Gazeta Shqiptare

Arrestohet në Tiranë kosovari me rrezikshmë­ri të lartë, ishte në kërkim ndërkombët­ar për vrasje në tentativë

-

TIRANË - Policia e Tiranës ka arrestuar një person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit. Në pranga ka rënë 40- vjeçari nga Kosova, Gazmend Mujaj, i shpallur në kërkim ndërkombët­ar për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithsh­ëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizu­ar të armëve”.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohe­t një tjetër operacion për kapjen e personave me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpuni­m me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Interpol Tirana. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t ligjzbatue­se kosovare, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

40- vjeçari strehohej në një banesë me qira, në rrugën “Jordian Misja”, Tiranë.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombët­ar, falë informacio­neve policore dhe koordinimi­t të veprimeve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lokalizimi”. Në zbatim të kërkesës së ardhur nga ILECU Kosovë, për kapjen e një personi me rrezikshmë­ri shoqërore, FAST ALBANIA, DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, bazuar në informacio­net e marra më parë nga FAST ALBANIA, për 40- vjeçarin, i cili fshihej në Tiranë, kanë bërë të mundur lokalizimi­n, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasit G. M., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Autoritete­t ligjzbatue­se kosovare e kishin shpallur në kërkim ndërkombët­ar këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithsh­ëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizu­ar të armëve”. Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës. Interpol Tirana, në bashkëpuni­m me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimi­n e 40- vjeçarit drejt Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania