Gazeta Shqiptare

‘ Varfëria e ulur këmbëkryq’, Basha: Rama e ministrat trefishojn­ë pasurinë

Kreu i PD- së: Kriminale, njerëzit nën ujë, ministrat darka luksoze në Emiratet Arabe “Premtuan investime që s’i bënë kurrë, Ramën e pret drejtësia”

- Valentina Madani

Lideri demokrat Lul zim Basha akuzon kryeminist­rin Edi Rama dhe ministrat se kanë trefishuar pasuritë në një kohë që shqiptarët varfërohen. Sipas Bashës, është e papranuesh­me që në një kohë që ekonomia rrënohet çdo ditë, papunësia rritet dhe varfëria është ulur këmbëkryq, kryeminist­ri dhe ministrat trefishojn­ë pasurinë. “Ndërsa ekonomia po rrënohet çdo ditë, papunësia rritet dhe varfëria është ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëv­e, Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë e tyre! Rama dhe qeveria e tij kujdesen vetëm për vete. Mjaft është mjaft! Është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët, dhe jo për veten”, - shprehet lideri demokrat. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha reagoi sërish dje në lidhje me videon ku shfaqeshin disa ministra dhe zyrtarë të kabinetit qeveritar ‘ Rama’ në një darkë në Dubai, në restoranti­n e Nusret- it. Përmes një postimi në ‘ Facebook’ lideri demokrat thekson se ndërkohë që vendi është në

TË DHËNAT

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se 18 nga 27 anëtarët e kabinetit të kryeminist­rit Edi Rama nga viti 2013 deri në vitin 2018, kanë probleme me justifikim­in e pasurisë në të paktën një vit të karrierës së tyre si shërbyes publikë. Nga 18 ministrat që rezultuan me deklarata me probleme, gjashtë kanë 1 deklaratë me pasuri të pajustifik­uar, nëntë kanë 2- 3 deklarata dhe tre kanë 4- 5 deklarata me probleme.

ujë nga përmbytjet për shkak të reshjeve të shiut, ministrat darkojnë në një restorant të shtrenjtë. Mes të tjerash Basha shkruan se është koha që vendi të ketë një qeveri që kujdeset për njerëzit. “Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetëso­re, ministrat e Ramës sh

trohen për shtatë palë qejfe në restoranti­n më të shtrenjtë në Dubai. Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan Basha, ndërsa postoi edhe një video nga darka në restoranti­n në Dubai.

TAKIMI

Lulzim Basha pa dje nga afër banorët e prekur nga përmbytjet në Sukth nga ku akuzoi se situata e vështirë është pasojë e premtimeve të pambajtura në 8 vite qeverisje të Edi Ramës. “Ka ardhur pas meje dhe tha do e bëjmë investim ja ku e ka po e ishte bërë s’do ishte në këtë gjendje… Urgjentish­t duhen marrë masat, premtime janë bërë dhe fjalë shumë e punë zero. Faturën e paguani ju. Ta bëjë investimin deri në fund se gjysmën e vjedh dhe në situatë emergjence s’ka arsye që mos ju vijë në ndihme për ujin apo medikament­et…… Se kjo është një zonë e goditur nga tërmeti sa herë bie shi përmbytet”, - deklaroi kreu i PD- së. Basha akuzoi qeverinë se ka braktisur qytetarët, teksa ministrat e saj tha se shtrohen në darka luksoze në një prej restorante­ve më të shtrenjta të botës në Emiratet Arabe. “Është e pafalshme që kur ju jeni pa ujë, ministrat e qeverisë shtrohen në hotelet luksoze të Emirateve, është kriminale……. Po të ishte qeveria me ju s’do shtrohej në darka luksoze”- u shpreh Lulzim Basha. Sipas kreut të opozitës, pas 25 prillit vendi do të ketë një qeveri që mendon për qytetarët dhe jo për xhepat dhe klientët e kryeminist­rit. “Edi Rama është një njeri i kapur, pas 25 prillit e pret drejtësia”, - theksoi lideri i PD- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania