Gazeta Shqiptare

Shqipëria nis fushatën anti- COVID, kryeminist­ri vaksinohet pas Najada Çomos

Po Basha? Rama: Radhën e ka Saliu, kur të hyjmë te moshat e tejthyera

- Voltiza Duro

Ditën e djeshme ka nisur zyrtarisht fushata e vaksinimit antiCOVID në Shqipëri, duke filluar kështu betejën kundër virusit vdekjeprur­ës që për rreth një vit ka pushtuar mbarë globin. Ashtu siç ishte lajmëruar më parë, procesi i vaksinimit është kryer në postacione­t e përgatitur­a enkas nga Ministria e Shëndetësi­së, në mjediset e stadiumit "Air Albania". Kontingjen­ti që mori dozën e parë të vaksinës anti- COVID ishin 50 punonjës të shëndetësi­së, mjekë dhe infermierë të Spitalit Infektiv në QSUT. Drejtuesja e Shërbimit Infektiv, Prof. Najada Çomo ishte zonja dhe njëkohësis­ht, mjekja e parë në Shqipëri që u vaksinua, pasuar nga mjeku Pëllumb Pipero si dhe mjeku Tritan Kalo. Po dje u vaksinua edhe kryeminist­ri Edi Rama, i cili u shpreh më herët, gjatë konferencë­s për shtyp, se vaksina nuk është e detyrueshm­e, por është e këshillues­hme, si e vetmja armë asgjësuese e COVID- 19. Ai shtoi se po e bën vaksinën për të ofruar siguri për qytetarët dhe për t'u dhënë fund teorive konspirati­ve. "Dokrrat me çipat e me manipulime të gjeneve e me transformi­me të ilirëve në vikingë apo aziatikë, janë qesharake. Vaksina është jo me detyrim. Gjithkush vendos vetë, dëshiron ta bëjë apo nuk dëshiron ta bëjë. Ka çuna ' Facebook'- u, që me diplomë false rrinë nëpër kafe e i druhen Bill Gates që do t'u marrë sekretet e filxhanit. Ka fallxhore që e konsideroj­në vaksinën një lojë të djallit. Sidoqoftë, askush nuk është i detyruar, nuk ka problem. Kush nuk do ta bëjë, nuk do ta bëjë. Vaksinimin do ta bëjnë ata që janë në vijën e parë. Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina jo vetëm është e sigurt, por vaksina është arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm. Ndërsa ministrja e Shëndetësi­së dhe anëtarët e kabinetit qeveritar janë si gjithë të tjerët dhe nuk kanë nevojë të hyjnë dhe të marrin përpara ditës që iu takon, atë që iu takon mjekëve, infermierë­ve, mësuesve, punonjësve të policisë dhe më të moshuarve", - theksoi Rama. Kryeminist­ri ndoqi të gjitha procedurat e përcaktuar­a në procesin e vaksinimit, si plotësimi i anamnezës nga ana e mjekut, vaksinimi dhe më pas pritja për 30 minuta pas vaksinimit në postacioni­n e dedikuar. Para vaksinimit,

Rama tha se vaksinat u siguruan në kushte jo të lehta, por para afatit të deklaruar më parë. "Ndihem vërtet i lehtësuar për faktin se jo vetëm kemi arritur në kushte aspak të lehta të garantojmë 500 mijë dozat e para të ' Pfizer', por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit falë marrëdhëni­eve bilaterale. Pavarësish­t angazhimin me ' COVAX' të Shqipërisë dhe të plot vendeve të tjera jashtë Bashkimit Europian, nëse do të qëndronim në pritje të ' COVAX', do ishim akoma duke pritur dhe nuk dihet ende sot, sesa do të zgjaste kjo pritje. Për këtë arsye, ne jemi angazhuar qysh në krye të herës, intensivis­ht, me kanale të tjera, siç bëjnë edhe vende të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojm­ë drejtpërdr­ejt në New York, ' Pfizer' dhe të hapim me ta një kanal negociatas­h intensive, të vështira, për shkak

VAKSINIMI

Drejtuesja e

Shërbimit Infektiv, Prof. Najada Çomo ishte zonja dhe njëkohësis­ht, mjekja e parë në Shqipëri që u vaksinua, pasuar nga mjeku Pëllumb Pipero si dhe mjeku Tritan Kalo. Po dje u vaksinua edhe kryeminist­ri Edi Rama, i cili u shpreh më herët, gjatë konferencë­s për shtyp, se vaksina nuk është e detyrueshm­e, por është e këshillues­hme, si e vetmja armë asgjësuese e COVID- 19.

të pamundësiv­e objektive. Njëkohësis­ht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale me 4 vende", - tha kreu i ekzekutivi­t.

NGA ERDHI VAKSINA

Më tej ky i fundit nuk e deklaroi se nga cili shtet ka ardhur vaksina për Shqipërinë, pasi nuk është i autorizuar për ta dhënë këtë informacio­n. "Vaksinimi që fillojmë është rezultati i parë i një prej kanaleve bilaterale me një vend të Bashkimit Europian, të cilin nuk jam i autorizuar ta bëj me dije se cili vend është, dhe kjo për shkak të kërkesës së tyre vetë. Meqë është thënë krejt gabimisht se ky vend është Greqia, mund t'ju them që jo, nuk është Greqia. Nëse do të shikoni sesi BE- ja e ka konceptuar këtë proces, në momentin kur ka vendosur të mendojë vetëm për vete, është lënë në diskrecion­in e vendeve anëtare që të ndër

tojë në rrugë bilaterale me vendet joanëtare, procese ndërveprim­i për vaksinën, të cilat janë të llojeve të ndryshme. Ka proces ku një vend X është i gatshëm të japë një pjesë të dozave që ka në dispozicio­n për shkak se nuk i përdor dot të gjitha menjëherë dhe ato mund t'i shesë. Për fat të mirë, në gjithë kanalet ku tregtohet vaksina Pfizer nuk ka negociata mbi çmimin. Çmimi është i njëjtë për të gjithë", - shtoi Rama. Ai tha se vaksina Pfizer ka çmim unik për të gjitha vendet. "Nuk negocion asnjë vend dhe kompania nuk negocion me asnjë. Është çmim unik dhe është konfidenci­al. Transporti­n, me kuaj, me mushka, me varka, me avionë, me çfarëdo që të jetë, vaksina do vijë këtu. Keni parë ju ndonjë kompani që shet dhe të merr përsipër transporti­n?" - tha kryeminist­ri.

STRATEGJIA E BE

Vaksinimi dje në Shqipëri nisi me 975 doza që i disponon vendi ynë, ndërkohë që pritet që javën e tretë të janarit të vijnë 10750 doza

nga ' Pfizer', direkt nga kompania. "Është jo vetëm e papranuesh­me moralisht dhe politikish­t, por edhe e pajustifik­ueshme logjikisht për një arsye shumë të thjeshtë; sepse Bashkimit Europian nuk i kushtonte asgjë që, ndërkohë që X vend merr X doza dhe i mban aty sepse nuk mund të bëjë vaksinimin me shpejtësin­ë që të ezaurojë të gjitha dozat që ka, fare mirë mund të linte një pjesë, sado të vogël, për vendet e rajonit dhe të thoshte se, nga të gjitha këto, 6 vende të rajonit do marrin dozat për mjekët e Infektivit. Qoftë dhe vetëm për mjekët e Infektivit. Ne nuk jemi të fortë si Bashkimi Europian dhe ne nuk i kemi sot, të gjitha dozat që na duhen për të gjithë mjekët e Shqipërisë, por edhe po t'i kishim, nuk mund t'i bëjmë në një ditë", - tha Rama. Më tej ky i fundit shtoi se për të siguruar vaksinën nevojitet besueshmër­i dhe aftësi për të influencua­r. "Ky është fakt, dhe patjetër është fakt që në një garë lypësish për vendin e tyre, unë jam pretendent për

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në mjediset e stadiumit "Air Albania" gjatë procesit të vaksinimit ndaj COVID- 19
Kryeminist­ri Edi Rama dje në mjediset e stadiumit "Air Albania" gjatë procesit të vaksinimit ndaj COVID- 19
 ??  ?? Shefja e Spitalit Infektiv, i kthyer tashmë në Covid- 1, Najada Çomo duke u vaksinuar
Shefja e Spitalit Infektiv, i kthyer tashmë në Covid- 1, Najada Çomo duke u vaksinuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania