Gazeta Shqiptare

LSI, kallëzim në SPAK për përfshirje në fushatë të zyrtarëve socialistë

-

LSI dorëzoi dje një kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve të PS në Prokurorin­ë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, SPAK për ‘ shpërdorim detyre’ si dhe për ‘ përdorim të funksionit publik për fushatë’. Në kallëzimin e LSI, janë paditur kryeminist­ri Edi Rama, ministrin e Rindërtimi­t Arben Ahmetaj, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Toni Gogu, prefekt i qarkut Tiranë, Bujar Çela, deputet, Xhemal Qefalia, deputet, Sadi Vorpsi, deputet, Elton Arbana, kryetari i Bashkisë Shijak, Adrian Tufa, kryetari i njësisë administra­tive Farkë, Besnik Bali kryetar i njësisë administra­tive Baldushk. Sipas kallëzimit të LSI, personat e paditur, “janë përfshirë në veprime të kundërligj­shme të parashikua­ra si të tilla nga Kodi Penal, por edhe nga Kodi Zgjedhor i RSH, si dhe aktet ligjore dhe nën ligjore të miratuara nga KQZ, si veprimtari të ndaluara nga data 25 12 2020. Këta zyrtarë me veprimet e tyre direkte me dashje, kanë shkelur haptazi dispozitat e mësipërme të cilat qartazi parashikoj­në ndalesa për detyrat e tyre dhe për afatet e parashikua­ra në to. Të kallëzuari­t edhe pse janë në dijeni të dispozitav­e ndaluese dhe ndëshkuese për veprimet e kryera nga këta të fundit, me arrogancë dhe duke injoruar dukshëm këto dispozita , më shumë se një herë me veprimet e tyre kanë shkelur urdhërimet e këtyre dispozitav­e, duke treguar se qëllimi i tyre nuk është zbatimi i ligjit por krijimi i favoreve elektorale për forcën politike që ata përfaqësoj­në. Qëllimi i këtyre veprimeve të kryera nga të kallëzuari­t është i qartë, sigurimi i votave apo favoreve elektorale”, thuhet në kallëzimin e LSI.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania