo, as në ligën e tretë Latifi nuk po shkëlqen, ku në 13 ndeshje, ka realizuar vetëm 3 gola, edhe pse luan si sulmues. Madje në ndeshjen e fundit, trajneri e largoi atë nga loja që në pjesën e parë. Mbetet mister se çfarë do të vendosë për të ardhmen e karrierës së tij Liridon Latifi, i cili dikur luante në grupet e Europa League dhe me kombëtaren tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania