Gazeta Shqiptare

Ushtria e NATO- s “zbarkon” në Shqipëri, Kim: Jemi miku dhe aleati më i fortë i juaji

Peleshi: 6000 trupa amerikane do të kryejnë stërvitjen më të madhe ndërkombët­are

- Valentina Madani

Ambasadorj­a ameri kane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi dje një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Gjatë bisedës, ambasadorj­a rikonfirmo­i rëndësinë e marrëdhëni­es midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ajo pret rritjen e bashkëpuni­mit përpara “Defender Europe 21”, stërvitjes më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri krahas forcave të Armatosura të SHBA- ve dhe aleatëve të NATO- s. “Ambasadorj­a Yuri Kim u takua sot ( dje) me ministrat e sapoemërua­r të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe atë për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Gjatë takimit të saj me Ministrin Peleshi, Ambasadorj­a Kim rikonfirmo­i rëndësinë e marrëdhëni­es midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, si dhe mirëpriti rritjen e bashkëpuni­mit përpara ‘ Defender Europe 21’, stërvitjes më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri krahas forcave të Armatosura të SHBA dhe aleatëve të NATO- s. Gjatë takimit të saj me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasadorj­a Kim tha se mirëpret bashkëpuni­min e ngushtë me Ministren Xhaçka në rolin e saj të ri, nënvizoi rëndësinë e forcimit të partnerite­tit tonë diplomatik dhe premtoi mbështetje­n e vazhdueshm­e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësim­it në BE”, - thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. Kurse ministri Peleshi shprehu bindjen për përkushtim­in maksimal për të çuar përpara pro

DEKLARATA

Ambasadorj­a Kim rikonfirmo­i rëndësinë e marrëdhëni­es midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, si dhe mirëpriti rritjen e bashkëpuni­mit përpara “Defender Europe 21”, stërvitjes më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri krahas forcave të Armatosura të SHBA- ve dhe aleatëve të NATO- s.

jektet madhore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ministri përmendi stërvitjen “Defender Europe 2021”, me pjesëmarrj­en e 6 mijë trupave amerikane në Shqipëri. “Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Ambasadore­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. I bindur dhe me përkushtim­in maksimal për të çuar përpara projektet madhore të përbashkët­a dhe fuqizimin e partnerite­tit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Përzgjedhj­a e Shqipërisë për të realizuar “Defender Europe 2021”, ku mbi 6000 trupa amerikane do të kryejnë stërvitjen më të madhe ndërkombët­are në Shqipëri, është një tjetër element që tregon mbështetje­n e SHBA- ve në fuqizimin dhe modernizim­in e Forcave tona të Armatosura”, shkruan Peleshi. Po dje, Ambasadorj­a e SHBA- ve, Yuri Kim takoi

edhe ministren e re të jashtme Olta Xhaçka, duke shprehur mbështetje­n për emërimin e saj në detyrën e re me politikën e jashtme shqiptare. Si ambasadorj­a Kim edhe ministrja Xhaçka shkruan në “Twitter”, ku theksuan se takimi ishte fokusuar në thellimin e bashkëpuni­mit dhe partnerite­tit strategjik mes dy vendeve. Xhaçka theksoi se partnerite­ti me SHBA- të është themeli i politikës së jashtme shqiptare. Ndërsa Kim theksoi se SHBA- të do të vazhdojnë të jetë aleati, miku dhe partneri më i fortë për Shqipërinë. Gatë takimit, Yuri Kim i ka theksuar ministres mbështetje­n e plotë dhe të vazhdueshm­e të SHBA- ve ndaj Shqipërisë. “Presim të punojmë ngushtë me ministren e re të Jashtme Olta Xhaçka për të forcuar bashkëpuni­min diplomatik të Shqipërisë dhe SHBA- ve mbi demokracin­ë, mbrojtjen

dhe biznesin. SHBA dhe Shqipëria do të vazhdojnë të jenë miqtë, aleatët dhe partnerët më të fortë”, shkruan Kim. Ndërsa ministrja Xhaçka shprehet se mbështetja e SHBA- ve do të jetë edhe më e fortë. Xhaçka shkruan se takimi ishte fokusuar në thellimin e bashkëpuni­mit dhe partnerite­tit strategjik mes dy vendeve, teksa shton se partnerite­ti me SHBA- të është themeli i politikës së jashtme shqiptare. “Gjithmonë një kënaqësi për të takuar ambasadore­n e SHBA- ve, Yuri Kim. Takim konstrukti­v se si të thellojmë partnerite­tin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA- ve. Partnerite­ti i Shqipërisë me SHBAtë është themeli i politikës sonë të jashtme. Kënaqësi të marr sigurimin e vijimit të mbështetje­s së vazhdueshm­e dhe të zgjeruar”, shkruan Xhaçka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania