Gazeta Shqiptare

Dr. Klodian Muço: Përgjatë 2021 do të kemi rritje më të madhe të borxhit se të GDP- së

"Qeveria nuk duhej të fokusohej në ndërtim dhe shpenzime luksi"

- Voltiza Duro

Pandemia COVID- 19 ka sjellë rënien më të madhe ekonomike në vend, rënie që Shqipëria e kishte kaluar për herë të fundit në vitin 1997. Kjo është deklarata e bërë nga eksperti dhe pedagogu i ekonomisë, dr Klodian Muço gjatë një interviste në "Gazeta Shqiptare" ku analizon bilancin ekonomik të 2020- ës dhe pritshmëri­të për vitin 2021. Sipas tij shqiptarët sot janë 7% më të varfër se në 2019, e përgjatë 2020 varfëria ekstreme u rrit me rreth 5%, ndërsa personat që jetojnë në varfëri, me më pak se 5.5$ dollar në ditë kaluan në 41.5%. Muço shpjegon se borxhi publik, u rrit me 13% në një kohë që numërohen 30 mijë të papunë më tepër, si dhe më pak investime të huaja. Eksperti shton se përgjatë 2021 do të kemi një rritje më të madhe të borxhit se të GDP- së duke nënvizuar se qeveria mund të kishte orientuar më mirë investimet, drejt sektorëve që gjenerojnë punësim dhe jo të fokusohej në ndërtimet në infrastruk­turë dhe shpenzimet e luksit.

Çfarë mendoni për efektet e pandemisë COVID- 19 në ekonomi, çfarë pritet të ndodhi mbas saj?

Kriza e naftës në 1973 është i vetmi event i largët, por i krahasuesh­ëm me këtë fillim viti në Shqipëri për sa i përket kushtëzime­ve apo sjelljeve personale. Si në 1973 ku në shumë vende të botës kishte reduktim të lëvizjes së makinave pa motiv, reduktim të ngrohjes, reduktim të ndriçimit publik, etj., në këtë fillim viti kemi mbyllje restorante­sh, mbyllje kinemash, ndalim të aktivitete­ve festive, ndalim të lëvizjes së njerëzve mbas orës 22: 00. Ndryshe nga kriza e naftës të ' 73 e cila zgjati pak muaj por ndryshoi kulturën e vendeve pasi stimuloi kursimin e burimeve natyrore, rriti vëmendjen ndaj ekologjisë, riciklimit si dhe stimuloi qëndrueshm­ërinë e sistemit prodhues. Ndërsa sot nuk e dimë se ku po na çon Covidi, me shumë probabilit­et drejt një shoqërie contactles­s ( duke kufizuar kontaktet). Përtej kësaj fundi i saj pritet të jetë në verën e vitit 2021, kjo na bën të shpresojmë se të paktën sezoni turistik për 2021 mund të shpëtojë.

Si e vlerësoni bilancin ekonomik të 2020?

Nëse do të analizojmë situatën ekonomike të vitit që sapo lamë pas dhe ecurinë e rritjes ekonomike në kompleks mund të thuhet me bindje se ekonomia shqiptare përgjatë 2020 u influencua nga "kapriçot e natyrës", nga pandemia COVID- 19 dhe nga paaftësia e qeverisë për t'ju përgjigjur në kohë dhe në mënyrë adekuate situatës. Të gjitha këto bënë që për momentin të jemi 7% më të varfër se në 2019, përgjatë 2020 u rrit varfëria ekstreme me rreth 5%, personat që jetojnë në varfëri, me më pak se 5.5$ dollar në ditë kaluan në 41.5%. Borxhi publik, u rrit me 13% gjë që e bën edhe më të vështirë përdorimin e instrument­eve fiskale në të ardhmen. Kemi 30 mijë të papunë më tepër, kemi më pak investime të huaja, kemi më pak remitanca. Kemi më pak mundësi për të pasur një zhvillim të qëndrueshë­m. Jemi më pak kompetitiv në tregun e Ballkanit Perëndimor dhe pritet të kemi një rënie ekonomike me - 7.5%.

RRITJA E BORXHIT

“Përgjatë 2021 do të kemi një rritje më të madhe të borxhit se të GDPsë. Qeveria mund të kishte orientuar më mirë investimet, drejt sektorëve që gjenerojnë punësim dhe jo të fokusohej në ndërtimet në infrastruk­turë që kanë një impakt në kohë më të ngadaltë dhe nuk kanë efekte të ndjeshme të menjëhersh­me”.

Kjo është rënia më e madhe ekonomike mbas asaj të 1997.

Çfarë mund të ishte bërë më tepër, a kishte ndonjë zgjidhje të mundshme?

Zgjidhja ishte e vështirë dhe mund të shërbente vetëm për limitimin e dëmeve. Megjithatë mund të

sugjerohet ndihma monetare për të gjithë bizneset që janë prekur nga pandemia. Konkretish­t qeveria ofroi 2 borxhe sovrane përkatësis­ht 11 dhe 15 miliardë lekë. I pari u përdor në masën 40% apo 6.4 mld lekë ndërsa tek i dyti u përdorën vetëm 4.1 mld lekë

apo vetëm 27% e tij. Kjo tregon se skemat e zgjedhura për të ndihmuar biznesin ishin jo eficiente. Nga ana tjetër u ndihmuan rreth 170 mijë persona me një pagë 17000 lekë, sa minimumi jetik për 2 muaj e gjysmë, ndërkohë që pandemia vazhdoi më gjatë.

“Qeveria përtej heqjes së TVSH- së dhe tatimfitim­it për biznesin e vogël, rriti edhe pagën minimale me 15.4%, duke e çuar në 30 mijë lekë, si dhe vendosi edhe taksimin e dyfishtë për të gjithë personat që janë të dypunësuar, edhe pse nuk përfitojnë më

shumë se 2 mln lekë në vit”.

 ??  ?? Eksperti dhe pedagogu i ekonomisë, dr. Klodian Muço
Eksperti dhe pedagogu i ekonomisë, dr. Klodian Muço

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania