Gazeta Shqiptare

Apartament, tokë e shoqëri tregtare, prokuroria e Elbasanit vendos sekuestro preventive për disa pasuri të Klement dhe Eldi Çalës

Vëllezërit u arrestuan për grabitjen në aeroportin e Rinasit

-

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka vendo sur sekuestro preventive për disa pasuri që buronin nga Klement Çala dhe i vëllai Eldi Çala teksa hetimi është bazuar mbi “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”. Në total janë sekuestrua një apartament 50 m2 në emër të Pullumb Çalës dhe Elida Çalës, dhe ndërtesë 1 kat me sipërfaqe mbi 167 m2 në Kusarth të Elbasanit, në emër të Eldi Çalës dhe Elida Çalës. Arë 500 m2 dhe ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 167.9 m2 në emër po të Eldi dhe Elida Çalës.

Arë 809 m2 në Kusarth në emër të Alkond Bengasit, Esunela Qevanit dhe Alert Qevanit, me investitor­ë Elida Luan Çala, Eldi Pullumb Çala dhe Pullumb Shefqet Çala. Si dhe 50% të kuotave të Eldi Çalës në një shoqëri tregtare. Sipas prokuroris­ë gjithçka ka nisur nga një procedim penal i 6 shtatorit të 2019, me Dritan Ekmekçiun që ka hyrë në marrëdhëni­e financiare të dokumentua­ra dhe qiraje të padokument­uara me Klement Çalën dhe babain e tij, Pullumb Çalën.

Vëllezërit Çala janë të njohur së fundmi për grabitjen e Rinasit në 2019. Ata u arrestuan në mars të 2020 në një vilë luksoze në Qerret, teksa tashmë Klement Çala akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale. Në pistë del dhe emri i Alkond Bengasit, i mbrojtur nga drejtësia për grabitjen e Rinasit, që del i regjistrua­r tek ara me sipërfaqe 809 m2 në Kusarth.

NJOFTIMI NGA PROKURORIA PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË ELBASAN

Informacio­n mbi procedimin penal Nr. 1285 te vitit 2019

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistrua­r në datë 02/ 07/ 2019 procedimin penal Nr. 1285 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, të parashikua­r nga neni 287 i Kodit Penal, pa autor, mbi bazën e akteve hetimore të referuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistrua­r po ashtu në datë 06/ 09/ 2019 procedimin penal Nr. 1676, për veprat penale të parashikua­ra nga nenet 180 e 287 të Kodit Penal, pa autor, mbi bazën e akteve hetimore të sjellë nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Ky procedim penal lidhet me veprimet e kryer nga shtetasi Dritan Ekmekçiu, në kuadër të elementeve të veprave penale të parashikua­ra nga nenet 180 e 287 të Kodit Penal. Ky shtetas ka hyrë në marrëdhëni­e financiare të dokumentua­r si dhe në marrëdhëni­e qiraje të pa

SEKUESTRIM­I

Në total janë sekuestrua­r një apartament 50 m2 në emër të Pullumb Çalës dhe Elida Çalës, dhe ndërtesë 1 kat me sipërfaqe mbi 167 m2 në Kusarth të Elbasanit, në emër të Eldi Çalës dhe Elida Çalës; arë 500 m2 dhe ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 167.9 m2 në emër po të Eldi dhe Elida Çalës; arë 809 m2 në Kusarth në emër të Alkond Bengasit, Esunela Qevanit dhe Alert Qevanit, me investitor­ë Elida Luan Çala, Eldi Pullumb Çala dhe Pullumb Shefqet Çala. Si dhe 50% të kuotave të Eldi Çalës në një shoqëri tregtare.

ARRESTIMI I VËLLEZËRVE ÇALA

Sipas prokuroris­ë gjithçka ka nisur nga një procedim penal i 6 shtatorit të 2019, me Dritan Ekmekçiun që ka hyrë në marrëdhëni­e financiare të dokumentua­ra dhe qiraje të padokument­uara me Klement Çalën dhe babain e tij, Pullumb Çalën. Vëllezërit Çala janë të njohur së fundmi për grabitjen e Rinasit në 2019. Ata u arrestuan në mars të 2020 në një vilë luksoze në Qerret, teksa tashmë Klement Çala akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale. Në pistë del dhe emri i Alkond Bengasit, i mbrojtur nga drejtësia për grabitjen e Rinasit, që del i regjistrua­r tek ara me sipërfaqe 809 m2 në Kusarth.

dokumentua­r me shtetasin Pullumb Çala, i ati i shtetasit Klement Çala. Me vendimin e datës 09/ 09/ 2019, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka disponuar për bashkimin e akteve të procedimit penal Nr. 1285 të vitit 2019 me ato të procedimit penal Nr. 1285 të vitit 2019, në bazë të parashikim­eve të neneve 79/ 1 të Kodit të Procedurës Penale.

Në datë 19/ 07/ 2019 është regjistrua­r në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime emri i shtetasit Klement Çala.

Me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Nr. 623, datë 23/ 07/ 2019, është vendosur, ndër të tjera:

1. Vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshm­e:

Pasurinë me Nr. 1/ 189+ 12, vol. 23, f. 145, e llojit apartament, me sipërfaqe 50 m ² , zona kadastrale 8524, e gjendur në lagjen “Vullnetari”, Pall. Nr. 645, shk. 1, kati 1, ap. 2, Elbasan, regjistrua­r në emër të shtetasve Pullumb Shefqet Çala dhe Elida Luan Çala;

Pasurinë me Nr. 468/ 2/ 3, vol. 4, f. 131, e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m ² , zona kadastrale 2346, si dhe ndërtesë 1 kat e llojit njësi, me sipërfaqe 167,9 m ² , e gjendur në fshatin Kusarth, Bashkia Elbasan, regjistrua­r në emër të shtetasve Eldi Pullumb Çala dhe Elida Luan Çala; Pasurinë me Nr. 428/ 2/ 6, vol. 5, f. 127, e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m ² , zona kadastrale 2346, e gjendur në fshatin Kusarth, Bashkia Elbasan, në emër të shtetasve Alkond Ferdinand Bengasi, Esunela Ferdinand Qevani dhe Alert Ferdinand Qevani, ku në datë 14/ 12/ 2017 është regjistrua­r kontrata e sipërmarrj­es Nr. 4788/ 2867, datë 14/ 10/ 2017, me investitor­ë shtetasit Elida Luan Çala, Eldi Pullumb Çala dhe Pullumb Shefqet Çala.

2. Vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi 50% të kuotave të zotëruara nga shtetasi Eldi Pullumb Çala në shoqërinë tregtare “Alba Fashion Confession” sh. p. k, me Nipt L82620202I.

Në kuadër të këtij pro

cedimi penal, në datë 16/ 12/ 2020 është marrë i pandehur dhe akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikua­r nga neni 287/ 1 i Kodit Penal shtetasi Klement Çala.

I pandehuri është njoftuar me përfundimi­n e hetimeve paraprake si dhe për të është respektuar afati i përcaktuar në nenin 327/ 4 të Kodit të Procedurës Penale.

Me vendimin e datës 30/ 12/ 2020, nga aktet e procedimit penal Nr. 1285 të vitit 2019, janë ndarë aktet e procedimit penal Nr. 1676 të vitit 2019, pasi nga hetimet nuk kanë rezultuar të dhëna që justifikoj­në bashkimin e procedimev­e penale.

Në përfundim të hetimeve paraprake, duke i konsiderua­r të plotë veprimet hetimore, në përputhje me përcaktime­t e nenit 327/ 6, germa b, të Kodit të Procedurës Penale, me kërkesën e datës 31/ 12/ 2020, nga prokurori i çështjes është përpiluar kërkesa me objekt “Dërgimin për gjykim” të kësaj çështjeje penale në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, seksioni penal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania