Gazeta Shqiptare

Ulen testimet ditore të COVID- 19, 376 persona rezultojnë pozitivë

"263 pacientë të shtruar, 27 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar" Shkon në 1247 numri i viktimave, 6 vdekje në 24 orët e fundit

- Voltiza Duro

vendin e parë. Duhet besueshmër­ia dhe duhet aftësia për të influencua­r, sepse këtë që bëjmë ne, e bëjnë edhe vende të tjera që nuk janë anëtare të BE- së. Fakti që ne ia dalim në një kohë kaq të shpejtë dhe nuk jemi më mbrapa vendeve të BE- së, veçse me ditë, është tregues i eficencës sonë. Lajmi i mirë është që me dozat që kemi siguruar në këtë hap të parë do të garantojmë vaksinimin e të gjithë mjekëve, infermierë­ve, epidemiolo­gëve të Infektivit, të anti- COVID", - bëri me dije kreu i ekzekutivi­t.

VAKSINA PËR KOSOVËN

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se nga java e ardhshme pritet që Shqipëria t'i dhurojë disa doza vaksine anti- COVID Kosovës. "Mos kini merak, se s'do ngelet askush pa doza. Për mua është me rëndësi që edhe në Kosovë të nisë ky proces, pavarësish­t se nuk e zgjidhim dot problemin që kanë. Pasi nuk kanë siguruar vaksinën dhe presin ' COVAX', që është platformë, që të mund të fillojnë të paktën në frontin e parë, atje ku është vija e zjarrit, në spitalin COVID të Prishtinës. Dozat që mund t'i japim Kosovës duke nisur nga java e ardhshme janë simbolike. Por është me rëndësi që në këtë rast të mos mendojmë si BE, por të mendojmë se nuk jemi vetëm ne, pasi Kosova dhe Shqipëria janë një, edhe në gëzim, edhe në hall. Të paktën nëse është në hall, nëse s'ua zgjidhim dot, të paktën t'ua qajmë", - pohoi Rama. Pas vaksinimit, një nga gazetarët e pyeti kryeminist­rin "Po Basha?", në një kohë që Rama iu përgjigj: "Radhën për vaksinimin e ka Saliu, kur të hymë te moshat e tejthyera. Me lejen tuaj mund ta mbyllim që të shkoj të jap dhe amanetet, se s'dihet si shkon vaksina dhe na mbajtët shumë gjatë këtu. Se janë dhe ata që thonë ' po e bëre, mund të vdesësh në vend', kështu që t'i marrim këto masa", - tha Rama.

PLANIFIKIM­I

Manastirli­u tha se në ditën e parë të vaksinimit janë planifikua­r 50 punonjës të shëndetësi­së, mjekë, infermierë, për t'u vaksinuar. "Duke filluar nga nesër do të kemi të tjerë, duke ezauruar kapaciteti­n prej 60 postacione­sh. Kështu krijojmë dhe një mënyrë të mirë të eksperienc­ës në vaksinim, që është po kaq e rëndësishm­e edhe për të vlerësuar të gjitha momentet që kanë nevojë për urgjencën kombëtare, për vaksinator­ët, për ndryshimin e grupeve, për mjekët që do të asistojnë dhe po kështu për të gjithë elementët e tjerë që kanë të bëjnë me regjistrim­in e personelit që vjen. Duke kaluar në planin e vaksinimit, do të vijojmë që të kemi çdo ditë ecuri të procesit të vaksinimit, jo vetëm në Tiranë, si qendra e parë e vaksinimit të përqendrua­r, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë", - tha ministrja e Shëndetësi­së. Sipas kësaj të fundit, vaksinat aktualisht janë të ruajtura sipas temperatur­ave që kërkohen, pra, është temperatur­a ultra e ftohtë - 70 gradë.

Gjatë 24 orëve të fun dit, numri i testimeve ditore për COVID- 19 ka rënë, në një kohë që numri i vdekjeve ngelet pothuajse në të njëjtën kurbë. Përkatësis­ht, pas 1575 testimeve kanë rezultuar pozitivë 376 qytetarë, si dhe janë konfirmuar 6 humbje jete. "Janë kryer 1575 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 376 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 98 raste në Tiranë, 29 raste në Lushnjë, 27 raste në Durrës, 24 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë dhe Fier, 15 raste në Sarandë, 13 raste në Kavajë, 11 raste në Berat, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Korçë, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Dibër, Bulqizë, Vorë, 5 raste në Kavajë, Mallakastë­r, Kamëz, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kuçovë, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Belsh, Prrenjas, 2 raste në Devoll, Kukës, Lezhë, Librazhd, Gjirokastë­r, Cërrik, 1 rast në Elbasan, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Tepelenë, Roskovec, Këlcyrë, Libohovë", - bëri me dije Ministria e Shëndetësi­së. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 333 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 37981 që nga fillimi i epidemisë.

TË HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 263 pacientë, 27 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë plot 1247 qytetarë nuk kanë mundur t'i mbijetojnë betejës me koronaviru­sin. "Fatkeqësis­ht, me gjithë përpjekjet e mjekëve, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID- 19: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 56- 82 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve", - thuhet në njoftimin e Ministrisë së

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale iu bëri apel qytetarëve të respektojn­ë rregullat për të parandalua­r përhapjen e COVID- 19. "Shmangni grumbullim­et dhe ruani distancimi­n fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjienën vetjake. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, në numrin unik 127 të Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializu­ar spitalor në spitalet COVID", - apeloi MSH.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania