Gazeta Shqiptare

“Deputeti që duam”, PS përzgjedh 56 emra, Rama: Aplikuan rreth 1600 kandidatë

“I inkurajoj, një pjesë do të jenë në listën e 25 prillit”

-

Partia Socialiste nisi dje fazën e dytë të përzgjedhj­es së një pjesë të kandidatëv­e për deputetë që do të garojnë për një vend në Kuvend në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Në një takim të mbajtur online, Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS, Taulant Balla, njoftoi se një pjesë e kandidatëv­e janë skualifiku­ar që në fazën e parë, pasi nuk i përmbushni­n të gjitha kriteret për t’u përzgjedhu­r. Ai shtoi se edhe nga faza e dytë do të ketë të skualifiku­ar, por të gjithë ata që kanë garuar tashmë janë pjesë e PS dhe mund të japin kontributi­n në forma të tjera dhe jo vetëm duke qenë deputet. “Si partia më e madhe në vend, ne duam një bazë të mirë të kandidatëv­e, përfaqësue­s të komunitete­ve që përfaqësoj­në zonat e tyre denjësisht. Jam i entuziazmu­ar për interesin e lartë, të shprehur në platformën “Deputeti që duam”. Komisioni duhet të zgjidhte më të mirët në qindra aplikime. Shqipëria s’ka më asnjë lidhje tashmë me çfarë ishte 7 vite më parë. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë. Tani me bindjen për të zgjedhur njerëzit e duhur që do sjellin ndryshime të vërteta. Me lista të hapura pushteti i kthehet sovranit. Në përfundim të kësaj akademie, disa do të kenë nderin të jenë në skuadër, kurse të tjerëve i ftojmë të bashkohen me PS,” – theksoi z. Balla.

KANDIDATËT

Nga 1600 të rinj që shprehen interesin për të qenë kandidatë për deputet të PS vetëm 56 prej tyre janë përzgjedhu­r si të përshtatsh­ëm për të qenë kandidatë për deputetë, ndërsa brenda javës 20 prej tyre do të kenë vërtetë mundësinë për të qenë pjesë e listave të kandidatëv­e në zgjedhjet e 25 prillit. Për kryeminist­rin ndryshe nga sa anatemohet përfshirja në politikë është rruga e vetme për të ndryshuar vendin. Kryeminist­ri Edi

Rama gjatë fjalës së tij në konferencë­n online të zhvilluar për fushatën “Deputeti që duam”, tha se tashmë janë kualifikua­r 58 emra. “Janë 58 emra që përfshihen në listën e atyre që e kanë prezantuar më mirë pse- në e kësaj nisme individual­e dhe fuqinë e ambicies së tyre. Por nuk do të thotë që ata që nuk janë përfshirë në listë janë më pak të talentuar. Unë i inkurajoj ata që nuk kanë kaluar fazën e dytë që të mos tërhiqen por të kuptojnë se për të shpalosur potenciali­n e brendshëm duhet punë, përgatitje, trajnim”, - theksoi z. Rama. Po ashtu ai theksoi se në mandatin tonë të tretë do të kemi prioritet përfshirje­n e sa më shumë të rinjve në nivelet e

PËRZGJEDHJ­A

Të rinjtë e përzgjedhu­r me ndihmën e Fondacioni­t Fridrich Ebert do të trajnohen nga lektorë që janë ose kanë qenë pjesë e Parlamenti­t Europian. “Rreth 1600 vajza e djem, gra e burra, përgjithës­isht gjenerata e re kanë shprehur interesin e tyre në mënyrë të guximshme”, - tha z. Rama.

qeverisjes. “Shembuj njerëzish që janë s’kualifikua­r në momentet e fillimit të përzgjedhj­es së tyre ka plot, por ka ndodhur që kanë lulëzuar në karrierë duke lënë edhe emër në histori”, - u shpreh kreu i PS- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania